• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

04/09/2022

Parandalohet kontrabanda në dy raste të ndara

Prishtinë 4 shtator 2022, oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë dy tentime për kontrabandim, ku janë kapur mallra ushqimore në rastin e parë, e derisa në të dytin vaj hidraulik.

Në Zveçan, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Me këtë rast është hasur në mallra ushqimore të kontrabanduar, respektivisht çokollata në sasi rreth 60 pako.

Derisa në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë.

Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palëve është inicuar procedurat kundërvajtese doganore.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës shënon 23 vjetorin e fillimit të punës

Dogana e Kosovës shënon 23 vjetorin e fillimit të punës

Prishtinë 5 shtator 2022,  Kontributi i Doganës ndaj shtetit dhe shoqërisë edhe gjatë këtij viti ka qenë me rëndësi vitale, si në fushën e ekonomisë dhe të hyrave qoftë në mbrojtjen e shoqërisë. Këtë përvjetor e shënojmë me disa rekorde mbresëlënëse duke inkasuar kështu vetëm gjatë këtij viti afër 1 miliardë € të hyra, e që janë rreth 12.5 % më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Rritja e ndjeshme e të hyrave të inkasuara këtë vit është shënuar edhe përkundër thellimit të shkallës së lirimeve për lëndën e parë dhe burimet e energjisë për prodhuesit si përshkallëzimit të normës liruese konform marrëveshjeve të tregtisë së lirë nga importi i shteteve të BE-së dhe Turqisë.

Luftimi i krimit mbetet njëra ndër objektivat kryesore te doganës ku këtë vit vlera e mallrave të ndaluara, sekuestruara apo konfiskuara si rezultat i ndonjërës nga shkeljet penale apo administrative të konstatuara është në lartësi prej afër 6 milion euro nga mbi 2.3 milion euro sa ishin vitin paraprak në këtë periudhë.

Ngjashëm progres i ndjeshëm është regjistruar edhe në rritjen e vlerës së mallrave të eksportuara prej 29.3 % më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë krahasuese, ku nga  443 milion euro sa ishin vitin 2021 këtë vit eksporti i mallrave kap vlerën prej 574 milion €.   

Në përpjekjet për të adresuar sfidat nga praktikat jo profesionale, Dogana e Kosovës gjatë këtij viti, përveç masave të rëndomta disiplinore, ka marrë edhe masën për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për 11 zyrtar doganor të dyshimtë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e që është si numër më i madh se largimet nga puna që nga koha e pavarësimit të Doganës në vitin 2008. Dogana gjithashtu ka suspenduar edhe tre zyrtar, për të cilët është në vijim hetimi dhe masat tjera do të ndërmerren konform gjetjeve.

Me synim që të kemi një institucion të përgjegjshëm e në shërbim të plotë të interesit publik, ne mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët duke garantuar trajtim të drejtë të informatave të pranuara përmes aplikacionit konfidencial mobil (eDogana), të lansuar vitin e fundit,  apo edhe përmes formave tjera të kontaktit siç janë bërë publike numrat telefonik dhe llogaritë dixhitale.

Si rezultat i reformimit të proceseve të cilat kanë dhënë rezultate të rëndësishme, hulumtimi i rregullt i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i quajtur Pulsi Publik, i cili specifikisht matë besueshmërinë e qytetarëve ndaj Qeverisë, Gjyqësorit dhe Institucioneve të Sigurisë, ka gjetur se besueshmëria e qytetarëve ndaj Doganës së Kosovës është ranguar me rritje prej 18% më shumë se në matjen e paraprake. Një studim i Bankës Botërore për kohën e zhdoganimit ka gjetur se ka pasur përmirësim në kohën e zhdoganimit në import për 36% dhe në eksport prej 16% krahasuar me matjen paraprake. Ky është indikator shumë i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve të huaj. Ngjashëm edhe raporti i Zyrës Kombëtare të Auditorit nuk ka pasur asnjë gjetje të kualifikuar, ndërsa që gjetjet minore janë të pakta në numër dhe të pa rëndësishme në mirëfunksionimin e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës vijon të bëjë suksesshëm testimin e derivateve të naftës dhe vajrave të ndryshme, gjë që ka ndikuar ndjeshëm në rënien e kostos në njërën anë dhe rritjen e cilësisë së produkteve në anën tjetër. Dogana e Kosovës është pjesë e rrjetit evropian të laboratorëve dhe aktualisht laboratori ynë është duke marrë pjesë në testimin krahasimor me këtë rrjet, testim ky që do të dëshmojë mbi praktikat, standardet dhe pajisjet që përdorë laboratori ynë.

Gjatë këtyre 23 viteve Dogana ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat ku ka kompetenca për të vepruar, për çka duhet falënderuar zyrtarët e Doganës për kontributin e tyre në arritjet e deritanishme, por është shumë e rëndësishme të ri-përsërisim mirënjohjen tonë për përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, institucionet e zbatimit të ligjit, kompanitë dhe partnerët nga sektori privat si dhe partnerët e vendeve mike, e që duhet të veçojmë ndihmën e madhe në pajisje dhe njohuri që kemi pranuar në veçanti nga Qeveria e SHBA-së, Britania e Madhe dhe projektet e BE-së në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË
Kapen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave

Kapen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave

Prishtinë 28 Gusht, oficerët doganor me urdhër të organeve kompetente kanë bastisur një objekt banimi në Podujevë ku edhe kanë gjetur mallra ilegale të kontrabanduara.  

Më saktësisht në Podujevë, oficerët doganor kanë kryer një bastisje në një banesë private ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë.

Me këtë rast janë konfiskuar:

23 copë Ant-Miner El 3 dhe
13 shtepiza 1 st cool

Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kanë njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bëjmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymës elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjisë elektrike  është mbi 40.000 mijë euro.

Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundervajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË