• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

31/08/2023

Kontrollohen 5 lokacione (barnatore) ku gjenden mallra të kontrabanduara

Prishtinë 31 Gusht 2023, Njësitë e Doganës së Kosovës, sot kanë ushtruar kontrolle në pesë lokacione të ndara (barnatore) në Prishtinë me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara.

Bazuar në informatat e marra nga rrugët operative, njësitë e doganës kanë koordinuar një aksion në këto pesë lokacione. Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar.

Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve. Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Oficerët doganor parandalojnë kontrabandimin e barnave

Oficerët doganor parandalojnë kontrabandimin e barnave

Prishtinë 29 Gusht 2023, në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvaje kanë filluar.

Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË
Vizita e Presidentes shënon një moment historik në integrimin e zhdoganimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Vizita e Presidentes shënon një moment historik në integrimin e zhdoganimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Durrës, 5 shtator 2023 – Vizita e sotme e Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani- Sadriu në Portin e Durrësit ka nderuar arritjet e jashtëzakonshme që rezultojnë nga aranzhimi për kryerjen e operacioneve të zhdoganimit në Portin e Durrësit, që nga 1 tetori i vitit të kaluar. Kjo nismë strategjike, embështetur nga marrëveshja ndërshtetërore në mes të Qeverive tona dhe e dekretuar nga Presidentja dhe nxitur nga bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ka sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja vendet.

Me rastin e vizitës Presidentja Osmani -Sadriu shprehu mirënjohjen e saj për Doganat e të dyja vendeve dhetheksoj rëndësinë e përdorimit të këtij Porti nga ana e bizneseve kosovare, duke vënë në pah se zhdoganimi iDoganës së Kosovës në Portin e Durrësit kursen kohën dhe koston, sikurse edhe e lehtëson operimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Reduktimi i kostos i sjell përfitime ekonomisë së Kosovës

Një nga arritjet e theksuara është ulja e ndjeshme e kostove për ekonominë e Kosovës, duke arritur në një kursim vjetor prej 9 milionë euro. Ky efikasitet i kostos ka kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike të Kosovës dhe bizneseve të saj.

Rritja e Integrimit të Sistemit dhe Mundësive Ekonomike

Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e ka ngritur integrimin e sistemit në një nivel më të lartë, duke shërbyer si shembull unik në regjionin tonë. Kjo jo vetëm që thjeshton proceset doganore, por gjithashtu siguron një bazë të fortë për një integrim më të thellë ekonomik. Sinergjia që rezulton hap dyert për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik.

Rritja në trafikun e tregtisë së jashtme sjell përfitime për Shqipërinë

Porti i Durrësit ka shënuar një rritje të dukshme të trafikut nga tregtia e jashtme e Kosovës, duke u rritur me 50% më shumë se viti i kaluar. Ky fluks tregtar po përkthehet në të ardhura shtesë të konsiderueshme për Portin e Durrësit, duke e bërë atë dukshëm më konkurrues brenda rajonit. Ekonomia e Shqipërisë do të përfitojë ndjeshëm nga ky zhvillim.

Dogana e Kosovës sivjet ka arkëtuar 255 milionë euro nga procesi i zhdoganimit në Portin e Durrësit. E rëndësishme është se kjo është arritur pa asnjë implikim shtesë në kosto për fondet publike, falë efikasitetit të integrimit.

Integrimet e mëtejme në ardhmen dhe mësimet e nxjerra

Duke u bazuar nga mësimet e vlefshme të nxjerra gjatë këtij bashkëpunimi të suksesshëm, Doganat e Kosovës dhe Shqipërisë po eksplorojnë në mënyrë aktive mundësitë për të shtrirë integrime të ngjashme në fusha të tjera me interes të përbashkët. Kjo qasje e të menduarit përpara premton përfitime edhe më të mëdha ekonomike dhe logjistike në të ardhmen.

Ne i shprehim mirënjohje të përzemërt zyrtarëve të përkushtuar të Administratave Doganore të Kosovës dhe Shqipërisë, për përpjekjet e palodhshme të të cilëve kanë qenë të dobishme për ta bërë këtë integrim një sukses të jashtëzakonshëm.

Vizita e Presidentes shërben si një rast i rëndësishëm për të shënuar arritjet e kësaj marrëveshjeje të zhdoganimit dhe për të pritur një të ardhme edhe më të integruar dhe më prosperuese për Kosovën dhe Shqipërinë.

LEXO MË SHUMË