• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

11/09/2023

Parandalohet kontrabanda në Vërmicë

Vërmicë 11 shtator2023, Sot gjatë kontrolleve rutinore në vijën e dytë të qarkullimit, njësitë e antikontrabandës në Vermicë kanë ndaluar për kontroll një autobus që operonte në linjën Tiranë – Prishtinë. Kontrolli ka zbuluar sasi të konsiderueshme të mallit të padeklaruar.

Gjatë kontrollës së autobusit, është identifikuar sasi e konsiderueshme e auto-pjesëve dhe instrumentave tabelorë, me një vlerë të përgjithshme prej 6,000.00 Euro. Të gjitha këto mallra ishin të pa dokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Mallrat e padeklaruar dhe pa dokumentacion janë sekuestruar menjëherë. Njëkohësisht, janë nisur procedurat kundërvajtëse kundër subjektit.

Njësitë e Doganës vazhdojnë të angazhohen  në mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës dhe luftën kundër veprimeve të paligjshme të transportit të mallrave dhe produkteve të padeklaruara.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Shënohet 24 vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Shënohet 24 vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Prishtinë 8 shtator2023, sot në një ceremoni të organizuar në Doganën e Kosovës u shënua 24 vjetori i themelimit të Doganës. Themelimi i Doganës së Kosovës ishte një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë dhe funksionalitetit të plotë të Kosovës.

Ky 24 vjetor shënon një periudhë të rëndësishme në historinë e Kosovës, me zhvillime të mëdha ekonomike që kanë ndikuar në jetën e qytetarëve të saj. Dogana e Kosovës ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e kufijve të saj, si dhe në sigurimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.

Në këto 24 vite, Dogana e Kosovës ka zhvilluar një punë të vazhdueshme për të përmirësuar administratën doganore, për të ndihmuar në promovimin e tregtisë ndërkombëtare dhe për të forcuar bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare dhe partnerët rajonalë. Një fokus i veçantë është vendosur në përmirësimin e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës.

Sot, Kosova është pjesë e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare të tregtisë dhe është në rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane. Dogana e Kosovës do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces dhe në sigurimin e zbatimit të standardeve të tregtisë ndërkombëtare. Ky është një moment për të nderuar punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që kanë kontribuar në zhvillimin e institucionit doganor dhe të Kosovës në përgjithësi. Dogana e Kosovës është një shembull i suksesit të mundësuar përmes punës dhe përkushtimit të shumë njerëzve, dhe ne duhet të vazhdojmë të kujdesemi dhe të profesionalizohemi  për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

LEXO MË SHUMË
Kapet një armë gjatë kontrollit doganor

Kapet një armë gjatë kontrollit doganor

Ferizaj 12 shtator 2023, kontrollet e vazhdueshme të njësive të Doganës për të luftuar kontrabandën dhe veprave e paligjshme në territorin e Republikës së Kosovës kanë rezultuar me gjetjen e mallrave të kontrabanduara tek një subjekt gjatë kontrollit të ushtruar.

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative, njësitë e antikontrabandës kanë organizuar një kontroll tek një subjekt në Ferizaj. Kontrolli ka gjetur sasi të konsiderueshme të produkteve si çajit për dobësim dhe preparateve të tjera stimuluese, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.  Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një armë zjarri, e cila nuk kishte dokumentacion dhe leje të nevojshme për mbajtjen dhe posedimin e saj. Duke qenë kjo një vepër penale, arma menjëherë është dorëzuar te Policia e Kosovës.

Mallrat janë sekuestruar nga njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës. Procedurat e nevojshme janë nisur për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe subjektin përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi

 

LEXO MË SHUMË