• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

04/12/2024

Ministri Murati nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në çështjet doganore me Arabinë Saudite

Riad 4 Dhjetor 2024 – Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë forcuar marrëdhëniet e tyre bilaterale me nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim dhe Asistencë të Ndërsjellë në Çështjet Doganore. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Punës dhe Ttansfereve të Republikës së Kosovës, z. Hekuran Murati, dhe homologu i tij saudit, z. Mohammed Al-Jadaan, në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, e mbajtur në Riad.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, dhe atasheu doganor, z. Bekim Mehmetaj. 
Drejtori Llugaliu vlerësoj rëndësinë strategjike të kësaj marrëveshjeje për zhvillimin e sistemit doganor të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Qëllimet kryesore të marrëveshjes janë forcimi i bashkëpunimit për zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbrojtjen e interesave ekonomike, të të dy vendeve, si dhe rritja e transparencës dhe sigurisë kufitare. Kjo marrëveshje gjithashtu siguron shkëmbimin e informacionit për:
Luftimin e trafikimit të paligjshëm, përfshirë armët, drogën, mallrat e falsifikuara dhe materialet e ndaluara;
Forcimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurisë kombëtare;
Shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës teknike në aspekte të tilla si auditimi pas zhdoganimit, mbrojtja e pronës intelektuale, teknologjitë e sigurisë dhe zbatimi i procedurave të modernizuara doganore.

Marrëveshja e nënshkruar ndjek udhëzimet e Këshillit të Bashkëpunimit Doganor (Organizata Botërore e Doganave) dhe ka një zbatim të gjerë territorial që përfshin të dyja shtetet kontraktuese. Bashkëpunimi do të realizohet në bazë të parimeve të ndërsjella, përfshirë shkëmbimin e informacionit, ekspertizës dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të specializuara.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të saj dhe ndërtimit të partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e sigurisë kombëtare.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i Doganës mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së në Budapest

Drejtori i Doganës mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së në Budapest

Budapest, 18 nëntor 2024 Në organizimin e Administratës Tatimore dhe Doganore të Hungarisë (NTCA) dhe përfaqësuesve të Qeverisë Hungareze, në kuadër të Presidencës Hungareze të BE-së, drejtuesit e administratave doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, bashkë me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe organizatave rajonale, u takuan në Budapest për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e integrimit evropian.
Në adresimin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për përpjekjet e autoriteteve të Hungarisë për organizimin e këtij takimi në kohën kur procesi i integrimit ka shënuar progres me nismat siç është plani i rritjes dhe proceset tjera integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më tej zt. Llugaliu shpalosi angazhimin e Doganës së Kosovës në ndërtimin dhe avancimin e kapaciteteve institucionale, duke kontribuar në mënyrë aktive në nismat rajonale dhe evropiane. Z. Llugaliu prezantoi gjithashtu qasjen pro-aktive të Doganës së Kosovës ndaj sfidave të bashkëpunimit rajonal dhe atij me vendet e BE-së, duke propozuar zgjidhje konkrete që fuqizojnë lidhjen ekonomike dhe tregtare të rajonit të l Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së.
Lehtësimi i tregtisë dhe bashkëpunimi me Doganën Shqiptare Z. Llugaliu theksoi rezultatet e bashkëpunimit të ngushtë me Doganën Shqiptare, duke përmendur suksesin e zhdoganimit në Portin e Durrësit dhe Porto Romano. Si rezultat, ekonomia e Kosovës ka kursyer rreth 9 milionë euro në vit, ndërsa qarkullimi përmes këtyre porteve drejt Kosovës është rritur me mbi 40%. Kjo rritje përkthehet në efikasitet më të lartë të zinxhirëve logjistikë dhe përfitime më të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Përveç kësaj, z. Llugaliu nënvizoi rolin e korridoreve të gjelbra dhe procedurave të harmonizuara në përmirësimin e qarkullimit të mallrave dhe lehtësimin e tregtisë ndërkufitare, duke përforcuar rolin e Doganës së Kosovës si një partner kyç në nismat rajonale dhe proceset integruese evropiane.
Raporti i Progresit dhe reformat e vazhdueshme Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën ka njohur progresin në Kapitullin 29 (Dogana), duke vlerësuar përmirësimet strukturore dhe reduktimin e sfidave. Ky vlerësim konfirmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të avancuar jo vetëm në procesin e integrimit evropian, por edhe në përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe politikave të brendshme përmes reformave të vazhdueshme.
Angazhimi për modernizim dhe integrim Dogana e Kosovës do të vazhdojë të luajë një rol kyç në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmbushjen e standardeve të BE-së, duke kontribuar kështu në një të ardhme më të integruar dhe më konkurruese për rajonin. 

LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës parandalon futjen e cigareve ilegale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Dogana e Kosovës parandalon futjen e cigareve ilegale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Prishtinë, 6 Dhjetor 2024 – Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, realizoi me sukses një operacion të rëndësishëm taktik, duke parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.”
Gjatë këtij operacioni, u identifikuan dhe u ndaluan individë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, duke shmangur një dëm financiar.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e masave kundër kontrabandës dhe aktivitetit të paligjshëm ekonomik, duke përdorur teknologji të avancuar dhe analizë të rrezikut për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit. Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes linjës falas 0800 50095, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e ekonomisë dhe sigurisë publike.

LEXO MË SHUMË