SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Parandalohet kontrabanda e cigareve në Han të Elezit

Parandalohet kontrabanda e cigareve në Han të Elezit

Ferizaj, 13 prill 2024 Në përputhje me planin operativ të bazuar në analizën e riskut lokal, njësitë e Doganës në kuadër të pikës kontrolluese Kufitare në Hani të Elezit, kanë arritur të parandalojnë  tentim kontrabandimin e cigareve. 
Rreth orës 09:00, në Han të Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasi është rreth 3000 mijë euro. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.   

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura Android dhe iOS, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Parandalohet një rast i kontrabandës në Jarinje

Parandalohet një rast i kontrabandës në Jarinje

Mitrovicë, 28 shkurt 2024  Gjatë një kontrolli rutinë, oficerët Doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, parandaluan tentim kontrabandimin e mallrave përmes autobusit në pikëkalimin kufitar të Jarinjës. Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij. Mallrat e zbuluara, të cilat ishin të pa deklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili. Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48€. Autobusi është dërguar në terminalin doganor të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm. 

Mallrat e pa deklaruara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës. 

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Parandalohet tentim kontrabanda përmes autobusit në Vermicë

Parandalohet tentim kontrabanda përmes autobusit në Vermicë

Vermicë, 27 shkurt 2024 Oficerët Doganor parandalojnë tentim kontrbandimin e pajisjeve eletronike. 

Pas ndalimi të një autobusi personi pergjejgjes ka deklaruar ka deklaruar se posedon 7 kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe nje deklaratën doganore Shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore. Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë.
Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit. Pas hapjes së pakove është zbuluar malli:

- Komplet për telefona i përbërë nga kufje, power bank, mbushës etj. në sasi  totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro. 

Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale. Mallrat  ndalet përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga sektori i kundërvajtjes Doganore.


Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Parandalohet një rast i kontrabandës

Parandalohet një rast i kontrabandës

Prishtinë, 27 shkurt 2024  Njësia e TASK FORC-ës - Lindje, e përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionet në zonën kufitare RMV-RKS.

Në rrugën Preshevë-Gjilan, nga njësitet e lartpërmendura është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishte e ngarkuar rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS, AIR JORDAN etj. 

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës. 

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Parandalohet kontrabanda në Zubin Potok

Parandalohet kontrabanda në Zubin Potok

Zubin Potok, 24 shkurt 2024 në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll të tek një subjekt tregtar në Zubin Potok. 

Gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme. Konkretisht:

• 100 cope pije të forta alkoolike
• 150 cope plazma
• 9 kg duhan të grire
• 4200 cope cigare

Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Drejtori i përgjithshëm pret në takim ambasadorin Italian në Kosovë

Drejtori i përgjithshëm pret në takim ambasadorin Italian në Kosovë

Prishtinë, 14 shkurt 2024. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë zt. Antonello De Riu dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Doganës së Italisë zt. Andrea Mazzella me bashkëpunëtorë.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të eksplorohen rrugë dhe modalitete për thellim të bashkëpunimit në shumë drejtime. Drejtori Llugaliu mirëpriti dhe falënderoj zt. Mazzella dhe Ambasadorin De Riu për bashkëpunimin dhe përkrahjen e konsiderueshme që ka pasur Dogana e Kosovës ndër vite.

Zt. Mazzella po ashtu ishte shume mirënjohës për bashkëpunim që gëzojnë administratat tona dhe shprehu interesimin për të zgjeruar këtë bashkëpunim. Me rastin e fillimit të zhdoganimit të Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit zt. Mazzella theksoj rëndësinë dhe peshën që tani ka Dogana e Kosovës me operacionet e zhdoganimit në Durrës dhe faktin se bashkëpunimi i ngushtë edhe nga ky kënd është i një rëndësie të madhe, duke vënë në dispozicion edhe mundësinë e përfitimit nga trajnime dhe shkëmbim përvojash me Doganën e Italisë, gjë për të cilën pati dakordësi se duhet të filloj dhe se është padyshim në interes të të gjithëve.

Të përkushtuar për këtë sinergji, të dyja Palët presin të kenë rezultate pozitive në parandalimin dhe shtypjen e aktiviteteve të paligjshme në mënyrë më efikase dhe të qëndrojmë përpara sfidave që na presin.

Zbulohen sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike në autobusin e linjës Gjermani - Kosovë

Zbulohen sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike në autobusin e linjës Gjermani - Kosovë

Merdare, 9 shkurt 2024 në pikë kalimin kufitar të Merdares u zbulua një sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike të padeklaruara gjatë tentimit për kontrabandim.  

Në pikën kufitare (PKK) Merdare, ka arritur autobusi i linjës së rregullt nga Gjermania për në Kosovë. Në pyetjen e oficerëve doganorë se a kishte diçka për të deklaruar, shoferi është përgjigjur se ka sasi minimale. Oficerët doganorë kanë kërkuar hapjen e të gjitha bagazheve, derisa drejtuesi i mjetit  ka deklaruar se bagazhet në pjesën e majtë të autobusit nuk hapen.

Oficeret doganorë së bashku me Oficerët e Policisë kanë hapur bagazhet, ku janë gjetur sasi prej 17,290 pako cigaret elektronike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10,000 thithje (puffs) në sasi prej 20 ml secila, fillimisht në pjesën e majtë të bagazhit. Pas kësaj, autobusi është selektuar për kontroll të vijës së dytë, respektivisht për kontroll detal. Kontrolli ka rezultuar me gjetjen edhe të një sasie të konsiderueshme të cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrigen e mbuluar me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve. Drejtuesi i autobusit ka pranuar verbalisht se malli i takon atij.  Tërë sasia është konfiskuar derisa veprimet në lidhje me këtë rast  do të vazhdojnë në përputhje me procedurat dhe rregulloret relevante të doganës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Dogana e Kosovës forcon bashkëpunimin me Odën e Farmacistëve për kontroll dhe siguri të përforcuar në tregun e barërave

Dogana e Kosovës forcon bashkëpunimin me Odën e Farmacistëve për kontroll dhe siguri të përforcuar në tregun e barërave

Prishtinë, 5 Shkurt, 2024 - Dogana e Kosovës ka zyrtarizuar një Memorandum të rëndësishëm të Mirëkuptimit me Odën e Farmacistëve të Kosovës. Ky partneritet synon të forcojë bashkëpunimin midis dy institucioneve dhe të forcojë masat për të garantuar sigurinë publike.

Memorandumi i Mirëkuptimit synon të nxis shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive, përmes pikës së caktuar të kontaktit. Së bashku me institucionet tjera, siç është Ministria e Shëndetësisë dhe ATK, Dogana e Kosovës luan rol të rëndësishëm në luftimin e informalitetit, ndërsa që kontrabanda me barëra është sfidë që haset shpesh në operacionet kundër kontrabandës. Konfiskimet e bëra nga Dogana e Kosovës nuk synojnë vetëm kontrabandistët, por synojnë edhe parandalimin e shpërndarjes së barnave të pakontrolluara dhe potencialisht të rrezikshme në treg.

Duke e njohur rëndësinë e llogaridhënies brenda profesionit farmaceutik, Dogana e Kosovës zotohet të informojë me kohë Odën e Farmacistëve për çdo parregullsi apo rast të kontrabandës që përfshin profesionistë të farmacisë. Kjo qasje bashkëpunuese e fuqizon Odën e Farmacistëve për të ndërmarrë masa disiplinore, duke përfshirë gjobat ose revokimin e licencave, ndaj farmacistëve përgjegjës, duke zbatuar qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar kontrabandën me barëra nga shumë kënde ligjore.

Dogana e Kosovës i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes gjatë blerjes së barnave, duke theksuar domosdoshmërinë e verifikimit të banderolave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë për produktet farmaceutike.

Për të lehtësuar përfshirjen e publikut në këtë përpjekje kolektive, Dogana e Kosovës inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast kur hasin në barna kontrabandë. Dogana mirëmban linja të sigurta komunikimi dhe ofron aplikacionin e sigurt të raportimit eDogana për telefonat inteligjentë.

Duke nxitur një komunitet bashkëpunues dhe vigjilent, Dogana e Kosovës dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës janë të bashkuar në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë publike në njërën anë dhe padrejtësisht dëmtojnë tregtarët e përgjegjshëm.

Dogana mban konferencë me komunitetin e biznesit

Dogana mban konferencë me komunitetin e biznesit

Prishtinë, 29 janar 2024 Dogana sot ka organizuar një konferencë të përbashkët me komunitetin e biznesit, me qellim qe te shpalos arritjet në krijim e lehtësirave tregtare. Kjo konferencë është organizuar nga Dogana e Kosovës ku gjithashtu mori pjesë z. Hekuran Murati ministër i MFPT, Agron Llugaliu Drejtor i Përgjithshëm i Doganës, z. Zef Dedaj U.D. Drejtorit tē Përgjithshëm ë KIESA. Nē konference gjithashtu morën pjesë përfaqësuesit e bizneseve. 

Në hapjen e konferencës ministri z. Murati theksoj “Është nder dhe kënaqësi të jem para jush dhe që bashkërisht te kemi një prezantim mbi arritjet e deritashme që ne si institucione kemi bëre për të lehtësuar tregtinë, te heqim barrierat si dhe të ulim koston për biznese. Disa prej hapave që janë ndërmarr viteve të fundit janë kthimi I terminaleve Doganore ne operim shtetëror, ashtu që të ulet kosto financiare, ka filluar zhdoganimi I plotë në portin e Durrësit që gjithashtu e ulë koston  e operimit të biznesit. Derisa me ndihmën e Bankës Botërore vitin e kaluar kemi miratuar themelimin e ‘dritares së vetme tregtare’, e cila do të jetë një platformë ku të gjithë tregtarët, të gjithë bizneset që merren me tregti, do të iu mundësohet kryerja e të gjitha shërbimeve në mënyrë dixhitale në kohë të shkurtë. Derisa per te mbështetur prodhuesit vendor ne tetorin e vitit te kaluar kemi miratuar lirimin e disa prej lendeve te para si dhe pjese rezervë te makinerive ashtu qe prodhuesit të shtojnë vlerë ne vendin tone.  Duhet të theksoj që edhe Ligji për TVSh-në është në procesin e përditësimit, tashmë kemi grupet punuese dhe jemi duke punuar që deri në fund të këtij viti, ta kemi një ligj të ri i cili do të merr parasysh kërkesat, nevojat, përshtatjen me trendët, por gjithashtu edhe mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendor. Gjithashtu Dogana e Kosovës ka inicuar mbi 1,800 kundërvajtje dhe 93 kallëzime penale, që kanë pasur për qëllim mbrojtjen e tregtarëve”

Nga ana tjetër z. Agron Llugaliu Drejtori I përgjithshëm I Doganës shpalosi disa prej të arritura që dogana ka pasur ne krijimin e lehtësirave per tregtinë, derisa theksoj se këto arritje do të ishin të pamundura pa bashkëpunimin me partnerët nga sektori privat si dhe pa përkushtimin e stafit tone. Sistemi global I tregtisë pas pandemisë ka pësuar ndryshime qe kane ndikuar ne formësimin e politikave dhe proceseve se si e vendet e ndryshme kontrollojnë tregtinë e jashtme. 

“Sa I përket te hyrave me kemi arritur qe gjate vitit te kaluar te tejkalojmë dyfish rritjen ekonomike, duke kontribuar ne formalitetin e biznesit  pra kjo pjese është e ndërlidhur me lehtësirat sepse fuqizojnë biznesin formal ndërsa biznesi formal fuqizon shtetin duke kontribuar me te hyra. Sa i përket eksportit të vitit të kaluar ne kemi vërejtur që kemi pasur një rritje në sasi për 3%, ndërsa në vlera vërehet që ka një rënie, por kjo rënie kryesisht i atribuohet rënies së vlerave të produkteve në eksport, si dhe për shkak se tregjet globale kanë qenë të ndryshueshme gjatë viteve që lamë pas. Kemi pasur disa rënie në kërkesa të tregut ndërkombëtar që nuk janë trende të zakonshme. Derisa sa I sa  përket lehtësirave gjithmonë ne bashkëpunim me Ministrin kemi punuar shume ne menaxhimin e  riskut, orientimi e organizatës në rezultate, avancimi i sistemeve si dhe llogaridhënies për stafin tonë.  Dogana ka arritur qe procedimin e 95 % të dërgesave ne eksport të i përfundoj në 0-30 minuta per dërgesë, ndërsa ne import kemi arritur qe ta mirëmbajmë këtë kohë në 65% te dërgesave edhe pse numri I dërgesave ka shënuar rritje të dukshme. 
Fillimi I zhdoganimeve në portin e Durrësit gjithashtu ka qene i suksesshëm pasi kemi pasur një rritje  në numrit e dërgesave përmes portit të Durrësit për mbi 50%, derisa ndikimi te bizneset ka rezultuar me:  

kursim kohe dhe paraje – rreth 9 milion euro në baza vjetore
mundësi për kontrolle më të mira të përbashkëta me autoritetet e Shqipërisë
eliminim i procedurave të dyfishta fito dhe veterinare

Dogana është duke punuar në projektin Dritarja e vetme (Single window) derisa per momentin jemi ne përcaktimin e modaliteteve lidhur me ketë udhëzues e qe do te ndihmonte ne aplikim me një dritare për çdo procedurë që ndërlidhet me import/eksport, ashtu që përshpejton kohën e procesimit si dhe përmirëson mbikëqyrjen dhe menaxhon kuotat. Derisa Kodi i ri Doganor ka kaluar leximin e pare ne kuvend, kod ky që parasheh përshpejtim të procedurave, lehtësira të avancuara procedurale, zgjerim të autorizimeve për lehtësira, si dhe për OAE mundëson njohje reciproke me vendet tjera.  Nga ana tjetër dogana është duke avancuar kapacitete përmes përmirësimi/reformimi i proceseve të punës si dhe rekrutimi dhe trajnimi i stafit të ri’. Pjesa e fundit e konference u mbyll me diskutime dhe sugjerime nga ana e komunitetit te biznesit. 

Konfiskohen mallrat e kontrabanduara

Konfiskohen mallrat e kontrabanduara

Zveqan, 22 janar 2024 njësitë e kundër kontrabandës të Doganës me asistencë të Policisë sot në Zveçan kanë realizuar një operacion të suksesshëm, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme në një depo.

Gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar:

280 copa pije të forta alkoolike,
300 copa verëra të ndryshme, si dhe 
180 produkte kozmetike të ndryshme

Derisa vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro. Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t'i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Operacioni i doganës parandalon kontrabandimin e mbi 20.000 euro mallra

Operacioni i doganës parandalon kontrabandimin e mbi 20.000 euro mallra

Viti, 11-12 janar 2024 Në kuadër të planin Operativ kundër kontrabandës së mallrave nëpërmjet vijës së gjelbër/rrugëve malore të paautorizuara nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Vitisë kanë realizuar edhe një operacion.

Ky operacion ka targetuar automjete transportues të dyshimtë për kontrabandë me mallra. Pas  ndalimit të automjetit të parë u gjeten mallra të kontrabanduara, tekstile-veshmbathje në një sasi prej 2,080 artikujve. Vlera e këtyre mallrave përcaktohet rreth 9,000 euro. Përveç kësaj, është vërejtur se këto mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë marka të falsifikuara. Derisa ne rastin e dytë, përsëri janë hasur në tentim të kontrabandimit tekstil në vlerë rreth 12,000 euro. Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe ndaj palëve janë nisur procedurat kundërvajtëse.  

Dogana e Kosovës vazhdon të angazhohet për të forcuar masat e sigurisë dhe luftën kundër kontrabandës nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet e tjera vendore dhe rajonale.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Parandalohet kontrabanda e stimulantve seksual përmes rrugëve malore

Parandalohet kontrabanda e stimulantve seksual përmes rrugëve malore

Viti, 8 janar 2024 Njësitë e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë. 

Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme. 

Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro.

Ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Dogana së Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme. 

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.