• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

17/03/2025

Komunikatë e Përbashkët për Media e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Doganës së Kosovës (DK)

Prishtinë 15 mars 2025,  Me qëllim  lehtësimin e tregtisë, parandalimin e  monopolizimin dhe shmangjen e kostove të larta të testimeve laboratorike për kontrollin e cilësisë në tregun e brendshëm, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU). Kjo marrëveshje garanton që testet laboratorike do të kryhen pa asnjë barrë financiare për buxhetin e MINT-it apo bizneset, duke siguruar transparencë dhe integritet në këtë proces dhe duke përmirësuar standardet e kontrollit të cilësisë.

Që nga vendimi i Ministres së MINT, Rozeta Hajdari, Dogana e Kosovës ka marrë përsipër kryerjen e testimeve laboratorike për të garantuar konformitetin e derivateve të naftës të importuara në Kosovë. Me kalimin nga laboratorët privat në laboratorët shtetërorë, kemi arritur të kursejmë ekonominë e Kosovës dhe qytetarët nga kosto të panevojshme prej 1.1 milionë eurosh. 
Për më tepër, nga nëntori i vitit 2021, për herë të parë kemi nisur kontrollin e cilësisë për vajrat motorikë dhe hidraulikë. Që atëherë, laboratori i Doganës së Kosovës ka kryer testime për 910 mostra të vajrave, prej të cilave 78 nuk i kanë përmbushur standardet dhe janë ndaluar nga hyrja në treg.

Gjithashtu, kemi kryer auditimin e katër operatorëve privat të licencuar për përzierjen e karburanteve dhe vajrave për ngrohje. Pas inspektimeve, Dogana e Kosovës konstatoi se operatorët nuk po respektonin masat e mbikëqyrjes, ndërkaq MINT vendosi revokimin e licencave të tyre. Si rezultat, bazuar në kërkesat e tregut dhe rritjen e mbikëqyrjes, kemi parandaluar shmangien tatimore që mund potencialisht të ndodhte përmes këtyre operatorëve, duke kursyer buxhetin e Kosovës me rreth 3.5 milionë euro në vit.

Me fuqizimin e mëtejshëm të laboratorit shtetëror, kemi hedhur bazat për zgjerimin e kapaciteteve të tij, duke siguruar një sistem të pavarur dhe të besueshëm të testimit që i shërben nevojave të tregut dhe qytetarëve të Kosovës, rritjes së cilësisë së produkteve, mbrojtjes së konsumatorit dhe efikasitetit ekonomik.komunikate. 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Njoftim për Komunitetin e Biznesit në Kosovë/Informacion mbi Sistemin e Kontrollit të Importit 2 (ICS2) të BE-së

Njoftim për Komunitetin e Biznesit në Kosovë/Informacion mbi Sistemin e Kontrollit të Importit 2 (ICS2) të BE-së

Dogana e Kosovës ka pranuar një njoftim nga BE- DG TAXUD , ku i informon të gjitha vendet për rregullat e reja  të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së, në lidhje me sistemin e ri që do të filloj së zbatuari nga data 1 Prilli 2025, e që ka të bëjë me  sistemin e  sigurisë dhe mbikëqyrjes doganore të BE-së,  për para-arritjen e mallrave – Import Control System 2 (ICS2) . Kjo kërkesë dhe rregull e re do të kërkojë nga gjithë transportuesit hekurudhorë dhe rrugorë të deklarojnë të dhëna në para-arritje të mallrave që dërgohen drejt apo përmes BE-së. Kjo procedure duhet të bëhet përmes Deklaratës së Plotë të Përmbledhjes së Hyrjes (ENS).
Për më shumë detaje, ju lutemi gjeni të bashkangjitur njoftimin e pranuar nga BE si dhe njoftimin nga Dogana e Kosovës.

Njoftim për Komunitetin e Biznesit në Kosovë/Informacion mbi Sistemin e Kontrollit të Importit 2 (ICS2) të BE-së

DG TAXUD - ICS2 Letter - EU Delegations
LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës vlerësohet nga Organizata Botërore e Doganave për pjesëmarrjen në Operacionin TENTACLE 2024

Dogana e Kosovës vlerësohet nga Organizata Botërore e Doganave për pjesëmarrjen në Operacionin TENTACLE 2024

27 mars 2025, Bruksel,  Dogana e Kosovës ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga Organizata Botërore e Doganave (WCO) për kontributin e saj aktiv në Operacionin TENTACLE 2024, një nismë ndërkombëtare e fokusuar në luftën kundër krimit transnacional, trafikimit të paligjshëm dhe financimit të terrorizmit.

Në kuadër të këtij operacioni, Dogana e Kosovës ka luajtur një rol domethënës përmes veprimeve të koordinuara, shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të masave parandaluese, duke ndihmuar në identifikimin dhe ndalimin e rrjeteve kriminale. Rezultatet e operacionit tregojnë përkushtimin e Kosovës në përpjekjet globale për siguri dhe sundim të ligjit.

Ky vlerësim nga WCO konfirmon angazhimin e Doganës së Kosovës për forcimin e integritetit, transparencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vijuar rolin e saj në rritjen e sigurisë kufitare dhe mbrojtjen e shoqërisë nga kërcënimet kriminale, duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis tregtar të ligjshëm dhe të sigurt.

LEXO MË SHUMË