SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Dogana e Kosovës konfiskon ari pa mblusesë dokumentare

Dogana e Kosovës konfiskon ari pa mblusesë dokumentare

Prishtinë 6 tetor 2022, Njësit e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumetacioni.

Në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë  vazhduar me kontrollimin në argjendarinë  në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore . Njësit e Doganë kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njejti  janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjelles

Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën per sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1  kg ari i përpunuar.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Fillon zhdoganimi i plotë në Portin e Durrësit

Fillon zhdoganimi i plotë në Portin e Durrësit

Prishtinë 4 tetor 2022, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës Hekuran Murati dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë Delina Ibrahimaj kanë vizituar sot zyret e Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, gjithashtu janë shoqërua nga dy Drejtorët e e doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu si dhe i Doganës Shqipëtare z. Genti Gazheli.  Vizita është bërë me rastin e fillimit të zhdoganimit të plotë në portet e Durrësit për mallrat me destinacion Republikën e Kosovës. Zhdoganimi i mallrave në portet e Durrësit i mundëson ekonomisë së Kosovës që praktikisht të ketë qasje në det, duke lehtësuar kështu depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare.

Me këtë rast, Ministri Murati u shpreh se “me modalitetet e tanishme të funksionimit të zhdoganimit në portet e Durrësit, do t’i ulim kostot për bizneset dhe konsumatorët në rreth 2 milionë euro, kurse përmirësimi i kohës së zhdoganimit do të reflektohet në krijimin e kushteve optimale për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.”

Ministrja Ibrahimaj, në anën e saj, tha se zhdoganimi i mallrave me destinim Kosovën në portin e Durrësit është vetëm hapi i radhës në marrëdhëniet tona tregtare, duke theksuar edhe njëherë angazhimin e Qeverisë Shqiptare në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Derisa nga ana tjetër Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Agron Llugaliu theksoj “Sot është ditë e rëndësishme për Doganën e Kosovës, ngase po ofrojmë lehtësi të madhe dhe të prekshme për bizneset tona dhe në efekt të qytetarit dhe ekonomisë, për faktin se këto lehtësira mundësojnë kursime kohe dhe para për bizneset, të cilat mund të investohen në projekte të reja të bizneseve. Lehtësirat zëjn vend të rëndësishëm në planet strategjike të doganave në mbarë botën, prandaj një lehetësim kaq i prekshëm është edhe realizim i madh i planit strategjik, përtej dobive të shumëfishta nga aspekti kombëtarë. Më lejoni të falenderoj me këtë rast grupet punuese të Doganave tona si dhe zyrtarët e përfshirë të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, me shpresën që të avancojmë edhe më tej këto lehtësira.  Hapi i ardhshëm është krijimi i zyrës së përbashkët në Vermicë, për të cilën, edhe në nivel teknik jemi pajtuar se duhet të punojmë bashkërishtë për ta bërë si pikë kryesore për këmbimet e përbashkëta. Me të përfunduar punimet e filluara presim të shohim këto zhvillime që do të avancojnë edhe më tej lehtësirat dhe do të nxisin shkëmbimin mbarë kombëtarë tregtar“.

Në mbledhjen e fundit në mes të dy Qeverive, të mbajtur në qershor të këtij viti, është nënshkruar marrëveshja për analizimin e bashkimit të mundshëm doganor, i cili shënon integrimin tregtar në mes të dy ekonomive. Marrëveshja në mes Qeverive ofron një platformë të gjerë për mundësi efikase të lehtësirave. Me këtë aranzhman, në portet e Durrësit për interes të tregtarëve tonë zbatohet legjislacioni i Kosovës.  AUV është pjesë e iniciativës dhe ata do bëjnë kontrollet së bashku me AKU të Shqipërisë, gjë që ofron mundësi më të madhe të bashkëveprimi.

Parandalohen mallrat e falsifikuara

Parandalohen mallrat e falsifikuara

Prishtinë 28 shtator 2022, Oficerët doganor gjatë muajit Shtator kanë ndërmarrë veprime në mbrojtjen e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallrave të falsifikuara. 

Si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional gjithashtu edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kemi arritur të konfiskojmë produkte higjenike të falsifikuara. Të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy”.

Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Parandalohet kontrabanda në dy raste të ndara

Parandalohet kontrabanda në dy raste të ndara

Prishtinë 9 shtator 2022, oficerët doganor kanë parandaluar dy raste të tentim  kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.

Në magjistralen Kaqanik – Ferizaj, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrollë, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar, mirëpo oficerët doganor kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg Mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. 

Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontrollë në një dyqan / Mobil Shop dhe me këtë rast janë gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë.  Telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe  ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Dogana e Kosovës shënon 23 vjetorin e fillimit të punës

Dogana e Kosovës shënon 23 vjetorin e fillimit të punës

Prishtinë 5 shtator 2022,  Kontributi i Doganës ndaj shtetit dhe shoqërisë edhe gjatë këtij viti ka qenë me rëndësi vitale, si në fushën e ekonomisë dhe të hyrave qoftë në mbrojtjen e shoqërisë. Këtë përvjetor e shënojmë me disa rekorde mbresëlënëse duke inkasuar kështu vetëm gjatë këtij viti afër 1 miliardë € të hyra, e që janë rreth 12.5 % më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Rritja e ndjeshme e të hyrave të inkasuara këtë vit është shënuar edhe përkundër thellimit të shkallës së lirimeve për lëndën e parë dhe burimet e energjisë për prodhuesit si përshkallëzimit të normës liruese konform marrëveshjeve të tregtisë së lirë nga importi i shteteve të BE-së dhe Turqisë.

Luftimi i krimit mbetet njëra ndër objektivat kryesore te doganës ku këtë vit vlera e mallrave të ndaluara, sekuestruara apo konfiskuara si rezultat i ndonjërës nga shkeljet penale apo administrative të konstatuara është në lartësi prej afër 6 milion euro nga mbi 2.3 milion euro sa ishin vitin paraprak në këtë periudhë.

Ngjashëm progres i ndjeshëm është regjistruar edhe në rritjen e vlerës së mallrave të eksportuara prej 29.3 % më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë krahasuese, ku nga  443 milion euro sa ishin vitin 2021 këtë vit eksporti i mallrave kap vlerën prej 574 milion €.   

Në përpjekjet për të adresuar sfidat nga praktikat jo profesionale, Dogana e Kosovës gjatë këtij viti, përveç masave të rëndomta disiplinore, ka marrë edhe masën për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për 11 zyrtar doganor të dyshimtë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e që është si numër më i madh se largimet nga puna që nga koha e pavarësimit të Doganës në vitin 2008. Dogana gjithashtu ka suspenduar edhe tre zyrtar, për të cilët është në vijim hetimi dhe masat tjera do të ndërmerren konform gjetjeve.

Me synim që të kemi një institucion të përgjegjshëm e në shërbim të plotë të interesit publik, ne mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët duke garantuar trajtim të drejtë të informatave të pranuara përmes aplikacionit konfidencial mobil (eDogana), të lansuar vitin e fundit,  apo edhe përmes formave tjera të kontaktit siç janë bërë publike numrat telefonik dhe llogaritë dixhitale.

Si rezultat i reformimit të proceseve të cilat kanë dhënë rezultate të rëndësishme, hulumtimi i rregullt i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i quajtur Pulsi Publik, i cili specifikisht matë besueshmërinë e qytetarëve ndaj Qeverisë, Gjyqësorit dhe Institucioneve të Sigurisë, ka gjetur se besueshmëria e qytetarëve ndaj Doganës së Kosovës është ranguar me rritje prej 18% më shumë se në matjen e paraprake. Një studim i Bankës Botërore për kohën e zhdoganimit ka gjetur se ka pasur përmirësim në kohën e zhdoganimit në import për 36% dhe në eksport prej 16% krahasuar me matjen paraprake. Ky është indikator shumë i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve të huaj. Ngjashëm edhe raporti i Zyrës Kombëtare të Auditorit nuk ka pasur asnjë gjetje të kualifikuar, ndërsa që gjetjet minore janë të pakta në numër dhe të pa rëndësishme në mirëfunksionimin e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës vijon të bëjë suksesshëm testimin e derivateve të naftës dhe vajrave të ndryshme, gjë që ka ndikuar ndjeshëm në rënien e kostos në njërën anë dhe rritjen e cilësisë së produkteve në anën tjetër. Dogana e Kosovës është pjesë e rrjetit evropian të laboratorëve dhe aktualisht laboratori ynë është duke marrë pjesë në testimin krahasimor me këtë rrjet, testim ky që do të dëshmojë mbi praktikat, standardet dhe pajisjet që përdorë laboratori ynë.

Gjatë këtyre 23 viteve Dogana ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat ku ka kompetenca për të vepruar, për çka duhet falënderuar zyrtarët e Doganës për kontributin e tyre në arritjet e deritanishme, por është shumë e rëndësishme të ri-përsërisim mirënjohjen tonë për përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, institucionet e zbatimit të ligjit, kompanitë dhe partnerët nga sektori privat si dhe partnerët e vendeve mike, e që duhet të veçojmë ndihmën e madhe në pajisje dhe njohuri që kemi pranuar në veçanti nga Qeveria e SHBA-së, Britania e Madhe dhe projektet e BE-së në përgjithësi.

Parandalohet kontrabanda në dy raste të ndara

Parandalohet kontrabanda në dy raste të ndara

Prishtinë 4 shtator 2022, oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë dy tentime për kontrabandim, ku janë kapur mallra ushqimore në rastin e parë, e derisa në të dytin vaj hidraulik.

Në Zveçan, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Me këtë rast është hasur në mallra ushqimore të kontrabanduar, respektivisht çokollata në sasi rreth 60 pako.

Derisa në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë.

Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palëve është inicuar procedurat kundërvajtese doganore.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Kapen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave

Kapen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave

Prishtinë 28 Gusht, oficerët doganor me urdhër të organeve kompetente kanë bastisur një objekt banimi në Podujevë ku edhe kanë gjetur mallra ilegale të kontrabanduara.  

Më saktësisht në Podujevë, oficerët doganor kanë kryer një bastisje në një banesë private ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë.

Me këtë rast janë konfiskuar:

23 copë Ant-Miner El 3 dhe
13 shtepiza 1 st cool

Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kanë njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bëjmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymës elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjisë elektrike  është mbi 40.000 mijë euro.

Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundervajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Parandalohet futja e cigareve të kontrabanduara

Parandalohet futja e cigareve të kontrabanduara

Prishtinë 27 Gusht, oficerët doganor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrabanduara.  

Fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve doganor për të u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo falë profesionalizimit të zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me këte rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 Euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigaret) janë sekuestruar. 

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Parandalohet futja e mjeteve monetare

Parandalohet futja e mjeteve monetare

Prishtinë 22 gusht, oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e mjeteve monetare të padeklaruara. 

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojn asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësishtë në qantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara.

Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Dogana parandalon 6 raste të tentim kontrabandës gjatë javës

Dogana parandalon 6 raste të tentim kontrabandës gjatë javës

Prishtinë 21 gusht Njësitë e Doganës së Kosovës kanë pasur një javë të sukseshme në parandalimin e kontrabandimin ku suksesshëm kanë parandaluar gjashtë (6) raste të tentim kontrabandës.

Fillimisht në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinën e Kosovës kanë arritur të identifikojne dhe ndalojnë një automjet transpotues i cili ishte duke transportuar 1500 litra Vaj Ushqimor të kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Në regjionin e Prizrenit  gjatë kontrollës se një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, sasia e tyre ishe rreth 680 kg.

Derisa në regjionin e Mitrovicës, janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave ku janë parandaluar futja e mallrave  si në vijim:

Rasti 3: 450 litra Pije Jooalkoolike
Rasti 4: 2000 copë mikro kabllo telefona
Rasti 5: 10,800 copë vezë të freskëta

Derisa në rastin e fundit dogana ka arritur të parandaloj një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia, 70 pako Çokollata.

Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura kalon 6000 mijë kilogram.  Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Kapen mbi 1000 copë fishek të gjuetisë

Kapen mbi 1000 copë fishek të gjuetisë

Prishtinë 15 gusht 2022 Mbrëmë në orët e vona në pikëkalimin kufitar të Vërmicës janë kapur gjatë tentim kontrabandimit mbi 1000 copë fishek të gjuetisë.

Një automjet me targa kosovare dhe i drejtuar nga shtetas i Republikës së Kosovës rreth orës 01:05 ka tentuar që të shmang kontrollën doganore (duke tentuar të ik), mirëpo është urdhëruar që të ndalohet për kontroll doganor. Drejtuesi i mjetit deklaron se nuk posedon asgjë.  Mirëpo në bazë të dyshimit të arsyeshëm urdhërohet që mjetin ta drejtojë në vijën e dytë të kontrollit, pas kontrollimit të detajuar së bashku me zyrtarët policor në pjesën e gomës rezervë të kamufluara janë gjetur municion gjuetie. Automjeti është dërguar për skanim në doganën e Shqiperise, mirëpo pas kontrollimit nuk është gjetur mall tjetër. Sasia e gjetur si në vijim:

Municion gjuetie 1074 copë

Thikë gjuetie pa markë 1 copë

Totali:  1074 copë municion gjuetie dhe 1 thike gjuetie

Ndaj të dyshimtit është inicuar rasti për kontrabandim të muncionit. Municioni I gjuetisë është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës.

Kryeministri Kurti viziton Doganën e Kosovës

Kryeministri Kurti viziton Doganën e Kosovës

Prishtinë 12 gusht 2022 Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Agron Llugaliu me bashkëpuntor sot priti në vizitë zyrtare Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Kurti si dhe Ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati

Pas takimit Kryeministri Kurti theksoj “jam i kënaqur që patëm një vizitë në Dogana e Kosovës dhe kjo vizitë është mirënjohje dhe falënderim për udhëheqjen e Doganës. Policia dhe Dogana janë thelbi i sigurisë së shtetit tonë. Të hyrat doganore janë rritur me 14 % krahasuar me vitin e kaluar, vjet kishim 2 milionë euro konfiskime ndërsa këtë vit kemi pesë milionë euro. Edhe besueshmëria tek qytetarët për Doganën është rritur”.

Derisa nga ana tjetër Ministri Murati falenderojë oficerët doganor duke theksuar se ”Konfiskimet tashmë janë bërë çështje pothuajse të përditshme, derisa në të kaluarën rrallë herë është dëgjuar për to. Kjo është mesazh për ata që provojnë kontrabandën. Është mesazh që tashmë nuk është e mundshme një gjë e tillë dhe kushton shumë më shtrenjtë sesa të kalojnë në kanalet zyrtare. Për këtë falënderoj ekipin që është e angazhuar drejtpërdrejtë në luftën ndaj kontrabandës në Doganën e Kosovës”

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu  “Ne e njoftuam kryeministrin se Dogana vazhdon të ketë performancë më të mirë se vitin e kaluar, ku këtë vit kemi të hyra 14 për qind më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu e njoftuam për rezultatin në mbrojtje të shoqërisë”