• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

07/11/2024

Dogana e Kosovës priti në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë

Dogana e Kosovës priti sot në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë, z. Genti Gazheli dhe delegacionin e tij, të cilët u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, dhe ekipi i tij. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me operacionet efikase të zhdoganimit në portin e Durrësit, funksionimin e përbashkët në pikën kufitare Morinë/Vërmicë, si dhe u shkëmbyen informata mbi përparimin e zhvillimeve aktuale dhe projekteve që synojnë rritjen e efikasitetit për adresimin e ekonomisë joformale, mbrojtjen e shoqërisë dhe lehtësimin e tregtisë, sipas praktikave më të mira dhe në përputhje me acquis të BE-së.
U theksua se marrëveshjet për integrimin e sistemeve tona dhe bashkëpunimi për lehtësimin e tregtisë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, kursimet për ekonomitë tona dhe gjithashtu rritjen e konkurrueshmërisë së Portit të Durrësit. Një sukses i tillë është reflektuar si arritje e rëndësishme edhe në raportin e fundit të BE-së për vendin.
Përfaqësuesit e Doganave të Shqipërisë informuan gjithashtu mbi fillimin e negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, duke ndarë informacione të rëndësishme me Doganën e Kosovës, që do të ndihmojnë në përgatitjet për këtë proces. Drejtorët e përgjithshëm ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të siguruar shkëmbim efikas të përvojave për përmirësimin e kapaciteteve doganore për sfidat e ardhshme.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës thyen rekordin e të hyrave me mbi 1.5 miliard Euro

Dogana e Kosovës thyen rekordin e të hyrave me mbi 1.5 miliard Euro

Prishtinë, 5 Nëntor 2024 – Fillimi i muajit nëntor shënoi një arritje historike për Doganën e Kosovës, pasi janë mbledhur mbi 1.5 miliardë euro të hyra. Kjo shifër e jashtëzakonshme përfaqëson një rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat.
Përmirësimi i Procedurave Doganore: Implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar ndjeshëm në efikasitetin e procesit.
Lufta Kundër Kontrabandës: Masa të intensifikuara në bashkëpunim me agjencitë e tjera kanë ndihmuar në uljen e aktiviteteve ilegale dhe rritjen e të hyrave.
Rritja e Transparencës: Fushatat për të edukuar publikun dhe bizneset mbi përputhshmërinë ligjore kanë rritur ndërgjegjësimin dhe përputhshmërinë, duke sjellë përfitime për të gjithë.
Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe të vazhdueshme, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit. Institucioni inkurajon qytetarët të raportojnë çdo akt të dyshimtë ose joetik përmes numrit pa pagesë 0800 50095, për të ruajtur integritetin dhe transparencën e shërbimeve.a

LEXO MË SHUMË
Parandalohen dy tentime për kontrabandë, sekuestrohen mallra me vlerë afër 20000 mijë euro

Parandalohen dy tentime për kontrabandë, sekuestrohen mallra me vlerë afër 20000 mijë euro

Hani Elezit, 11 nëntor 2024,  Dogana e Kosovës parandaloj dy tentime të kontrabandës në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit, duke kapur mallra të padeklaruara në dy raste të ndara.
Rasti 1: mbrëmë më ora 20:50, oficerët doganorë ndaluan një automjet me targa kosovare. Derisa pala kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar, u përgjigj "Jo." Gjatë një kontrolli të bagazhit dhe ndarjes së gomës rezervë, oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura , me një vlerë totale prej 13,699.70 €. Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre.
Rasti 2: mbrëmë në orën 22:45, një automjet targa të RMV u ndalua për kontroll. Pas deklarimit të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficerët kryen një kontroll të dytë dhe zbuluan 40,000 cigare elektronike me vlerë prej 4,340.00 €, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit. 
Të dy personat kanë shkelur Kodin e Doganës dhe të Akcizave të Kosovës. Rastet i janë referuar Sektorit të Kundërvajtjeve Doganore për veprime të mëtejshme ligjore, derisa sektori i Hetimeve është duke punuar në hetime shtesë.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë ose joetike përmes numrit falas 0800 50095, duke mbrojtur kështu ekonominë dhe sigurinë e vendit.

LEXO MË SHUMË