SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Vizita e Presidentes shënon një moment historik në integrimin e zhdoganimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Vizita e Presidentes shënon një moment historik në integrimin e zhdoganimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Durrës, 5 shtator 2023 – Vizita e sotme e Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani- Sadriu në Portin e Durrësit ka nderuar arritjet e jashtëzakonshme që rezultojnë nga aranzhimi për kryerjen e operacioneve të zhdoganimit në Portin e Durrësit, që nga 1 tetori i vitit të kaluar. Kjo nismë strategjike, embështetur nga marrëveshja ndërshtetërore në mes të Qeverive tona dhe e dekretuar nga Presidentja dhe nxitur nga bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ka sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja vendet.

Me rastin e vizitës Presidentja Osmani -Sadriu shprehu mirënjohjen e saj për Doganat e të dyja vendeve dhetheksoj rëndësinë e përdorimit të këtij Porti nga ana e bizneseve kosovare, duke vënë në pah se zhdoganimi iDoganës së Kosovës në Portin e Durrësit kursen kohën dhe koston, sikurse edhe e lehtëson operimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Reduktimi i kostos i sjell përfitime ekonomisë së Kosovës

Një nga arritjet e theksuara është ulja e ndjeshme e kostove për ekonominë e Kosovës, duke arritur në një kursim vjetor prej 9 milionë euro. Ky efikasitet i kostos ka kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike të Kosovës dhe bizneseve të saj.

Rritja e Integrimit të Sistemit dhe Mundësive Ekonomike

Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e ka ngritur integrimin e sistemit në një nivel më të lartë, duke shërbyer si shembull unik në regjionin tonë. Kjo jo vetëm që thjeshton proceset doganore, por gjithashtu siguron një bazë të fortë për një integrim më të thellë ekonomik. Sinergjia që rezulton hap dyert për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik.

Rritja në trafikun e tregtisë së jashtme sjell përfitime për Shqipërinë

Porti i Durrësit ka shënuar një rritje të dukshme të trafikut nga tregtia e jashtme e Kosovës, duke u rritur me 50% më shumë se viti i kaluar. Ky fluks tregtar po përkthehet në të ardhura shtesë të konsiderueshme për Portin e Durrësit, duke e bërë atë dukshëm më konkurrues brenda rajonit. Ekonomia e Shqipërisë do të përfitojë ndjeshëm nga ky zhvillim.

Dogana e Kosovës sivjet ka arkëtuar 255 milionë euro nga procesi i zhdoganimit në Portin e Durrësit. E rëndësishme është se kjo është arritur pa asnjë implikim shtesë në kosto për fondet publike, falë efikasitetit të integrimit.

Integrimet e mëtejme në ardhmen dhe mësimet e nxjerra

Duke u bazuar nga mësimet e vlefshme të nxjerra gjatë këtij bashkëpunimi të suksesshëm, Doganat e Kosovës dhe Shqipërisë po eksplorojnë në mënyrë aktive mundësitë për të shtrirë integrime të ngjashme në fusha të tjera me interes të përbashkët. Kjo qasje e të menduarit përpara premton përfitime edhe më të mëdha ekonomike dhe logjistike në të ardhmen.

Ne i shprehim mirënjohje të përzemërt zyrtarëve të përkushtuar të Administratave Doganore të Kosovës dhe Shqipërisë, për përpjekjet e palodhshme të të cilëve kanë qenë të dobishme për ta bërë këtë integrim një sukses të jashtëzakonshëm.

Vizita e Presidentes shërben si një rast i rëndësishëm për të shënuar arritjet e kësaj marrëveshjeje të zhdoganimit dhe për të pritur një të ardhme edhe më të integruar dhe më prosperuese për Kosovën dhe Shqipërinë.

Kontrollohen 5 lokacione (barnatore) ku gjenden mallra të kontrabanduara

Kontrollohen 5 lokacione (barnatore) ku gjenden mallra të kontrabanduara

Prishtinë 31 Gusht 2023, Njësitë e Doganës së Kosovës, sot kanë ushtruar kontrolle në pesë lokacione të ndara (barnatore) në Prishtinë me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara.

Bazuar në informatat e marra nga rrugët operative, njësitë e doganës kanë koordinuar një aksion në këto pesë lokacione. Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar.

Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve. Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi

Oficerët doganor parandalojnë kontrabandimin e barnave

Oficerët doganor parandalojnë kontrabandimin e barnave

Prishtinë 29 Gusht 2023, në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvaje kanë filluar.

Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Kontrolli doganor zbulon mallra të kontrabanduara

Kontrolli doganor zbulon mallra të kontrabanduara

Kamenicë 28 gusht 2023 pas pranimit të informacionit përmes rrugëve operative, zyrtarët doganor të Sektorit Antikontrabandë kanë kryer kontrolle te një biznes në Kamenicë.

Me këtë rast, është hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike.

Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi

 

Oficerët doganor parandalojnë kontrabandimin e fishekëve luftarak

Oficerët doganor parandalojnë kontrabandimin e fishekëve luftarak

Prizren 28 Gusht 2023, oficerët e doganës në Vermicë kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme municioni gjatë një tentimi për të kryer kontrabandë në territorin e Kosovës.

Sot, rreth orës 11:00 në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët doganor kanë vënë re një automjet (që vinte nga Republika e Shqipërisë) dhe që po përpiqej të shmangte kontrollet. Qëllimi i shoferit ishte evident pra shmangja e kontrolleve të dokumentacionit dhe fizike të kryera nga autoritetet doganore. Pas ndalimit të automjetit, u dha urdhër për të kryer një kontroll në vijën e dytë të kontrollit doganor. Përpara oficerëve  drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë në mjetin e tij. Megjithatë, pas një kontrolli të kujdesshëm të automjetit, së bashku me ndihmën e zyrtarëve të policisë që ishin të pranishëm gjatë këtij kontrolli, u zbulua mallrat e ndaluara që ishin fshehur me kujdes në pjesën e pasme të mjetit pranë këmbëve të pasagjerit. Konkretisht, u gjetën 577 copë fishekë për armën tip AK-47.

Pas zbulimit të kësaj sasie të municioni, automjeti u dërgua për një skanim të thelluar në doganën e Shqipërisë. Për të siguruar një kontroll më të hollësishëm, u përdor edhe fibroskopi, por nuk u gjet asgjë tjetër të dyshimtë. Municioni i zbuluar është konfiskuar dhe së bashku me rastin i është transferuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Kapet një pistoletë gjatë kontrollit doganor

Kapet një pistoletë gjatë kontrollit doganor

Prishtinë 25 Gusht 2023 Pas të dhënave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mallra të kontrabanduara, oficerët  doganorë organizuan një operacion kontrolli ne një biznes në qytetin e Pejës.

Kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit. Megjithatë, gjatë inspektimit të hapësirës së biznesit, u zbulua: një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishek. Pas zbulimit të armës pa leje, Dogana e Kosovës në përputhje me ligjin njoftoi Policinë e Kosovës. Si rezultat, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës.

Dogana e Kosovës është  e angazhuar në luftën kundër kontrabandës, ndërtimin e një ambienti të sigurt dhe zbatimin e plotë të ligjit.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. 

Dogana e Kosovës arrin edhe një rekord në të hyra, mbledh 1 miliard euro për buxhetin e Republikës së Kosovës

Dogana e Kosovës arrin edhe një rekord në të hyra, mbledh 1 miliard euro për buxhetin e Republikës së Kosovës

Prishtinë 22 Gusht 2023 Dogana e Kosovës deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milion Euro apo 7.62%.

Duke ditur se edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes dhe njëkohësisht është rritur efekti kundërveprues i thellimit të shkallëve të marrëveshjeve të tregtisë së lirë e në anën tjetër nuk ka ndryshim në politika fiskale, tejkalimi me këtë krahasim dëshmon qartazi vijimësinë e përkushtimit të pashembullt të Doganës së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale dhe promovimin e praktikave që përkrahin konkurrencën fer dhe të ndershme. Suksese të theksuara ne këto përpjekje janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi, andaj ju jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e përbashkëta që kanë rezultuar me këto suksese.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.


Parandalohet kontrabanda me duhan

Parandalohet kontrabanda me duhan

Prizren 18 gusht 2023 Zyrtarët Doganor, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta. Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 Kg duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1000 Euro, ndërsa shmangiet nga Taksat Doganore janë vlerësuar në 3,468.00 Euro.

Pas konstatimit të këtyre shkeljeve, malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është ndërmarrë veprim për të filluar procedurat kundërvajtëse ndaj palëve të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.


Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 17 Gusht, Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatorëve të autorizuar ekonomik në vendin tonë.

Pas  përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO ), për kompaninë kosovare importuese/ prodhuese/eksportuese “Sharr Cem” ” SHPK – Hani i Elezit  me nr. AEO 011 e cila njëherë është pjesë e kompanisë “Titan Group Company” – Greqi.  

Me këtë rast, kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojë nga thjeshtësimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor dhe nga lehtësirat e veçanta që lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë (OAE- F),  në kuadër të programit të AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore. Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve që plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të dispozitave ligjore në fuqi dhe njëkohësisht të avancojë bashkëpunimi me këto kompani edhe më tutje.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.


Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në takimin e rregullt tre ditor të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në takimin e rregullt tre ditor të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Bruksel, 24 Qershor 2023. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka marr pjesë në takimin e rregullt tre ditor të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), i cili është trupi më i lartë qeverisës në organizatë. Takimi ka filluar me datë 22 dhe ka përfunduar sot dhe si mbledhje e rregullt shërben si një forum i rëndësishëm për diskutimin e çështjeve të rëndësishme doganore në nivel global, formulim të politikave, vlerësim të progresit të OBD-së, vendimmarrje për të ardhmen e organizatës si dhe shërben si mundësi për njohje dhe rrjetëzim në mes të anëtarëve të OBD-së nga e gjithë bota.

Gjatë punimeve sipas programit Këshilli ka zgjedhur edhe udhëheqësinë e re, konkRetisht Sekretar i Përgjithshëm me mandat nga viti i ardhshëm është zgjedhur zt. Ian Saunders nga Dogana e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Kryesues i Këshillit me mandat një vjeçar është zgjedhur Edward Kieswetter nga Afrika e Jugut.

Kosova ka qenë pjesëmarrëse aktive dhe kontribuese në punën e OBD-së në të gjitha mundēsitë e përfshirjes, duke filluar me pejsmarrjen në operacionet e përbashkëta të zbatimit të ligjit, programet për ngritje të kapaciteteve dhe praktikave të punës, ndërkaq që kontributin më të theksuar e ka dhënë me angazhimin e ekspertëve tanë të akredituar në fushën e zbatimit të ligjit, të cilët vazhdojnë të ofrojnë ekspertizën e tyre në programet trajnuese të OBD-së në vende të ndryshme të botës. Për këtë Dogana e Kosovës në shumë raste është falenderuar nga OBD.

Rikujtojmë se Dogana e Kosovës ka qenë e nderuar me vizitën e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikurya në fund të prillit. Dr. Mikurya gjatë adresimit para mediave pati shprehur vlerësim të lartë për zhvillimet dhe arritjet e Doganës së Kosovës dhe ka vënë në dukje angazhimin tonë për të implementuar praktikat bashkëkohore. Ky vlerësim na inkurajon të vazhdojmë punën dhe të përparojmë në përmirësimin e performancës së Doganës në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Bashkëpunimi jonë me Organizatën Botërore të Doganave është një pjesë e rëndësishme e kësaj përpjekjeje dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë të jemi aktorë konstruktivë në këtë fushë.

Gjenden pesë (5) emigrant ilegal në një kamion të mallrave

Gjenden pesë (5) emigrant ilegal në një kamion të mallrave

Prishtinë, 16 Qershor  2023. Oficerët e doganës sot gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë (5) persona të fshehur brenda një kamioni që trasportonte mallra.

Sipas deklaratave të personave të gjithë refugjatët janë nga Siria,  emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095 ose përmes aplikacionit tonë (e-dogana).

Sekuestrohen medikamente në Skenderaj

Sekuestrohen medikamente në Skenderaj

Skënderaj  2 Qershor  2023 Njësitë e Doganës së Kosovës kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skënderaj.

Më saktësisht pas pranimit të informatave nga qytetarët, zyrtarët e Doganës kanë kryer  një kontrollë në  një barnatore. Kontrolli ka zbuluar  mallra, respektivisht  barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.