SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

27/03/2023

Zbulohet një punëtori për prodhimin e duhanit

Viti, 27 mars 2023 Njësitë e Doganës kanë arritur që të zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.

Pas hetimve të përbashkëta në mes të Doganës dhe Policisë, sot me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe më pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve (Viti). Gjatë bastisjes njësitë e Doganës kanë hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit. Vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuar.

Të gjitha pajisjet dhe duhani janë sekuestruar derisa katër (4) persona përgjegjës janë ndaluar dhe për momentin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit.

Videon mund ta gjeni ne këtë link: https://fb.watch/jxiU8QtOu_/

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së Kunio Mikuriya  viziton Doganën e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së Kunio Mikuriya viziton Doganën e Kosovës

Prishtinë 28 Prill 2023 në ditën e dytë të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikuriya filloj me vizitën në Drejtorinë e Doganës së Kosovës.

Kjo është vizita e parë e Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së (Organizatës Botërore të Doganave) në Doganën e Kosovës. Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu fillimisht i uroj mirëseardhje dhe theksoj se Dogana e Kosovës respektivisht Republika e Kosovës është e privilegjuar me vizitën historike.

Drejtori i përgjithshëm theksoj “Dogana e Kosovë është mirënjohëse me përkrahjen që na është dhënë në anëtarësimin tonë në ODB. Dogana e Kosovës përmes qasjes që kemi pasur ne OBD dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë kemi përfituar me avancimin e praktikave me të mira”. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm njoftoj Sekretarin lidhur me  përmirësim e rezultateve në të hyra, avancimet në fushën e mbrojtjes së shoqërisë dhe avancimin e sistemit të lehtësirave tregtare.

Nga ana tjetër Sekretarit i Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikuriya theksoi “ Jam i lumtur me ju pasi shoh përparim shumë këto vitet e fundit dhe ne do te jemi afër juve qe të ju ofrojmë përkrahje tonë në të gjitha fushat. Isha mjaft i impresionuar nga vizita dje, e sidomos nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të kufirit e cila udhëhiqet nga Dogana në mënyrë të përkryer. Jam krenar me ju sepse keni arritur shumë si një organizatë e re”

Stafi i Doganës prezent patën gjithashtu mundësinë të diskutojnë direkt me Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së lidhur me çështjet e ndryshme doganore. Drejtori i Përgjithshëm së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm vizituan ambientet e punës në Doganën e Kosovës. Pas takimit Drejtori i përgjithshëm dhe Sekretarit i Përgjithshëm i OBD-së mbajtën një konferencë për media. Derisa pasdite do të vizitohet edhe pikë kalimi kufitar i Vërmicës.

LEXO MË SHUMË
Zbulohen rreth 30.000 euro mjete monetare të padeklaruara

Zbulohen rreth 30.000 euro mjete monetare të padeklaruara

Prishtinë, 21 mars 2023 Njësitë e Doganës kanë arritur që të zbulojnë dhe parandalojnë futjen e mjeteve monetare në formë ilegale.

Sot në orët e para të mëngjesit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës  është paraqitur  automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Automjeti është ndaluar për kontrollë dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policinë është bërë ekzaminimit fizik i automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe në çantën e laptop-it të ndara në katër paketime.

Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore , respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË