SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Kapen mallra të kontrabanduara

Kapen mallra të kontrabanduara

Prishtinë 3 gusht 2021.- Njësit e Doganës kanë realizuar një aksion pas hetimeve operacionale ku edhe personi i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. 

Pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës përkatëse, dje në orët e pasdites, njësitet e Doganës se Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara.

Si rezultat, zyrtarët tanë kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë  mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme, të cilat nëse do të vendoseshin në treg, do të shkaktonin humbje buxhetit. Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë  një përmbledhje e përshkrimit të mallrave të sekuestruara:

Cigare 278,960 copë
Poqa te thjeshta elektrike 1600 copë
Bombone 45 Kg
Çamçakëz 81 Kg
Brisqe të rrojës 244 Komplete (1 komplete x 4 pce)
Vlera mallit: 5,432.71 €
Taksat Total: 18,342.56 €

Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë.

Parandalohet kontrabanda e cigareve

Parandalohet kontrabanda e cigareve

Prishtinë 24 korrik 2021.- Njësitë e Doganës dje në orët e pasdites, respektivisht ekipet e Antikontrabandës së Doganës kanë ndalur një furgon në të cilin kanë hasur cigare kontrabandë.

Pas ndalimit të këtij furgoni janë gjetur cigare të llojit Regina Red dhe Blue. Sasia e cigareve në këtë rast është 75 mijë copë dhe ky është rasti i dytë brenda jave që kapen cigare të njëjta, pas rastit të parë prej 65 mijë copë. Me këtë veprim është arritur të parandalohet shmangja e taksave të detyrueshme prej mbi 100.000 mijë Euro.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org.

Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Kapen rreth 5 ton duhan i kontrabanduar

Kapen rreth 5 ton duhan i kontrabanduar

Mitrovicë 26 qershor 2021 Njësitë e Doganës kanë realizuar një operacion gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit.  

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kanë kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave  përmes rrugëve operative.  Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (duhan i papërpunuar) në sasi prej 5,000 Kg.

Vlera e këtij malli  është 13,000 Euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do te arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej  shmangiet nga detyrimet doganore do ti ishin  rreth 210,000 mijë Euro.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukuritë negative.

Skanerat e Doganës zbulojnë mallra të fshehura

Skanerat e Doganës zbulojnë mallra të fshehura

Prishtinë  16 qershor 2021 sot në orët e mëngjesit oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e mallrave të ndaluara. 

Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët doganor kanë ndaluar për kontroll një udhëtar, i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll. Pas imazheve të skanimit të cilat kanë detektuar mallra të ndaluara është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mallra të ndaluar. Për arsye të natyrës së mallrave  duke konsideruar se malli i gjetur në valixhen e udhëtarit hynë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse  dhe i njëjti nuk është deklaruar nga udhëtari. Konform procedurave rasti i është dorëzuar policisë.  

Në vijim gjeni përshkrimin e mallit të ndaluar:

Ambasadori britanik zt. Abbott viziton Doganën e Kosovës

Ambasadori britanik zt. Abbott viziton Doganën e Kosovës

Prishtinë, 9 qershor 2021,  Dogana e Kosovës sot priti në vizitë ambasadorin e Britanisë  së madhe zt. Nicholas Abbott.

Sot Doganën e Kosovës e vizitoj ambasadori Britanik z. Nicholas  Abbott ku u prit nga Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu me bashkëpunëtor, përveç̧ diskutimeve rreth shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në përgjithësi zt. Llugaliu falënderoj Ambasadorin respektivisht qeverinë Britanike për ndihmën e ofruar gjatë këtyre 20 viteve në rritjen dhe profesionalizimin e Doganës së Kosovës.

Dogana kalon 500 milion euro të hyra doganore

Dogana kalon 500 milion euro të hyra doganore

Prishtinë, 7 qershor 2021,  Dogana e Kosovës sot për herë të parë që nga themelimi në këtë periudhë të vitit ka tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion Euro të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur 27.6% më shumë apo shprehur në terma financiar, shumën prej 108,5 milion më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit paraprak. Ky trend krahasues ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit Maj dhe tregon tendencë të rritjes edhe ditëve vijuese.

Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu theksoi se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësoj një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor.

Kapen rreth 2000 kg cigare dhe duhan i kontrabanduar

Kapen rreth 2000 kg cigare dhe duhan i kontrabanduar

Mitrovicë 2 qershor 2021  Dogana e Kosovës sot ka organizuar një aksion ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e cigare dhe duhanit të kontrabanduar. 

Njësitë e Doganës sot në Mitrovicën veriore kanë kryer një kontrolle në një depo të dyshuar për mallra të kontrabanduara. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme te cilat dyshohet se janë futur të kontrabanduara.

Njësitet antikontrbandë kanë bërë konfiskimin e duhant dhe cigareve derisa sipas urdhrit të Prokurorisë themelore në Mitrovice dhe nën udhëheqjen e tyre është duke u intervistuar pronari. Sasia e konfiskuar sot është 2100 kg cigare dhe duhan i grirë (200kg).

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukuritë negative.

Arrestohet një oficer doganor dhe një person i dyshuar për dhënie të mitos dhe kontrabandim

Arrestohet një oficer doganor dhe një person i dyshuar për dhënie të mitos dhe kontrabandim

Prishtinë 19 maj 2021 mbrëmë njësit e Doganës kanë gjetur sasi të barnave në një veturë në afërsi të pikë kalimi kufitar dhe në bazë të dyshimit të arsyeshëm është arrestuar personi dhe zyrtari doganor.   

Në orët e mbrëmjes, zyrtaret doganor pas dyshimeve kanë ndalur një veturë të dyshimtë për kontrabandë të mundshme të barërave. Pas ndalimit të automjetit është gjetur sasi e konsiderueshme e barërave në pjesën e bagazhit.

Bazuar ne indikacionet e mëtejme, zyrtaret doganor hetues kanë arritur të mësojnë se personi në fjalë posedon edhe një depo të improvizuar private në një parking nëntokësore në Prishtinë. Duke vepruar mbi këto indikacione dhe në bashkëpunim dhe udhëheqje të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, zyrtaret doganor kanë hyrë në këtë depo, ku kane gjetur stok të konsiderueshme të barërave ilegale në sasi prej 17, 923 pako, 359 lloje të barnave.

Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyre ka qenë i përfshirë në lejimin e kontrabandës. Me këtë rast, hetuesit e Doganës pas urdhrit nga Prokurori, kanë arrestuar zyrtarin doganor si dhe personin e dyshimtë, ndërsa barërat ilegale janë sekuestruar të gjitha.

Suspendimi i zyrtarit përgjegjës do të bëhet me efekt të menjëhershëm, ndërsa që do te iniciohet hetim mbi përgjegjësinë menaxheriale të mbikëqyrësit të zyrtarit në fjalë.

Dogana e Kosovës siguron publikun se çmojmë lartë shëndetin e qytetarëve te saj, sigurinë e produkteve, sikurse që kërkojmë të luftojmë të gjitha format e keqpërdorimin dhe neglizhencës së detyrës zyrtare, andaj kërkojmë bashkëpunimin e qytetareve, duke i siguruar të gjithë se do të bëjmë gjithçka që identiteti i qytetarëve që bashkëpunojnë të ruhet me kujdes te veçantë.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.

Përmbyllet operacioni hetimor Katrani  ngritët aktakuzë ndaj 13 personave

Përmbyllet operacioni hetimor Katrani ngritët aktakuzë ndaj 13 personave

Prishtinë 17 maj 2021 Sot në Prokurorinë Themelore në Prizren është përmbyllur një proces hetimor me aktakuzën përmbledhëse për 13 persona.

Rasti i referohet një procesi hetimor delikat mbi kontrabandën e duhanit duke filluar nga viti 2018. Hetimet e Doganës duke vepruar ne mandatin e tyre hetimor me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës me duhan dhe produkte te ngjashme qe mundësojnë konsumin e duhanit ilegal, kane konstatuar se personat e dyshimte që bëjnë këtë kontrabandë kanë pasur lidhje me zyrtaret doganor, të cilët u kanë mundësuar kalimin të kufirit ne mënyrë të paligjshme.

Si hetim i gjithmbarshëm ka përfshire 47 persona të dyshimte (dy nga Shqipëria), nga të cilët në proces hetimor 16 persona kane bere marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.

Në grupin e aktakuzës së fundit janë 13 persona, nga te cilët 9 janë zyrtar doganor qe kane qene me pune në pikë kalimin kufitar të Vermicës, prej tyre 4 zyrtar kanë qenë të arrestuar gjatë procesit hetimor. Të gjithë këta zyrtar tanimë janë të suspenduar dhe vijon edhe procesi disiplinor për të trajtuar te gjitha provat ne dispozicion.

Provat përkrahin dyshimin për 80.000 mijë kilogram duhan të kontrabanduar, me dëm potencial ndaj buxheti mbi 3 milion euro. Gjatë këtij hetimi ka ndihmuar edhe policia me përkrahje teknike ne këtë hetim, për çka jemi mirënjohës.

Kapet mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar

Kapet mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar

Prishtinë 8 maj 2021 njësit e Doganës kanë kontrolluar dhe gjetur sasi  të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë.

Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e Doganës kanë kryer një kontrolle të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë. Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht Nargjile në sasi prej 1190 Kilogramëve.

Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi  50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.

Parandalohet kontrabanda në rajonin e Mitrovicës

Parandalohet kontrabanda në rajonin e Mitrovicës

Prishtinë 1 maj 2021 Njësite e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e cigareve në rajonin e Mitrovicës.

Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare. Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.

Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm

Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm

Prishtinë 30 prill 2021– sot në drejtorin e Doganës u mbajt ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm nga U.D. Bajram Rexha  tek drejtori i ri i përgjithshëm z. Agron Llugaliu, sipas vendimit të Qeverisë së Rrepublikës së Kosovës 07/1017 të datës 22/04/2021. 

Ushtruesi i detyrë së drejtorit të përgjithshëm z. Bajram Rexha uroj drejtorin e ri në këtë pozitë, nga ana tjetër drejtori i sapo zgjedhur z. Agron Llugaliu theksoi se “Sot kam pranuar detyrën e cila nuk është privilegj, por përgjegjësi e madhe në drejtimin e doganës. Synoj që të reformojmë dhe modernizojmë strukturën dhe proceset e punës, me qëllim të orientimit të Doganës së Kosovës në shërbim të qytetarit dhe bizneseve të vendit, në veçanti për nxitje të eksportit dhe favorizim të investimeve të huaja, përmes sundimit të mirëfilltë të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve të avancuara të zhdoganimit. Në anën tjetër do të jemi të përkushtuar në evitimin e praktikave jo-profesionale dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

Me këtë rast, zt. Llugaliu theksoj se është i njohur me pritjet për Doganën e Kosovës dhe premtoj qasje strategjike për ti përmbushur këto pritje, duke përfshirë edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi me institucionet tjera në këtë rrugëtim.