• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

01/11/2024

Dogana e Kosovës ka zbatuar me sukses të gjitha rekomandimet nga raporti i Bashkimit Evropian

Prishtinë 1 nëntor, Dogana e Kosovës ka arritur progres të konsiderueshëm, siç është vlerësuar në Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2024. Në raportin e këtij viti theksohet se të gjitha rekomandimet kyçe nga viti i kaluar janë zbatuar me sukses, duke dëshmuar përkushtimin e institucionit ndaj reformave dhe përafrimit me standardet evropiane.
Raporti i BE-së për vitin 2024 njeh disa arritje strategjike nga Dogana e Kosovës, duke përfshirë:

Miratimi i Kodit të Ri Doganor: Ky përparim i madh përafron legjislacionin doganor të Kosovës me Kodin Doganor të BE-së, duke thjeshtësuar proceset për bizneset dhe duke nxitur një sistem tregtar më transparent dhe efikas.
Përpjekjet e Përmirësuara për Lehtësimin e Tregtisë: Përmes përshpejtimit të procedurave doganore, Dogana e Kosovës ka ulur kostot dhe ka lehtësuar tregtinë, duke krijuar një mjedis pozitiv biznesi dhe duke inkurajuar investimet.
Zhvillimi i Infrastrukturës: funksionalizimi i terminaleve në operim publik ka optimizuar operacionet tregtare dhe kontrollin doganor, duke përbërë një hap thelbësor drejt modernizimit të institucionit.
Krijimi i Njësisë K-9: Dogana e Kosovës, me përkrahje të GIZ ka implementuar një njësi K-9, që forcon ndjeshëm përpjekjet kundër kontrabandës dhe sigurinë kufitare.
Përmirësimet në Rekrutimin mbi Bazën e Meritës: Duke avancuar praktikat e punësimit meritokratik, Dogana e Kosovës është e përkushtuar për ndërtimin e një fuqie punëtore të aftë dhe transparente, esenciale për ruajtjen e integritetit dhe efektivitetit operativ.

Vlerësimi i këtyre arritjeve nga BE-ja dëshmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për zbatim të planit qeveritar për efikasitet institucional, transparencë dhe përparim drejt integrimit evropian.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës merr masa të rrepta disiplinore ndaj shkeljeve të kodit të etikës, largohen nga puna 5 zyrtarë

Dogana e Kosovës merr masa të rrepta disiplinore ndaj shkeljeve të kodit të etikës, largohen nga puna 5 zyrtarë

Prishtinë, 31 Tetor 2024- Dogana e Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit dhe llogaridhënies në shërbimin të publikut. Si pjesë e këtij përkushtimi, janë ndërmarrë masa disiplinore ndaj shtatë zyrtarëve të Doganës pas një hetimi të hollësishëm.
Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie. 
Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent. 
Dogana e Kosovës vazhdon të ndërtojë një organizatë ku qytetarët mund të kenë besim se vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi. Po ashtu, jemi të vendosur për përmirësim të vazhdueshëm dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë përmes aplikacionit tonë eDogana çdo praktikë të dëmshme apo kontrabandë që mund të kenë dijeni. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar përpjekjet për të siguruar profesionalizëm dhe ekselencë në shërbimin publik, si dhe për të punuar në inovacione në procedurat doganore dhe partneritete për të luftuar efektivisht korrupsionin.

LEXO MË SHUMË
Dogana në bashkëpunim me IPK arreston një Doganier dhe një Polic për mitmarrje

Dogana në bashkëpunim me IPK arreston një Doganier dhe një Polic për mitmarrje

Prishtinë/Hani i Elezit, 5 Nëntor 2024   
Mbrëmë Task Forca e përbashkët Doganë-Polici në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë identifikuar një rast korrupsioni ku të dyshuar ishin një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor. 
Menjëherë pas dyshimit se zyrtarët në koordinim merrnin pagesa të jashtë ligjshme u njoftua Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe njësitë relevante të Doganës të cilët në koordinim realizuan arrestimin e një zyrtari doganor dhe një zyrtari policor për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme. Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet në Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtëve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 
Ky aksion është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit doganor dhe policor të Kosovës. Task Forca Doganë-Polici mbetet e angazhuar në mënyrë të vendosur për të çrrënjosur çdo formë të sjelljes së paligjshme dhe për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit .  Dogana e Kosovës dhe IPK inkurajojnë qytetarët që të raportojnë çfarëdo akti të paligjshëm përmes mekanizmave të dedikuar të raportimit për të rritur më tej transparencën dhe sigurinë në shërbimet tona.


LEXO MË SHUMË