• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

02/11/2021

Rihapet terminali doganor i “Trepçës”, kryeministri Kurti: Po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetëve

Mitrovicë, 2 nëntor 2021

Nga sot është rihapur terminali doganor shtetëror brenda hapësirave të Ndërmarrjes Publike “Trepça” në Mitrovicë. Në ceremoninë hapëse, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në njërën anë dhe Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, kryesuesi i Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni dhe Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Enis Abdurrahmani në anën tjetër.

“Sot është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë ne”, tha kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij. Nga ky veprim i sotëm përfitojnë të gjithë, shteti i Kosovës, Trepça, Dogana e Kosovës, e në veçanti bizneset, shtoi më tej ai.

Kryeministrit Kurti rikujtoi se nga viti 2003 deri në vitin 2014 ky terminal doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës, por që padrejtësisht e çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një kompanie private jashtë zonës së Trepçës duke bërë që çmimi për maune të rritej në 40 euro dhe në të njëjtën kohë gjithsej 24 punëtorë të ngelin pa punë. “Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës, po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetëve”, u shpreh kryeministrit Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rihapja e këtij terminali doganor nënkupton fitim shtesë për Trepçën. Megjithatë ky fitim do të jetë vetëm si e hyrë komplementarë për të sepse Trepçës do t’i kthehet aktiviteti primar si minierë dhe shkritore për t’u rikthyer si motor i zhvillimit ekonomik të vendit. Ministri Murati po ashtu ritheksoi se deri në mesin e vitit të ardhshëm, terminalet të tilla shtetërore do të shtrihen në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh e kënaqur të shoh një avancim të rolit të Ndërmarrjeve Publike, përtej atij primar, në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Ajo tha se ky është vetëm fillimi për Trepçën, dhe se vëmendja e deritanishme dhe projektbuxheti i miratuar për të tregon për përkushtimin e Qeverisë dhe ministrisë së Ekonomisë ndaj kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme.

Vegëza e artikullit: https://kryeministri.rks-gov.net/rihapet-terminali-doganor-i-trepces-kryeministri-kurti-po-e-korrigjojme-nje-dem-te-bere-para-shtate-vjeteve/

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana kontrollon 6 lokacione dhe konfiskon rreth 200 telefona të menqur

Dogana kontrollon 6 lokacione dhe konfiskon rreth 200 telefona të menqur

Prishtinë 23 nëntor 2021 – pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë së Kosovës sot kanë ndërmarr një aksion për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobil.

Aksioni ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione të dyshuara, njësit e doganës kanë arritur qe gjatë aksionit të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave si dhe kanë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave brenda lokaleve të kontrolluara.

Gjatë kontrollës janë gjetur rreth 200  telefon të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe hetime.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

LEXO MË SHUMË
Parandalohet kontrabanda me telefona mobil

Parandalohet kontrabanda me telefona mobil

Prishtinë 1 nëntor 2021 – në pikë kalimin kufitar të Vërmicës oficerët doganor kanë parandaluar futjen e telefonave mobil.

Në pikë kalimin kufitar të Vermice ështe paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e Oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

Gjatë kontrollës nën karrikë e parë është hasur në mallra të padeklaruara:

  1. Telefona të menqur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

LEXO MË SHUMË