• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

28/09/2022

Parandalohen mallrat e falsifikuara

Prishtinë 28 shtator 2022, Oficerët doganor gjatë muajit Shtator kanë ndërmarrë veprime në mbrojtjen e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallrave të falsifikuara. 

Si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional gjithashtu edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kemi arritur të konfiskojmë produkte higjenike të falsifikuara. Të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy”.

Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Fillon zhdoganimi i plotë në Portin e Durrësit

Fillon zhdoganimi i plotë në Portin e Durrësit

Prishtinë 4 tetor 2022, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës Hekuran Murati dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë Delina Ibrahimaj kanë vizituar sot zyret e Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, gjithashtu janë shoqërua nga dy Drejtorët e e doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu si dhe i Doganës Shqipëtare z. Genti Gazheli.  Vizita është bërë me rastin e fillimit të zhdoganimit të plotë në portet e Durrësit për mallrat me destinacion Republikën e Kosovës. Zhdoganimi i mallrave në portet e Durrësit i mundëson ekonomisë së Kosovës që praktikisht të ketë qasje në det, duke lehtësuar kështu depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare.

Me këtë rast, Ministri Murati u shpreh se “me modalitetet e tanishme të funksionimit të zhdoganimit në portet e Durrësit, do t’i ulim kostot për bizneset dhe konsumatorët në rreth 2 milionë euro, kurse përmirësimi i kohës së zhdoganimit do të reflektohet në krijimin e kushteve optimale për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.”

Ministrja Ibrahimaj, në anën e saj, tha se zhdoganimi i mallrave me destinim Kosovën në portin e Durrësit është vetëm hapi i radhës në marrëdhëniet tona tregtare, duke theksuar edhe njëherë angazhimin e Qeverisë Shqiptare në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Derisa nga ana tjetër Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Agron Llugaliu theksoj “Sot është ditë e rëndësishme për Doganën e Kosovës, ngase po ofrojmë lehtësi të madhe dhe të prekshme për bizneset tona dhe në efekt të qytetarit dhe ekonomisë, për faktin se këto lehtësira mundësojnë kursime kohe dhe para për bizneset, të cilat mund të investohen në projekte të reja të bizneseve. Lehtësirat zëjn vend të rëndësishëm në planet strategjike të doganave në mbarë botën, prandaj një lehetësim kaq i prekshëm është edhe realizim i madh i planit strategjik, përtej dobive të shumëfishta nga aspekti kombëtarë. Më lejoni të falenderoj me këtë rast grupet punuese të Doganave tona si dhe zyrtarët e përfshirë të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, me shpresën që të avancojmë edhe më tej këto lehtësira.  Hapi i ardhshëm është krijimi i zyrës së përbashkët në Vermicë, për të cilën, edhe në nivel teknik jemi pajtuar se duhet të punojmë bashkërishtë për ta bërë si pikë kryesore për këmbimet e përbashkëta. Me të përfunduar punimet e filluara presim të shohim këto zhvillime që do të avancojnë edhe më tej lehtësirat dhe do të nxisin shkëmbimin mbarë kombëtarë tregtar“.

Në mbledhjen e fundit në mes të dy Qeverive, të mbajtur në qershor të këtij viti, është nënshkruar marrëveshja për analizimin e bashkimit të mundshëm doganor, i cili shënon integrimin tregtar në mes të dy ekonomive. Marrëveshja në mes Qeverive ofron një platformë të gjerë për mundësi efikase të lehtësirave. Me këtë aranzhman, në portet e Durrësit për interes të tregtarëve tonë zbatohet legjislacioni i Kosovës.  AUV është pjesë e iniciativës dhe ata do bëjnë kontrollet së bashku me AKU të Shqipërisë, gjë që ofron mundësi më të madhe të bashkëveprimi.

LEXO MË SHUMË
Parandalohet kontrabanda në dy raste të ndara

Parandalohet kontrabanda në dy raste të ndara

Prishtinë 9 shtator 2022, oficerët doganor kanë parandaluar dy raste të tentim  kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.

Në magjistralen Kaqanik – Ferizaj, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrollë, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar, mirëpo oficerët doganor kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg Mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. 

Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontrollë në një dyqan / Mobil Shop dhe me këtë rast janë gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë.  Telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe  ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË