• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

06/11/2024

Dogana e Kosovës thyen rekordin e të hyrave me mbi 1.5 miliard Euro

Prishtinë, 5 Nëntor 2024 – Fillimi i muajit nëntor shënoi një arritje historike për Doganën e Kosovës, pasi janë mbledhur mbi 1.5 miliardë euro të hyra. Kjo shifër e jashtëzakonshme përfaqëson një rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat.
Përmirësimi i Procedurave Doganore: Implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar ndjeshëm në efikasitetin e procesit.
Lufta Kundër Kontrabandës: Masa të intensifikuara në bashkëpunim me agjencitë e tjera kanë ndihmuar në uljen e aktiviteteve ilegale dhe rritjen e të hyrave.
Rritja e Transparencës: Fushatat për të edukuar publikun dhe bizneset mbi përputhshmërinë ligjore kanë rritur ndërgjegjësimin dhe përputhshmërinë, duke sjellë përfitime për të gjithë.
Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe të vazhdueshme, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit. Institucioni inkurajon qytetarët të raportojnë çdo akt të dyshimtë ose joetik përmes numrit pa pagesë 0800 50095, për të ruajtur integritetin dhe transparencën e shërbimeve.a

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana në bashkëpunim me IPK arreston një Doganier dhe një Polic për mitmarrje

Dogana në bashkëpunim me IPK arreston një Doganier dhe një Polic për mitmarrje

Prishtinë/Hani i Elezit, 5 Nëntor 2024   
Mbrëmë Task Forca e përbashkët Doganë-Polici në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë identifikuar një rast korrupsioni ku të dyshuar ishin një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor. 
Menjëherë pas dyshimit se zyrtarët në koordinim merrnin pagesa të jashtë ligjshme u njoftua Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe njësitë relevante të Doganës të cilët në koordinim realizuan arrestimin e një zyrtari doganor dhe një zyrtari policor për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme. Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet në Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtëve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 
Ky aksion është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit doganor dhe policor të Kosovës. Task Forca Doganë-Polici mbetet e angazhuar në mënyrë të vendosur për të çrrënjosur çdo formë të sjelljes së paligjshme dhe për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit .  Dogana e Kosovës dhe IPK inkurajojnë qytetarët që të raportojnë çfarëdo akti të paligjshëm përmes mekanizmave të dedikuar të raportimit për të rritur më tej transparencën dhe sigurinë në shërbimet tona.


LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës priti në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë

Dogana e Kosovës priti në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë

Dogana e Kosovës priti sot në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë, z. Genti Gazheli dhe delegacionin e tij, të cilët u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, dhe ekipi i tij. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me operacionet efikase të zhdoganimit në portin e Durrësit, funksionimin e përbashkët në pikën kufitare Morinë/Vërmicë, si dhe u shkëmbyen informata mbi përparimin e zhvillimeve aktuale dhe projekteve që synojnë rritjen e efikasitetit për adresimin e ekonomisë joformale, mbrojtjen e shoqërisë dhe lehtësimin e tregtisë, sipas praktikave më të mira dhe në përputhje me acquis të BE-së.
U theksua se marrëveshjet për integrimin e sistemeve tona dhe bashkëpunimi për lehtësimin e tregtisë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, kursimet për ekonomitë tona dhe gjithashtu rritjen e konkurrueshmërisë së Portit të Durrësit. Një sukses i tillë është reflektuar si arritje e rëndësishme edhe në raportin e fundit të BE-së për vendin.
Përfaqësuesit e Doganave të Shqipërisë informuan gjithashtu mbi fillimin e negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, duke ndarë informacione të rëndësishme me Doganën e Kosovës, që do të ndihmojnë në përgatitjet për këtë proces. Drejtorët e përgjithshëm ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të siguruar shkëmbim efikas të përvojave për përmirësimin e kapaciteteve doganore për sfidat e ardhshme.

LEXO MË SHUMË