• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

09/09/2022

Parandalohet kontrabanda në dy raste të ndara

Prishtinë 9 shtator 2022, oficerët doganor kanë parandaluar dy raste të tentim  kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.

Në magjistralen Kaqanik – Ferizaj, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrollë, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar, mirëpo oficerët doganor kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg Mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. 

Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontrollë në një dyqan / Mobil Shop dhe me këtë rast janë gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë.  Telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe  ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Parandalohen mallrat e falsifikuara

Parandalohen mallrat e falsifikuara

Prishtinë 28 shtator 2022, Oficerët doganor gjatë muajit Shtator kanë ndërmarrë veprime në mbrojtjen e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallrave të falsifikuara. 

Si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional gjithashtu edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kemi arritur të konfiskojmë produkte higjenike të falsifikuara. Të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy”.

Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës shënon 23 vjetorin e fillimit të punës

Dogana e Kosovës shënon 23 vjetorin e fillimit të punës

Prishtinë 5 shtator 2022,  Kontributi i Doganës ndaj shtetit dhe shoqërisë edhe gjatë këtij viti ka qenë me rëndësi vitale, si në fushën e ekonomisë dhe të hyrave qoftë në mbrojtjen e shoqërisë. Këtë përvjetor e shënojmë me disa rekorde mbresëlënëse duke inkasuar kështu vetëm gjatë këtij viti afër 1 miliardë € të hyra, e që janë rreth 12.5 % më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Rritja e ndjeshme e të hyrave të inkasuara këtë vit është shënuar edhe përkundër thellimit të shkallës së lirimeve për lëndën e parë dhe burimet e energjisë për prodhuesit si përshkallëzimit të normës liruese konform marrëveshjeve të tregtisë së lirë nga importi i shteteve të BE-së dhe Turqisë.

Luftimi i krimit mbetet njëra ndër objektivat kryesore te doganës ku këtë vit vlera e mallrave të ndaluara, sekuestruara apo konfiskuara si rezultat i ndonjërës nga shkeljet penale apo administrative të konstatuara është në lartësi prej afër 6 milion euro nga mbi 2.3 milion euro sa ishin vitin paraprak në këtë periudhë.

Ngjashëm progres i ndjeshëm është regjistruar edhe në rritjen e vlerës së mallrave të eksportuara prej 29.3 % më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë krahasuese, ku nga  443 milion euro sa ishin vitin 2021 këtë vit eksporti i mallrave kap vlerën prej 574 milion €.   

Në përpjekjet për të adresuar sfidat nga praktikat jo profesionale, Dogana e Kosovës gjatë këtij viti, përveç masave të rëndomta disiplinore, ka marrë edhe masën për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për 11 zyrtar doganor të dyshimtë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e që është si numër më i madh se largimet nga puna që nga koha e pavarësimit të Doganës në vitin 2008. Dogana gjithashtu ka suspenduar edhe tre zyrtar, për të cilët është në vijim hetimi dhe masat tjera do të ndërmerren konform gjetjeve.

Me synim që të kemi një institucion të përgjegjshëm e në shërbim të plotë të interesit publik, ne mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët duke garantuar trajtim të drejtë të informatave të pranuara përmes aplikacionit konfidencial mobil (eDogana), të lansuar vitin e fundit,  apo edhe përmes formave tjera të kontaktit siç janë bërë publike numrat telefonik dhe llogaritë dixhitale.

Si rezultat i reformimit të proceseve të cilat kanë dhënë rezultate të rëndësishme, hulumtimi i rregullt i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i quajtur Pulsi Publik, i cili specifikisht matë besueshmërinë e qytetarëve ndaj Qeverisë, Gjyqësorit dhe Institucioneve të Sigurisë, ka gjetur se besueshmëria e qytetarëve ndaj Doganës së Kosovës është ranguar me rritje prej 18% më shumë se në matjen e paraprake. Një studim i Bankës Botërore për kohën e zhdoganimit ka gjetur se ka pasur përmirësim në kohën e zhdoganimit në import për 36% dhe në eksport prej 16% krahasuar me matjen paraprake. Ky është indikator shumë i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve të huaj. Ngjashëm edhe raporti i Zyrës Kombëtare të Auditorit nuk ka pasur asnjë gjetje të kualifikuar, ndërsa që gjetjet minore janë të pakta në numër dhe të pa rëndësishme në mirëfunksionimin e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës vijon të bëjë suksesshëm testimin e derivateve të naftës dhe vajrave të ndryshme, gjë që ka ndikuar ndjeshëm në rënien e kostos në njërën anë dhe rritjen e cilësisë së produkteve në anën tjetër. Dogana e Kosovës është pjesë e rrjetit evropian të laboratorëve dhe aktualisht laboratori ynë është duke marrë pjesë në testimin krahasimor me këtë rrjet, testim ky që do të dëshmojë mbi praktikat, standardet dhe pajisjet që përdorë laboratori ynë.

Gjatë këtyre 23 viteve Dogana ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat ku ka kompetenca për të vepruar, për çka duhet falënderuar zyrtarët e Doganës për kontributin e tyre në arritjet e deritanishme, por është shumë e rëndësishme të ri-përsërisim mirënjohjen tonë për përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, institucionet e zbatimit të ligjit, kompanitë dhe partnerët nga sektori privat si dhe partnerët e vendeve mike, e që duhet të veçojmë ndihmën e madhe në pajisje dhe njohuri që kemi pranuar në veçanti nga Qeveria e SHBA-së, Britania e Madhe dhe projektet e BE-së në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË