SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

08/02/2023

Zëvendës ambasadori Holandez viziton doganën e Kosovës

Prishtinë 8 shkurt 2023, –  Doganën e Kosovës sot e ka vizituar zëvendës ambasadori i Holandës z. Ronald Goldberg  si dhe z. Ivan Iliev (përfaqësuesi regjional për ekonomi  dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore) të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i  Doganës z. Agron Llugaliu.

Gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare. Zt. Llugaliu njoftoj të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit.

Zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve tona të jetë efikas dhe frytdhënës.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Autorizohet kompania e tetë si operator i autorizuar ekonomik

Autorizohet kompania e tetë si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 27  shkurt 2023, –  Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik ( OAE).

Në kuadër të kësaj, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik për kompaninë kosovare “Albi Commerce” SH.p.k. – Prishtinë /OAE 008.

Kjo kompanimerret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë. Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta qe te përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D); në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar qe t’ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve të tilla që plotësojnë kriteret e  parapara me dispozitat ligjore ne fuqi.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

LEXO MË SHUMË
Ambasadorja izraelite viziton Doganën e Kosovës

Ambasadorja izraelite viziton Doganën e Kosovës

Prishtinë 2 shkurt 2023, – Ambasadorja znj. Tamar Ziv, Ambasadore jorezidente e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës dhe z. Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Dhomave të Tregtisë të Shtetit të Izraelit (FICC),  sot vizituan Drejtorinë e Doganës së Kosovës.

Në Doganë znj. Ziv u prit nga menaxhmenti i lartë i Doganës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm z. Agron Llugaliu me bashkëpunëtor.

Fillimisht, Drejtori I Përgjithshëm zt. Llugaliu në pika të shkurta, informoi znj. Ziv me zhvillimet e Doganës  në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, sfidat dhe planet për të ardhmen. 

Gjithashtu në takim është diskutuar mundësia thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik tregtarë në me të Kosovës dhe Izraelit.

LEXO MË SHUMË