SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Prezantohet raporti i vitit 2021, të hyrat nga dogana 1 miliard e 371 milion euro

Prezantohet raporti i vitit 2021, të hyrat nga dogana 1 miliard e 371 milion euro

Prishtinë 6 Janar 2022 Sot Dogana e Kosovës prezantoj raportin e vitit 2021 ku u theksua se viti 2021 përbën rekord në të hyrave e arritura nga Dogana e Kosovës.

Konferenca u hap nga Ministri i Finacave, Punës dhe Trasfereve z. Hekuran Murati që theksoj se “Në përgjithësi është shënuar nje rekord në të hyra. Ka pasur performancë më të mirë në mbledhjen e tyre, ndërsa gjithashtu në eksport ka pasur një rekord. Ka pasur, po ashtu efikasitet në luftimin e kontrabandës së mallrave, që është prioritet për ne.”

Nga ana tjetër drejtori I përgjithshëm z. Llugaliu theksoj se gjatë vitit rritja e te hyrave në 2021 krahasuar me 2020 është 320 milion Euro më shumë apo në përqindje 30.6%, derisa krahasuar edhe me 2019  është 198 milion Euro më shumë si dhe në  përqindje 16.2%. dogana në total gjatë vitit 2021 ka mbledhur 1,371 milion euro. Kjo rritje është arritur përkundër impaktit që kanë pasur lirimet për prodhues dhe përshkallëzimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë (MSA dhe MTL me Turqinë) ku gjatë këtij viti për prodhues janë liruar mallra me vlerë prej 126.8 milion euro, MSA ka ndikuar me 97.2 milion euro si dhe marrëveshja për tregti të lirë me Turqin në vlerë prej 20.7 milion euro.

Derisa vlera e mallrave të eksportuara ka shënuar rritje për 61.92% krahas rritjes së sasisë së mallrave të eksportuara prej 88.3%, ndërkaq krahasuar edhe me vitin 2019 eksporti ka shënuar rritje në vlerë prej 104%. Gjatë vitit 2021 kemi eksportuar mallra në vlerë prej 712 milion euro.

“Fokusi i doganës gjatë këtij viti ishte në luftimi e evazionit fiskal ku mallrat e konfiskuara kemi pasur 9 milionë euro, ndërsa si rezultat i bashkëpunimit me ATK-në, Policinë dhe Inspektoriatin e Ministrisë së Tregtisë, i kemi pasur 285 aktivitete; 13 persona të arrestuar; 48 raste të zbulimit të narkotikëve dhe 57 raste të zbulimit të armëve, nëpër pikat kufitare, si rezultat i veprimeve proaktive të Doganës së Kosovës dhe bashkëpunimit më institucionet tjera janë adresuar fushat me rrezik të lartë për shmangie nga detyrimet doganore. Vlerësimi i përafërt i parandalimit të shmangieve është mbi 11 milion euro. Dogana ka punar shumë gjithashtu ne aspektin e zhvillimit ku është ri-hapur Terminali Doganor Trepça, ndërkaq është në proces përgatitja dhe planifikimi për hapjen e terminaleve tjera. Gjithashtu pas vendimit të Ministres së MINT-it për rikthim të kontrollit të cilësisë së derivateve të naftës tek Dogana e Kosovës, Dogana ka ndërmarrë veprimet konform autorizimeve dhe si rrjedhoje prej muajit Maj e deri më tani është shmangur kostoja tek kompanitë private për verifikim të konformitetit në shumën prej rreth 1.1 €, gjithashtu kemi lansuar dy aplikacione që mundësojnë avancimin e komunikimit me qytetarët dhe me biznesin” theksoi drejtori I përgjithshëm z. Llugaliu.

Parandalohet kontrabanda përmes autobusit

Parandalohet kontrabanda përmes autobusit

Merdare 27 dhjetor 2021 oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Merdares në një autobus të linjave nderkombëtare.

Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Merdares kanë ushtruar kontroll në një autobus ku edhe kanë arritur të parandalojnë një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat barteshin  nga një prej udhëtarve. Sasia e mallrave tregon qartë synimin për rishtije duke tentuar të shmangë taksat doganore.

Mallrat e zbuluara ishin kozmetike mbi 20 kilogram, qanta si dhe aksesore për telefona mobil. Mallrat iu janë nështruar konfiskimit të menjehershëm si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura për kundërvatje doganore.

Kapen autopjesë mbi 10000 euro vlerë

Kapen autopjesë mbi 10000 euro vlerë

Jarinje 27 dhjetor 2021 oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes.

Gjatë kontrolleve të ushtruara oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura.  Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator.

Kapen 100 fishek në aeroport

Kapen 100 fishek në aeroport

Prishtinë 14 dhjetor 2021 oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.

Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë.

Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.

Malli i ndaluar:

– Municion për pistoletë me gas 100 copë të markës Fiocchi Blanc 8 mm.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator.

Kapen mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara

Kapen mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara

Prishtinë 11 dhjetor 2021 Njesitet e Antikontrabandës së Doganës se Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili udhëtonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës.

Pasi është ndaluar automjeti transportues është konstatuar se ishte duke transportuar mallëra të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Me këtë rast është ndaluar malli në sasi prej 1019 Kg Fruta të thata (Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane etj) me vlerë të përafërt rreth 7,000.00 Euro.

Mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator.

Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit

Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit

Prishtinë 3 dhjetor 2021 në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh.

Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës. Andaj ndaj personit është inicuar kundervatje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg:

1.Stoli te ndryshme argjendi
2.Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme)
3.Kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme ,
4.Peshore që sherbejn për matjet e stolive të ndryshme.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Kapet mbi gjysëm kilogrami kokainë në pikëkalimin kufitar të Merdares

Kapet mbi gjysëm kilogrami kokainë në pikëkalimin kufitar të Merdares

Merdare 3 dhjetor 2021 oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave nderkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrollës shtesë të valigjeve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë  të lllojit kokainë.

Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme.   Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Dogana kontrollon 6 lokacione dhe konfiskon rreth 200 telefona të menqur

Dogana kontrollon 6 lokacione dhe konfiskon rreth 200 telefona të menqur

Prishtinë 23 nëntor 2021 – pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë së Kosovës sot kanë ndërmarr një aksion për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobil.

Aksioni ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione të dyshuara, njësit e doganës kanë arritur qe gjatë aksionit të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave si dhe kanë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave brenda lokaleve të kontrolluara.

Gjatë kontrollës janë gjetur rreth 200  telefon të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe hetime.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Rihapet terminali doganor i “Trepçës”, kryeministri Kurti: Po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetëve

Rihapet terminali doganor i “Trepçës”, kryeministri Kurti: Po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetëve

Mitrovicë, 2 nëntor 2021

Nga sot është rihapur terminali doganor shtetëror brenda hapësirave të Ndërmarrjes Publike “Trepça” në Mitrovicë. Në ceremoninë hapëse, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në njërën anë dhe Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, kryesuesi i Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni dhe Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Enis Abdurrahmani në anën tjetër.

“Sot është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë ne”, tha kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij. Nga ky veprim i sotëm përfitojnë të gjithë, shteti i Kosovës, Trepça, Dogana e Kosovës, e në veçanti bizneset, shtoi më tej ai.

Kryeministrit Kurti rikujtoi se nga viti 2003 deri në vitin 2014 ky terminal doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës, por që padrejtësisht e çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një kompanie private jashtë zonës së Trepçës duke bërë që çmimi për maune të rritej në 40 euro dhe në të njëjtën kohë gjithsej 24 punëtorë të ngelin pa punë. “Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës, po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetëve”, u shpreh kryeministrit Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rihapja e këtij terminali doganor nënkupton fitim shtesë për Trepçën. Megjithatë ky fitim do të jetë vetëm si e hyrë komplementarë për të sepse Trepçës do t’i kthehet aktiviteti primar si minierë dhe shkritore për t’u rikthyer si motor i zhvillimit ekonomik të vendit. Ministri Murati po ashtu ritheksoi se deri në mesin e vitit të ardhshëm, terminalet të tilla shtetërore do të shtrihen në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh e kënaqur të shoh një avancim të rolit të Ndërmarrjeve Publike, përtej atij primar, në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Ajo tha se ky është vetëm fillimi për Trepçën, dhe se vëmendja e deritanishme dhe projektbuxheti i miratuar për të tregon për përkushtimin e Qeverisë dhe ministrisë së Ekonomisë ndaj kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme.

Vegëza e artikullit: https://kryeministri.rks-gov.net/rihapet-terminali-doganor-i-trepces-kryeministri-kurti-po-e-korrigjojme-nje-dem-te-bere-para-shtate-vjeteve/

Parandalohet kontrabanda me telefona mobil

Parandalohet kontrabanda me telefona mobil

Prishtinë 1 nëntor 2021 – në pikë kalimin kufitar të Vërmicës oficerët doganor kanë parandaluar futjen e telefonave mobil.

Në pikë kalimin kufitar të Vermice ështe paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e Oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

Gjatë kontrollës nën karrikë e parë është hasur në mallra të padeklaruara:

  1. Telefona të menqur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

ATK dhe Dogana e Kosovës intensifikojnë aktivitetet e tyre

ATK dhe Dogana e Kosovës intensifikojnë aktivitetet e tyre

Koordinimi i aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbledhjen e të hyrave për Republikën e Kosovës është tejet i rëndësishëm. Kjo u tha sot në takimin e përbashkët që kishin Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu.

Takimi mes drejtuesve të ATK-së dhe Doganës së Kosovës ishte në frymën bashkëpunimit të mëtejshëm, ku kryesisht takimi ishte i orientuar në parandalimin dhe luftimin e evazionit fiskal në vend, dukuri kjo e cila çdoherë duhet trajtuar me prioritet. Kujtojmë se së fundi janë organizuar aksione të ndryshme nga dy institucionet, për raste tek të cilat ka pasur dyshime për shmangie tatimore dhe kontrabandim të mallrave. Mes tjerash,  z.Murtezaj dhe z.Llugaliu biseduan edhe për asistencat teknike të ofruara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në fushat me interes për të dyja institucionet.

Vlen të theksohet se ATK dhe Dogana e Kosovës nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani kanë arritur që të realizojnë objektivat e parapara, por njëkohësisht kanë tejkaluar edhe pritshmërit sa i përket mbledhjes së të hyrave.

Parandalohet kontrabanda me argjent

Parandalohet kontrabanda me argjent

Prishtinë 9 tetor 2021 – në pikë kalimin kufitar të Aeroporti oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramve stoli të argjentit.

Njesitet Antikontrabande kanë ushtruar kontrolle tek udhetarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Nderkombetar të Prishtines ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje. Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbërt është selektuar për skanim të valigjes dhe kontrolle, në njërën  nga valigjet e saj përmes skanerit është verejtur se ka mallra të cilat nuk jane deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.

Gjithsejt stoli argjendi 11.2 kg  (unaza, vath, qafore, hallka dore, zingjire dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregulllt kundërvajtëse. 