SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Dogana e Kosovës përmbyll vitin 2024 me suksese, rekorde në të gjithë gamën e misionit

Dogana e Kosovës përmbyll vitin 2024 me suksese, rekorde në të gjithë gamën e misionit

Prishtinë, 30 Dhjetor 2024 – Dogana e Kosovës ka përfunduar vitin 2024 me rezultate mbresëlënëse në të gjitha fushat e operimit, duke dëshmuar një angazhim të palëkundur për efikasitet dhe mbështetje të ekonomisë së vendit. Të dhënat e paraqitura në konferencën përmbyllëse të fund vitit flasin për një vit suksesi të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar projeksionet financiare dhe duke ndihmuar zhvillimin e sektorit privat përmes reformave dhe inovacioneve teknologjike.

Të hyrat

Dogana e Kosovës do të përmbyll vitin me të hyra prej mbi 1 miliardë e 823 milion euro për buxhetin e Republikës së Kosovës, duke tejkaluar vitin paraprak me mbi 150 milion euro apo 9% si dhe projeksionin vjetor me 50 milionë euro ose 3% më shumë. Rritja e të hyrave është arritur pavarësisht zgjerimit të gamës së produkteve të liruara nga taksat doganore, si makineritë, lëndët e para dhe burimet e energjisë, në kuadër të skemave mbështetëse për prodhuesit vendor, si dhe pjesë së thelluar produkteve për te cilat zbatohet marrëveshjet e tregtisë së lirë. Efekti në këto kategori sivjet ka arritur në 367 milionë euro, një rritje prej 10% apo 34 milion euro me shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Përkundër këtyre lirimeve, Dogana vazhdoi të tejkalojë mbi dyfish trendin e rritjes ekonomike të vendit, duke shfaqur një efikasitet të qëndrueshëm në luftimin e ekonomisë joformale dhe zbatimin e reformave strategjike.

Përmirësime operacionale dhe shërbime të avancuara

Dogana e Kosovës ka proceduar gjithsej 536,212 deklarata doganore, një rritje prej 10.7% krahasuar me vitin 2023.
    • Porti i Durrësit shënoi një rritje të konsiderueshme, duke arritur 72,956 deklarata ose 17% më shumë.
    • 70% e dërgesave u proceduan në terminalet shtetërore, ku këto dy masa së bashku kanë kontribuar në kursimin operativ të mbi 20 milionë eurove për ekonominë e Kosovës.

Teknologjia dhe reformat në Doganë

Në vitin 2024, Dogana e Kosovës ka vendosur themelet për të nisur zbatimin e Aplikimit e Inteligjencës Artificiale, me qëllim përmirësimin e proceseve të kontrollit dhe lehtësimin e tregtisë. Një projekt po ashtu shumë i rëndësishëm ka qenë rekrutimi i 115 zyrtarëve të rinj përmes një procesi të bazuar tërësisht në meritokraci, në bashkëpunim me projektin e BE-së për reformën e Menaxhimit të Financave Publike.

Zhvillimet tjera

Aderimi në Konventën e Stambollit, anëtarësimi në nëngrupin verior të rajonit të Evropës në OBD, dhe se fundi nënshkrimi i me Arabinë Saudite  nga ana e ministrit te MFPT, janë mundësi të shkëlqyera për bashkëpunim ndërkombëtar, shkëmbim të informacionit, përshpejtim të procedurave dhe aktivitete tjera të rëndësishme për zhvillim të politikave dhe procedurave Doganore.
Me hyrjen ne fuqi te Kodit Doganor jemi në proces të avancimeve në thjeshtëzimin e procedurave, ofrimin e sistemit te automatizuar, reduktimin e barrës se shpenzimeve, janë vendosur kushtet dhe parimet për licencim te agjentëve doganor etj.  
Gjithashtu, rekrutimi i stafit prej 115 zyrtareve doganor përmes një procesi te zhvilluar me meritokraci është një nga zhvillimet e mëdha te këtij viti.

Plani i së ardhmes

Ngritja e Kapaciteteve përmes programit për lehtësim të transportit dhe Tregtisë (TTFP) ku me inicimin e  Zyrës së Kryeministrit, institucionet relevante me tregtinë dhe transportin janë angazhuar me Bankën Botërore për të avancuar kapacitetet,  Dogana e Kosovës me sukses ka negociuar 5 projekte që kapin koston prej 17.25 milion EUR e te cilat përshijnë: 
    - Furnizimin me skanerë, 
    - Automatizimin e plote te proceseve kufitare, 
    - Ndërtimin e ndërtesës së Terminalit në Vermicë, me qëllim të vendosjes në terminal të përbashkët me autoritetet e Shqipërisë,  
    - Dritaren e Vetme Kombëtare (platformë për përfshirjen e të gjitha institucioneve në një dritare të vetme), 
    - Avancimin e  mëtejmë i proceseve të sistemeve të TI dhe NCTS- Sistemi i ri kompjuterik për transitin e përbashkët

Në relevancë me këtë dhe procese tjera edhe Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht përpjekjet e Doganës në zbatimin e reformave të mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në legjislacion, lehtësimin e tregtisë, zhvillimin e infrastrukturës dhe zbatimin e rekrutimit të bazuar në meritë.
Ndërkaq, një hulumtim i realizuar nga USAID ne bashkëpunim më kompaninë implementuese Data4X, ku janë përfshirë 127 biznese ka gjetur një nivel të lartë kënaqshmëria ndaj shërbimeve doganore: 
    37% e bizneseve janë shumë të kënaqura,
    29% janë të kënaqura, dhe
    18% janë deri diku të kënaqura.

Këto rezultate janë dëshmi e progresit të Doganës, por edhe një udhërrëfyes për përmirësime të mëtejshme në shërbime.
Dogana e Kosovës vlerëson rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe investimeve në teknologji për të përballuar sfidat e së ardhmes. Rezultatet e këtij viti janë tregues i qartë i përkushtimit tonë për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ofruar shërbime të shpejta, transparente dhe efikase për qytetarët dhe bizneset.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe integrimin e vendit në tregjet ndërkombëtare përmes transparencës, profesionalizmit dhe bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë.

Prezantimi


 

Dogana e Kosovës parandalon futjen e cigareve ilegale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Dogana e Kosovës parandalon futjen e cigareve ilegale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Prishtinë, 6 Dhjetor 2024 – Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, realizoi me sukses një operacion të rëndësishëm taktik, duke parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.”
Gjatë këtij operacioni, u identifikuan dhe u ndaluan individë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, duke shmangur një dëm financiar.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e masave kundër kontrabandës dhe aktivitetit të paligjshëm ekonomik, duke përdorur teknologji të avancuar dhe analizë të rrezikut për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit. Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes linjës falas 0800 50095, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e ekonomisë dhe sigurisë publike.

Ministri Murati nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në çështjet doganore me Arabinë Saudite

Ministri Murati nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në çështjet doganore me Arabinë Saudite

Riad 4 Dhjetor 2024 – Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë forcuar marrëdhëniet e tyre bilaterale me nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim dhe Asistencë të Ndërsjellë në Çështjet Doganore. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Punës dhe Ttansfereve të Republikës së Kosovës, z. Hekuran Murati, dhe homologu i tij saudit, z. Mohammed Al-Jadaan, në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, e mbajtur në Riad.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, dhe atasheu doganor, z. Bekim Mehmetaj. 
Drejtori Llugaliu vlerësoj rëndësinë strategjike të kësaj marrëveshjeje për zhvillimin e sistemit doganor të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Qëllimet kryesore të marrëveshjes janë forcimi i bashkëpunimit për zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbrojtjen e interesave ekonomike, të të dy vendeve, si dhe rritja e transparencës dhe sigurisë kufitare. Kjo marrëveshje gjithashtu siguron shkëmbimin e informacionit për:
Luftimin e trafikimit të paligjshëm, përfshirë armët, drogën, mallrat e falsifikuara dhe materialet e ndaluara;
Forcimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurisë kombëtare;
Shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës teknike në aspekte të tilla si auditimi pas zhdoganimit, mbrojtja e pronës intelektuale, teknologjitë e sigurisë dhe zbatimi i procedurave të modernizuara doganore.

Marrëveshja e nënshkruar ndjek udhëzimet e Këshillit të Bashkëpunimit Doganor (Organizata Botërore e Doganave) dhe ka një zbatim të gjerë territorial që përfshin të dyja shtetet kontraktuese. Bashkëpunimi do të realizohet në bazë të parimeve të ndërsjella, përfshirë shkëmbimin e informacionit, ekspertizës dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të specializuara.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të saj dhe ndërtimit të partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e sigurisë kombëtare.

Drejtori i Doganës mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së në Budapest

Drejtori i Doganës mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së në Budapest

Budapest, 18 nëntor 2024 Në organizimin e Administratës Tatimore dhe Doganore të Hungarisë (NTCA) dhe përfaqësuesve të Qeverisë Hungareze, në kuadër të Presidencës Hungareze të BE-së, drejtuesit e administratave doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, bashkë me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe organizatave rajonale, u takuan në Budapest për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e integrimit evropian.
Në adresimin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për përpjekjet e autoriteteve të Hungarisë për organizimin e këtij takimi në kohën kur procesi i integrimit ka shënuar progres me nismat siç është plani i rritjes dhe proceset tjera integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më tej zt. Llugaliu shpalosi angazhimin e Doganës së Kosovës në ndërtimin dhe avancimin e kapaciteteve institucionale, duke kontribuar në mënyrë aktive në nismat rajonale dhe evropiane. Z. Llugaliu prezantoi gjithashtu qasjen pro-aktive të Doganës së Kosovës ndaj sfidave të bashkëpunimit rajonal dhe atij me vendet e BE-së, duke propozuar zgjidhje konkrete që fuqizojnë lidhjen ekonomike dhe tregtare të rajonit të l Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së.
Lehtësimi i tregtisë dhe bashkëpunimi me Doganën Shqiptare Z. Llugaliu theksoi rezultatet e bashkëpunimit të ngushtë me Doganën Shqiptare, duke përmendur suksesin e zhdoganimit në Portin e Durrësit dhe Porto Romano. Si rezultat, ekonomia e Kosovës ka kursyer rreth 9 milionë euro në vit, ndërsa qarkullimi përmes këtyre porteve drejt Kosovës është rritur me mbi 40%. Kjo rritje përkthehet në efikasitet më të lartë të zinxhirëve logjistikë dhe përfitime më të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Përveç kësaj, z. Llugaliu nënvizoi rolin e korridoreve të gjelbra dhe procedurave të harmonizuara në përmirësimin e qarkullimit të mallrave dhe lehtësimin e tregtisë ndërkufitare, duke përforcuar rolin e Doganës së Kosovës si një partner kyç në nismat rajonale dhe proceset integruese evropiane.
Raporti i Progresit dhe reformat e vazhdueshme Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën ka njohur progresin në Kapitullin 29 (Dogana), duke vlerësuar përmirësimet strukturore dhe reduktimin e sfidave. Ky vlerësim konfirmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të avancuar jo vetëm në procesin e integrimit evropian, por edhe në përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe politikave të brendshme përmes reformave të vazhdueshme.
Angazhimi për modernizim dhe integrim Dogana e Kosovës do të vazhdojë të luajë një rol kyç në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmbushjen e standardeve të BE-së, duke kontribuar kështu në një të ardhme më të integruar dhe më konkurruese për rajonin. 

Parandalohen dy tentime për kontrabandë, sekuestrohen mallra me vlerë afër 20000 mijë euro

Parandalohen dy tentime për kontrabandë, sekuestrohen mallra me vlerë afër 20000 mijë euro

Hani Elezit, 11 nëntor 2024,  Dogana e Kosovës parandaloj dy tentime të kontrabandës në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit, duke kapur mallra të padeklaruara në dy raste të ndara.
Rasti 1: mbrëmë më ora 20:50, oficerët doganorë ndaluan një automjet me targa kosovare. Derisa pala kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar, u përgjigj "Jo." Gjatë një kontrolli të bagazhit dhe ndarjes së gomës rezervë, oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura , me një vlerë totale prej 13,699.70 €. Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre.
Rasti 2: mbrëmë në orën 22:45, një automjet targa të RMV u ndalua për kontroll. Pas deklarimit të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficerët kryen një kontroll të dytë dhe zbuluan 40,000 cigare elektronike me vlerë prej 4,340.00 €, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit. 
Të dy personat kanë shkelur Kodin e Doganës dhe të Akcizave të Kosovës. Rastet i janë referuar Sektorit të Kundërvajtjeve Doganore për veprime të mëtejshme ligjore, derisa sektori i Hetimeve është duke punuar në hetime shtesë.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë ose joetike përmes numrit falas 0800 50095, duke mbrojtur kështu ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Dogana e Kosovës priti në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë

Dogana e Kosovës priti në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë

Dogana e Kosovës priti sot në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë, z. Genti Gazheli dhe delegacionin e tij, të cilët u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, dhe ekipi i tij. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me operacionet efikase të zhdoganimit në portin e Durrësit, funksionimin e përbashkët në pikën kufitare Morinë/Vërmicë, si dhe u shkëmbyen informata mbi përparimin e zhvillimeve aktuale dhe projekteve që synojnë rritjen e efikasitetit për adresimin e ekonomisë joformale, mbrojtjen e shoqërisë dhe lehtësimin e tregtisë, sipas praktikave më të mira dhe në përputhje me acquis të BE-së.
U theksua se marrëveshjet për integrimin e sistemeve tona dhe bashkëpunimi për lehtësimin e tregtisë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, kursimet për ekonomitë tona dhe gjithashtu rritjen e konkurrueshmërisë së Portit të Durrësit. Një sukses i tillë është reflektuar si arritje e rëndësishme edhe në raportin e fundit të BE-së për vendin.
Përfaqësuesit e Doganave të Shqipërisë informuan gjithashtu mbi fillimin e negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, duke ndarë informacione të rëndësishme me Doganën e Kosovës, që do të ndihmojnë në përgatitjet për këtë proces. Drejtorët e përgjithshëm ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të siguruar shkëmbim efikas të përvojave për përmirësimin e kapaciteteve doganore për sfidat e ardhshme.

Dogana e Kosovës thyen rekordin e të hyrave me mbi 1.5 miliard Euro

Dogana e Kosovës thyen rekordin e të hyrave me mbi 1.5 miliard Euro

Prishtinë, 5 Nëntor 2024 – Fillimi i muajit nëntor shënoi një arritje historike për Doganën e Kosovës, pasi janë mbledhur mbi 1.5 miliardë euro të hyra. Kjo shifër e jashtëzakonshme përfaqëson një rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat.
Përmirësimi i Procedurave Doganore: Implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar ndjeshëm në efikasitetin e procesit.
Lufta Kundër Kontrabandës: Masa të intensifikuara në bashkëpunim me agjencitë e tjera kanë ndihmuar në uljen e aktiviteteve ilegale dhe rritjen e të hyrave.
Rritja e Transparencës: Fushatat për të edukuar publikun dhe bizneset mbi përputhshmërinë ligjore kanë rritur ndërgjegjësimin dhe përputhshmërinë, duke sjellë përfitime për të gjithë.
Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe të vazhdueshme, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit. Institucioni inkurajon qytetarët të raportojnë çdo akt të dyshimtë ose joetik përmes numrit pa pagesë 0800 50095, për të ruajtur integritetin dhe transparencën e shërbimeve.a

Dogana në bashkëpunim me IPK arreston një Doganier dhe një Polic për mitmarrje

Dogana në bashkëpunim me IPK arreston një Doganier dhe një Polic për mitmarrje

Prishtinë/Hani i Elezit, 5 Nëntor 2024   
Mbrëmë Task Forca e përbashkët Doganë-Polici në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë identifikuar një rast korrupsioni ku të dyshuar ishin një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor. 
Menjëherë pas dyshimit se zyrtarët në koordinim merrnin pagesa të jashtë ligjshme u njoftua Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe njësitë relevante të Doganës të cilët në koordinim realizuan arrestimin e një zyrtari doganor dhe një zyrtari policor për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme. Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet në Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtëve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 
Ky aksion është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit doganor dhe policor të Kosovës. Task Forca Doganë-Polici mbetet e angazhuar në mënyrë të vendosur për të çrrënjosur çdo formë të sjelljes së paligjshme dhe për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit .  Dogana e Kosovës dhe IPK inkurajojnë qytetarët që të raportojnë çfarëdo akti të paligjshëm përmes mekanizmave të dedikuar të raportimit për të rritur më tej transparencën dhe sigurinë në shërbimet tona.


Dogana e Kosovës ka zbatuar me sukses të gjitha rekomandimet nga raporti i Bashkimit Evropian

Dogana e Kosovës ka zbatuar me sukses të gjitha rekomandimet nga raporti i Bashkimit Evropian

Prishtinë 1 nëntor, Dogana e Kosovës ka arritur progres të konsiderueshëm, siç është vlerësuar në Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2024. Në raportin e këtij viti theksohet se të gjitha rekomandimet kyçe nga viti i kaluar janë zbatuar me sukses, duke dëshmuar përkushtimin e institucionit ndaj reformave dhe përafrimit me standardet evropiane.
Raporti i BE-së për vitin 2024 njeh disa arritje strategjike nga Dogana e Kosovës, duke përfshirë:

Miratimi i Kodit të Ri Doganor: Ky përparim i madh përafron legjislacionin doganor të Kosovës me Kodin Doganor të BE-së, duke thjeshtësuar proceset për bizneset dhe duke nxitur një sistem tregtar më transparent dhe efikas.
Përpjekjet e Përmirësuara për Lehtësimin e Tregtisë: Përmes përshpejtimit të procedurave doganore, Dogana e Kosovës ka ulur kostot dhe ka lehtësuar tregtinë, duke krijuar një mjedis pozitiv biznesi dhe duke inkurajuar investimet.
Zhvillimi i Infrastrukturës: funksionalizimi i terminaleve në operim publik ka optimizuar operacionet tregtare dhe kontrollin doganor, duke përbërë një hap thelbësor drejt modernizimit të institucionit.
Krijimi i Njësisë K-9: Dogana e Kosovës, me përkrahje të GIZ ka implementuar një njësi K-9, që forcon ndjeshëm përpjekjet kundër kontrabandës dhe sigurinë kufitare.
Përmirësimet në Rekrutimin mbi Bazën e Meritës: Duke avancuar praktikat e punësimit meritokratik, Dogana e Kosovës është e përkushtuar për ndërtimin e një fuqie punëtore të aftë dhe transparente, esenciale për ruajtjen e integritetit dhe efektivitetit operativ.

Vlerësimi i këtyre arritjeve nga BE-ja dëshmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për zbatim të planit qeveritar për efikasitet institucional, transparencë dhe përparim drejt integrimit evropian.

Dogana e Kosovës merr masa të rrepta disiplinore ndaj shkeljeve të kodit të etikës, largohen nga puna 5 zyrtarë

Dogana e Kosovës merr masa të rrepta disiplinore ndaj shkeljeve të kodit të etikës, largohen nga puna 5 zyrtarë

Prishtinë, 31 Tetor 2024- Dogana e Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit dhe llogaridhënies në shërbimin të publikut. Si pjesë e këtij përkushtimi, janë ndërmarrë masa disiplinore ndaj shtatë zyrtarëve të Doganës pas një hetimi të hollësishëm.
Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie. 
Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent. 
Dogana e Kosovës vazhdon të ndërtojë një organizatë ku qytetarët mund të kenë besim se vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi. Po ashtu, jemi të vendosur për përmirësim të vazhdueshëm dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë përmes aplikacionit tonë eDogana çdo praktikë të dëmshme apo kontrabandë që mund të kenë dijeni. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar përpjekjet për të siguruar profesionalizëm dhe ekselencë në shërbimin publik, si dhe për të punuar në inovacione në procedurat doganore dhe partneritete për të luftuar efektivisht korrupsionin.

Zbulohen mallra të padeklaruara në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës

Zbulohen mallra të padeklaruara në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës

Prishtinë 28 tetor 2024 – Në kuadër të kontrollit të rrepta nga Dogana e Kosoves në  Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë.

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €. Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €. Githashtu sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve.

Te gjitha mallrat I janë nështruar sekuestimit deri ne perfundimin e procedurave Doganore, si dhe palet e involvuara jane gjobitur në pajtushmeri me Kodin Doganor. Vlera e mallrava të zbuluara arrinë në mbi 30000 mije euro

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbikëqyrje të plotë të kufijve dhe për të luftuar kontrabandën, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë dhe sigurisë publike të vendit

Dogana parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar në treg

Dogana parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar në treg

Vërmicë- Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët doganorë arritën të zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda një mauneje gjatë një kontrolli të detajuar.
Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës. Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë:
Produkte furrtarie 
Çamçakëzë 
Ëmbëlsira të gomuara 
Biskota 
Erëza 
Një pjesë e këtyre produkteve ishte ngarkuar në mes të ngarkesës së tipit frigo, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në fund të ngarkesës, të kamufluar me mallra me afat të rregullt përdorimi. Pas këtij zbulimi, subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganore sipas nenit 244, paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit Doganor dhe Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat (mbi 3000 paketime) iu nënshtruan konfiskimit. 
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe tregut nga produktet e pasigurta, duke garantuar që çdo ngarkesë e cila hyn në vend të jetë e sigurt dhe të kontrollohet në përputhje me standardet më të larta.