SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

27/02/2023

Autorizohet kompania e tetë si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 27  shkurt 2023, –  Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik ( OAE).

Në kuadër të kësaj, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik për kompaninë kosovare “Albi Commerce” SH.p.k. – Prishtinë /OAE 008.

Kjo kompanimerret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë. Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta qe te përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D); në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar qe t’ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve të tilla që plotësojnë kriteret e  parapara me dispozitat ligjore ne fuqi.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Prezantohet Udhërrëfyesi i Dritares të Vetme Kombëtare

Prezantohet Udhërrëfyesi i Dritares të Vetme Kombëtare

Prishtinë 20 mars  2023, Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të planeve për të përmirësuar mjedisin e të bërit biznes, me përkrahjen e Grupit të Bankës Botërore (IFC) ka ndërmarr një vlerësim për zbatim të konceptit të Dritares së Vetme Kombëtare (National Single Window). Vlerësimi është udhëhequr nga ekipi i Bankës Botërore dhe zyrtarët e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Doganës së Kosovës, si hisetar kryesor në këtë proces, duke përfshirë të gjitha institucionet që rregullojnë dhe mbikëqyrin tregtinë e jashtme të Republikës së Kosovës.

Udhërrëfyesi është përgatitur në përputhje me standardet ndërkombëtare të lehtësimit të tregtisë dhe ka prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e plota për ndërtimin e sistemit në fjalë.

Drejtori i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka theksuar rëndësinë në përfundimin e një udhërrëfyesi profesional, duke përfshirë të gjithë hisedarët dhe me referencë në standardet ndërkombëtare të lehtësirave tregtare, me ç’rast ka falënderuar ekipin zbatues të ekspertëve të Bankës Botërore dhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës si dhe përfaqësuesit e bizneseve, për kontributin e dhënë në këtë proces të rëndësishëm.

Koncepti i DVK konsiderohet përgjithësisht si njëra nga masat më ambicioze të lehtësimit të tregtisë dhe mundëson aplikimin dhe pajisjen me leje dhe licenca tërësisht online dhe sistemet do të mundësojnë komunikim të plotë në bazë të proceseve në mes të institucioneve relevante, gjë që ulë koston dhe kohën e nevojshme për aktivitetet e eksportit dhe importit nga subjektet prodhuese dhe tregtare të Republikës së Kosovës.

LEXO MË SHUMË
Zëvendës ambasadori Holandez viziton doganën e Kosovës

Zëvendës ambasadori Holandez viziton doganën e Kosovës

Prishtinë 8 shkurt 2023, –  Doganën e Kosovës sot e ka vizituar zëvendës ambasadori i Holandës z. Ronald Goldberg  si dhe z. Ivan Iliev (përfaqësuesi regjional për ekonomi  dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore) të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i  Doganës z. Agron Llugaliu.

Gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare. Zt. Llugaliu njoftoj të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit.

Zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve tona të jetë efikas dhe frytdhënës.

LEXO MË SHUMË