SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në takimin e rregullt tre ditor të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në takimin e rregullt tre ditor të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Bruksel, 24 Qershor 2023. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka marr pjesë në takimin e rregullt tre ditor të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), i cili është trupi më i lartë qeverisës në organizatë. Takimi ka filluar me datë 22 dhe ka përfunduar sot dhe si mbledhje e rregullt shërben si një forum i rëndësishëm për diskutimin e çështjeve të rëndësishme doganore në nivel global, formulim të politikave, vlerësim të progresit të OBD-së, vendimmarrje për të ardhmen e organizatës si dhe shërben si mundësi për njohje dhe rrjetëzim në mes të anëtarëve të OBD-së nga e gjithë bota.

Gjatë punimeve sipas programit Këshilli ka zgjedhur edhe udhëheqësinë e re, konkRetisht Sekretar i Përgjithshëm me mandat nga viti i ardhshëm është zgjedhur zt. Ian Saunders nga Dogana e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Kryesues i Këshillit me mandat një vjeçar është zgjedhur Edward Kieswetter nga Afrika e Jugut.

Kosova ka qenë pjesëmarrëse aktive dhe kontribuese në punën e OBD-së në të gjitha mundēsitë e përfshirjes, duke filluar me pejsmarrjen në operacionet e përbashkëta të zbatimit të ligjit, programet për ngritje të kapaciteteve dhe praktikave të punës, ndërkaq që kontributin më të theksuar e ka dhënë me angazhimin e ekspertëve tanë të akredituar në fushën e zbatimit të ligjit, të cilët vazhdojnë të ofrojnë ekspertizën e tyre në programet trajnuese të OBD-së në vende të ndryshme të botës. Për këtë Dogana e Kosovës në shumë raste është falenderuar nga OBD.

Rikujtojmë se Dogana e Kosovës ka qenë e nderuar me vizitën e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikurya në fund të prillit. Dr. Mikurya gjatë adresimit para mediave pati shprehur vlerësim të lartë për zhvillimet dhe arritjet e Doganës së Kosovës dhe ka vënë në dukje angazhimin tonë për të implementuar praktikat bashkëkohore. Ky vlerësim na inkurajon të vazhdojmë punën dhe të përparojmë në përmirësimin e performancës së Doganës në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Bashkëpunimi jonë me Organizatën Botërore të Doganave është një pjesë e rëndësishme e kësaj përpjekjeje dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë të jemi aktorë konstruktivë në këtë fushë.

Gjenden pesë (5) emigrant ilegal në një kamion të mallrave

Gjenden pesë (5) emigrant ilegal në një kamion të mallrave

Prishtinë, 16 Qershor  2023. Oficerët e doganës sot gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë (5) persona të fshehur brenda një kamioni që trasportonte mallra.

Sipas deklaratave të personave të gjithë refugjatët janë nga Siria,  emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095 ose përmes aplikacionit tonë (e-dogana).

Sekuestrohen medikamente në Skenderaj

Sekuestrohen medikamente në Skenderaj

Skënderaj  2 Qershor  2023 Njësitë e Doganës së Kosovës kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skënderaj.

Më saktësisht pas pranimit të informatave nga qytetarët, zyrtarët e Doganës kanë kryer  një kontrollë në  një barnatore. Kontrolli ka zbuluar  mallra, respektivisht  barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Sekuestrohen mbi 35000 litra pije alkoolike të prodhuar pa autorizim

Sekuestrohen mbi 35000 litra pije alkoolike të prodhuar pa autorizim

Prishtina 22 Maj 2023 Njësitë e Doganës së Kosovës pas sigurimit të informatave se në fshatin Novak të Prizrenit është duke u realizuar prodhimi i pijeve alkoolike pa autorizim, kanë organizuar një aksion me qëllim verifikimin e kompanisë së dyshuar.  

Njësitë e Doganës së Kosovës pas bastisjes në lokacionin e dyshuar në fshatin Novak, kanë gjetur sasinë 32,850.00 litra verë dhe 2,350.00 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar.   

Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga Dogana për prodhim dhe mbajtje janë pllombuar,  derisa sasia e gjetur është si në vijim:

  • Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra;
  • Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Cabernet Sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra;
  • Raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra;
  • Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra;
  • Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Cabernet Sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00 litra;
  • Raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra;
  • Mbetje te verës, sasia 200.00 litra;

Për mallin e konstatuar dhe të ndaluar si më sipër, taksat e akcizës arrin në vlerën rreth 30.000 mijë euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme pas intervistimit të personave përgjegjës. 

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Fillon operacioni ndërkombëtar KLADIUS

Fillon operacioni ndërkombëtar KLADIUS

Vërmicë 9 Maj 2023 Sot oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë një rast të tentim kontrabandës me duhan përmes automjetit të udhëtareve.

Dogana e Kosovës në kuadër të operacionit ndërkombëtar  KLADIUS ku janë duke marr pjesë  Doganat e Ballkanit perëndimor ka gjetur rezultatet e para në luftën kundër kontrabandës.

Sot njësitë e Doganës pjesëmarrëse në operacion  kanë ndaluar një automjet që vinte nga Republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtarëve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme.  Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse. 

Operacioni  KLAUDIUS  fokusohet në parandalimin e lëvizjeve të mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit Perëndimor përmes intensifikimit të kontrolleve në pikat e kalimit me rrezik të lartë në të gjithë rajonin si dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale ndërmjet administratave doganore  Ky operacion ndërkombëtar do të zgjat rreth 5 ditë dhe Dogana e Kosovës arriti rezultatet e para.  

Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 4 Maj Sot Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO), për kompaninë kosovare prodhuese “Ventius International” ” LLC nga Gjakova.

Me këtë rast, kjo kompani ka përmbushur në përpikëri standardet më të larta të parapara me legjislacionin doganor dhe nga lehtësirat e veçanta që lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë,  në kuadër të programit të OEA.

Kompania Ventius International LLC është një nga eksportuesit më të rëndësishëm në Kosovë dhe ka dëshmuar se ka ngritur kapacitetet bashkëkohore në fushën e sigurisë në zinxhirin furnizues.

Krahas shumë lehtësirave tjera që ka ofruar Dogana e Kosovës së fundi, ofrimi i një autorizimi të ri shton vlerat në fondin e lehtësirave, gjë që ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit të operacioneve tregtare dhe prodhuese, sidomos tek eksportuesit e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht nënkupton krijimin e një ambienti më të favorshëm për prodhuesit, gjë që do të ndikoj edhe në tërheqjen e investimeve të huaja, krahas lehtësirave tjera dhe përparësive që ofrojnë institucionet përkatëse dhe ekonomia e Kosovës në përgjithësi.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit

Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së Kunio Mikuriya  viziton Doganën e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së Kunio Mikuriya viziton Doganën e Kosovës

Prishtinë 28 Prill 2023 në ditën e dytë të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikuriya filloj me vizitën në Drejtorinë e Doganës së Kosovës.

Kjo është vizita e parë e Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së (Organizatës Botërore të Doganave) në Doganën e Kosovës. Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu fillimisht i uroj mirëseardhje dhe theksoj se Dogana e Kosovës respektivisht Republika e Kosovës është e privilegjuar me vizitën historike.

Drejtori i përgjithshëm theksoj “Dogana e Kosovë është mirënjohëse me përkrahjen që na është dhënë në anëtarësimin tonë në ODB. Dogana e Kosovës përmes qasjes që kemi pasur ne OBD dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë kemi përfituar me avancimin e praktikave me të mira”. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm njoftoj Sekretarin lidhur me  përmirësim e rezultateve në të hyra, avancimet në fushën e mbrojtjes së shoqërisë dhe avancimin e sistemit të lehtësirave tregtare.

Nga ana tjetër Sekretarit i Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikuriya theksoi “ Jam i lumtur me ju pasi shoh përparim shumë këto vitet e fundit dhe ne do te jemi afër juve qe të ju ofrojmë përkrahje tonë në të gjitha fushat. Isha mjaft i impresionuar nga vizita dje, e sidomos nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të kufirit e cila udhëhiqet nga Dogana në mënyrë të përkryer. Jam krenar me ju sepse keni arritur shumë si një organizatë e re”

Stafi i Doganës prezent patën gjithashtu mundësinë të diskutojnë direkt me Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së lidhur me çështjet e ndryshme doganore. Drejtori i Përgjithshëm së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm vizituan ambientet e punës në Doganën e Kosovës. Pas takimit Drejtori i përgjithshëm dhe Sekretarit i Përgjithshëm i OBD-së mbajtën një konferencë për media. Derisa pasdite do të vizitohet edhe pikë kalimi kufitar i Vërmicës.

Zbulohet një punëtori për prodhimin e duhanit

Zbulohet një punëtori për prodhimin e duhanit

Viti, 27 mars 2023 Njësitë e Doganës kanë arritur që të zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.

Pas hetimve të përbashkëta në mes të Doganës dhe Policisë, sot me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe më pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve (Viti). Gjatë bastisjes njësitë e Doganës kanë hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit. Vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuar.

Të gjitha pajisjet dhe duhani janë sekuestruar derisa katër (4) persona përgjegjës janë ndaluar dhe për momentin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit.

Videon mund ta gjeni ne këtë link: https://fb.watch/jxiU8QtOu_/

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Zbulohen rreth 30.000 euro mjete monetare të padeklaruara

Zbulohen rreth 30.000 euro mjete monetare të padeklaruara

Prishtinë, 21 mars 2023 Njësitë e Doganës kanë arritur që të zbulojnë dhe parandalojnë futjen e mjeteve monetare në formë ilegale.

Sot në orët e para të mëngjesit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës  është paraqitur  automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Automjeti është ndaluar për kontrollë dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policinë është bërë ekzaminimit fizik i automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe në çantën e laptop-it të ndara në katër paketime.

Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore , respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Prezantohet Udhërrëfyesi i Dritares të Vetme Kombëtare

Prezantohet Udhërrëfyesi i Dritares të Vetme Kombëtare

Prishtinë 20 mars  2023, Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të planeve për të përmirësuar mjedisin e të bërit biznes, me përkrahjen e Grupit të Bankës Botërore (IFC) ka ndërmarr një vlerësim për zbatim të konceptit të Dritares së Vetme Kombëtare (National Single Window). Vlerësimi është udhëhequr nga ekipi i Bankës Botërore dhe zyrtarët e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Doganës së Kosovës, si hisetar kryesor në këtë proces, duke përfshirë të gjitha institucionet që rregullojnë dhe mbikëqyrin tregtinë e jashtme të Republikës së Kosovës.

Udhërrëfyesi është përgatitur në përputhje me standardet ndërkombëtare të lehtësimit të tregtisë dhe ka prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e plota për ndërtimin e sistemit në fjalë.

Drejtori i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka theksuar rëndësinë në përfundimin e një udhërrëfyesi profesional, duke përfshirë të gjithë hisedarët dhe me referencë në standardet ndërkombëtare të lehtësirave tregtare, me ç’rast ka falënderuar ekipin zbatues të ekspertëve të Bankës Botërore dhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës si dhe përfaqësuesit e bizneseve, për kontributin e dhënë në këtë proces të rëndësishëm.

Koncepti i DVK konsiderohet përgjithësisht si njëra nga masat më ambicioze të lehtësimit të tregtisë dhe mundëson aplikimin dhe pajisjen me leje dhe licenca tërësisht online dhe sistemet do të mundësojnë komunikim të plotë në bazë të proceseve në mes të institucioneve relevante, gjë që ulë koston dhe kohën e nevojshme për aktivitetet e eksportit dhe importit nga subjektet prodhuese dhe tregtare të Republikës së Kosovës.

Autorizohet kompania e tetë si operator i autorizuar ekonomik

Autorizohet kompania e tetë si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 27  shkurt 2023, –  Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik ( OAE).

Në kuadër të kësaj, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik për kompaninë kosovare “Albi Commerce” SH.p.k. – Prishtinë /OAE 008.

Kjo kompanimerret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë. Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta qe te përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D); në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar qe t’ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve të tilla që plotësojnë kriteret e  parapara me dispozitat ligjore ne fuqi.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

Zëvendës ambasadori Holandez viziton doganën e Kosovës

Zëvendës ambasadori Holandez viziton doganën e Kosovës

Prishtinë 8 shkurt 2023, –  Doganën e Kosovës sot e ka vizituar zëvendës ambasadori i Holandës z. Ronald Goldberg  si dhe z. Ivan Iliev (përfaqësuesi regjional për ekonomi  dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore) të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i  Doganës z. Agron Llugaliu.

Gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare. Zt. Llugaliu njoftoj të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit.

Zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve tona të jetë efikas dhe frytdhënës.