• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

12/09/2023

Kapet një armë gjatë kontrollit doganor

Ferizaj 12 shtator 2023, kontrollet e vazhdueshme të njësive të Doganës për të luftuar kontrabandën dhe veprave e paligjshme në territorin e Republikës së Kosovës kanë rezultuar me gjetjen e mallrave të kontrabanduara tek një subjekt gjatë kontrollit të ushtruar.

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative, njësitë e antikontrabandës kanë organizuar një kontroll tek një subjekt në Ferizaj. Kontrolli ka gjetur sasi të konsiderueshme të produkteve si çajit për dobësim dhe preparateve të tjera stimuluese, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.  Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një armë zjarri, e cila nuk kishte dokumentacion dhe leje të nevojshme për mbajtjen dhe posedimin e saj. Duke qenë kjo një vepër penale, arma menjëherë është dorëzuar te Policia e Kosovës.

Mallrat janë sekuestruar nga njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës. Procedurat e nevojshme janë nisur për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe subjektin përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Parandalohet kontrabanda në Vërmicë

Parandalohet kontrabanda në Vërmicë

Vërmicë 11 shtator2023, Sot gjatë kontrolleve rutinore në vijën e dytë të qarkullimit, njësitë e antikontrabandës në Vermicë kanë ndaluar për kontroll një autobus që operonte në linjën Tiranë – Prishtinë. Kontrolli ka zbuluar sasi të konsiderueshme të mallit të padeklaruar.

Gjatë kontrollës së autobusit, është identifikuar sasi e konsiderueshme e auto-pjesëve dhe instrumentave tabelorë, me një vlerë të përgjithshme prej 6,000.00 Euro. Të gjitha këto mallra ishin të pa dokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Mallrat e padeklaruar dhe pa dokumentacion janë sekuestruar menjëherë. Njëkohësisht, janë nisur procedurat kundërvajtëse kundër subjektit.

Njësitë e Doganës vazhdojnë të angazhohen  në mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës dhe luftën kundër veprimeve të paligjshme të transportit të mallrave dhe produkteve të padeklaruara.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

LEXO MË SHUMË
Sekuestrohen 40.000 euro mallra të kontrabanduara

Sekuestrohen 40.000 euro mallra të kontrabanduara

Prishtinë 12 shtator 2023, Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolla pa paralajmërim tek 5 subjekte dhe sekuestrojnë 40.000 euro vlerë të mallrave.

Në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetin publik, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle të paparalajmëruara në Prishtinë tek 5 subjekte të cilat ishin nën dyshimin për përdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara.

Njesitë antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme, respektivisht stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro. Një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar.  Në përputhje me procedurat e ligjore, janë inicuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

LEXO MË SHUMË