SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Certifikohet edhe një kompani Kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Certifikohet edhe një kompani Kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 18 shtator 2020 sot në një ceremoni të organizuar nga dogana Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm z. Ibrahim Xhaka ndau certifikatën e operatorit të autorizuar ekonomik për kompaninë Frutex. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore (World Bank Group) ka bërë shpërndarjen e radhës së certifikatës për Operatorët Ekonomik të Autorizuar tani në Kosovë janë certifikuar tri (3) kompani për operator të autorizuar ekonomik.

U.D. i Doganës së Kosovë z. Xhaka theksoj “Deri tani kemi certifikuar 2 kompani dhe kjo sot është kompania e tretë, gjithashtu janë edhe tri kompani tjera të cilat kanë aplikuar. Ne iu bëjmë thirrje kompanive kosovare që aplikojnë pasi këto procedura iu mundësojnë procedura të thjeshtëzuara dhe kosto më të ulët”.

Drejtori i kompanisë Frutex z. Palushi theksoj “Falënderoj ekipin që ka punuar me muaj për ta fituar këtë projekt, i cili është i rëndësishëm për ne dhe praktikisht sot kompania jonë përveç prodhimit do ta ketë edhe një terminal doganor (procedurë doganore) i cili do të jetë në hapësirat tona dhe natyrisht do të jetë për qëllim të brendshëm dhe ekskluzivisht për kompaninë tonë.

Njësitë e antikontrabandës kapin mbi 65.000 euro

Njësitë e antikontrabandës kapin mbi 65.000 euro

 

Prishtinë 14 gusht 2020 Njësitet Antikontrabandës së gjatë detyrave zyrtare kanë konfiskuar sasi te konsiderueshme të hollave gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sot  në orët e mëngjesit, në Vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që në mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga S erbia një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro.

   

Paratë kane qenë të fshehura mirë dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes.

Personi është në mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera.

Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Komisioni për lirime në import, me qëllim të zbatimit të nenit 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenit 48 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin në Vlerën e  Shtuar, bazuar në autorizimet e pranuara përmes Vendimeve të Qeverise 13/07 & 14/07 të datës 06.10.2017, ju njofton se të gjitha autorizimet e lëshuara nga ky komision për lirime në import me efekt zbatimi deri me datën 31.12.2019, shtyhen me automatizëm dhe do të jenë valide deri më datën 31.12.2020.

Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim për lirime në import dhe qëllimi i shtyrjes së afatit deri me 31.12.2020, bëhet me qellim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19.

Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore deri me këtë datë, të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2019 përfshirë aneksin 1 dhe aneksin 2.

Kërkohet, nga të gjitha subjektet prodhuese që autorizimet për lirim në import ju skadojnë me datë 31.12.2019, që deri me 30.06.2020 të raportojnë stoqet e tyre te komisioni për lirime në formatin zyrtar përmes adresës elektronike.

Komisioni për lirime në import

Dogana rrit të hyrat për 11%

Dogana rrit të hyrat për 11%

 

Prishtinë 5 Mars 2020 Dogana ka arritur të rrit të hyrat për buxhetin e Kosovës për 11% më shumë se periudha paraprake.  Për herë të parë që nga themelimi i Doganës janë grumbulluar rreth 170  milion euro në fillim të muajit mars. Pra kjo paraqet një të arritur të konsiderueshme.

Krahasimi me vitin 2019 tregon qartazi se trendi i të hyrave është në rritje. Gjatë vitit të kaluar Dogana kishte mbledhë rreth 150 milion euro derisa këtë vit po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim rreth 170 milion që paraqet rritje prej 20 milion euro më shumë apo 11 % më shumë.

Dogana vazhdon me  përkushtim në realizimin e objektivave dhe mbushjen e buxheti ndërsa në ndërkohë ftojmë qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabanda, të vetëdijshëm se vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Kapet sasi e konsiderueshme e pijeve jo-alkoolike

Kapet sasi e konsiderueshme e pijeve jo-alkoolike

 

Prishtinë 4 Mars 2020-  Oficerët doganor, respektivisht njësit anti-kontrbandë gjatë patrullimeve rutinore në pjesë veriore kanë kapur një maune e cila kishte sasi të konsiderueshme të pijeve jo-alkoolike mbi 8500 litra.

Oficerët doganor gjatë patrullimeve kanë vërejtur një maune të parkuar, dyshimet e para se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara. Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike në sasi prej

12 paleta x 90 pako x 24 copë = 25,920 copë x 0.33ltr gjithsejtë 8,553.60 Ltr.

Mauna dhe sasia e mallrave të kontrabanduara janë konfiskuar po ashtu edhe është hapur rasti për hetime të mëtejme.

Dogana e Kosovës fton qytetarët që të thërrasin në 0800 50095 për raste të dyshuar të kontrabandës dhe korrupsionit.

Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit

Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit

 

Prishtine 10 shkurt 2020, –  njësit e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë.

Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal. Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve  te fshehura, gjithashtu  nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin te vendosura ne ulësen e pasme të autobusit.

  

Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar.

Vlera e mallrave të liruara për prodhues në import  për vitin 2019 është 370 milion

Vlera e mallrave të liruara për prodhues në import për vitin 2019 është 370 milion

Prishtine 15 janar 2020, –  Bazuar në politikat fiskale në vitin 2019 vlera e mallrave që janë importuar  me zero taksa në import për prodhuesit kosovar në vitin 2019  ka qenë 370 milion €uro, apo 10.5% e totalit të vlerës së importi në 2019.

Ndikimi në taksat në import që i referohen mallrave të liruara për  prodhuese përgjatë vitit 2019  është rreth 81.5 mil€, që paraqet një rritje prej rreth 9.7 % krahasuar me vitin paraprak 2018. Nga kjo shumë prej 81.5 mil€,  ndikimi në taksën doganore ka qenë  9 mil€, 11.5 mil€ në taksën e akcizës dhe 61 mil€ në TVSH.

Sa i përket MSA-se duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 64 mil€ apo rreth 47 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit paraprak 2018. Gjithashtu ndikim në të hyra ka pasur edhe marrëveshja e tregtisë se lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi me  1 Shtator 2019 , ku efekti ne te hyra në import nga kjo marrëveshje për katër muaj  ishte në vlerë  2.5 mil €. Totali i  lirimeve për prodhues, ndikimi i MSA-se  dhe MTL me Turqinë për vitin 2019 kanë pasur efekt 148 mil€ në taksat importuese.

Shpresojmë se ndikimi  i këtyre politikave fiskale, MSA-se, Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë,  ka pasur efektin e vet pozitiv në ekonominë kosovare, për prodhuesit kosovar në ngritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, në zëvendësimin e produkteve në import dhe rritjen e eksporteve të produkteve kosovare drejtë vendeve tjera.

Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Komisioni për lirime në import, me qëllim të zbatimit të nenit 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenit 48 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin në Vlerën e  Shtuar, bazuar në autorizimet e pranuara përmes Vendimeve të Qeverise 13/07 & 14/07 të datës 06.10.2017, ju njofton se të gjitha autorizimet e lëshuara nga ky Komision për lirime në import me efekt zbatimi deri me datën 31.12.2019, shtyhen me automatizëm dhe do të jenë valide deri më datën 31.03.2020.

Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim për lirime në import dhe qëllimi i shtyrjes së afatit deri me 31.03.2020, bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave të subjekteve prodhuese dhe me qëllim të evitimit të pengesave afariste që mund të paraqiten gjatë importit, si dhe për të krijuar hapësirë të mjaftueshme që kërkesat e tilla për ri aplikim të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe  profesionale.

Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore deri me këtë datë, të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2019 përfshirë aneksin 1 dhe aneksin 2.

Kërkohet, nga të gjitha subjektet prodhuese që autorizimet për lirim në import ju skadojnë me datë 31.12.2019, që të shfrytëzojnë afatin deri me 31.03.2020 për të ri aplikuar dhe për tu pajisur me autorizimet e reja, ashtu siç parashihet me dispozitat  ligjore të cekura më sipër.

Përndryshe, pas kësaj date, asnjë Vendim i nxjerr nga Komisioni për Lirime në Import gjatë vitit 2019, nuk do të prodhojë efekte juridike dhe subjektet prodhuese që nuk ri aplikojnë brenda kësaj periudhe, konsiderohen se kanë heqë dorë nga kjo e drejtë ligjore dhe për pasojë do të trajtohen si çdo subjekt tjetër ekonomik.

Komisioni për lirime në import

Certifikohen dy kompanitë e para kosovare si Operator të Autorizuar Ekonomik

Certifikohen dy kompanitë e para kosovare si Operator të Autorizuar Ekonomik

 

Prishtinë 17 tetor 2019 Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore (World Bank Group) dhe GIZ kanë bërë shpërndarjen e dy (2) certifikatave të para për Operatorët Ekonomik të Autorizuar.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, deklaroi se Kosova është ndër vendet e para në rajon që ka autorizuar bizneset me standarde evropiane. Drejtori Berisha njoftoi se kompanitë e verifikuara do të kenë lehtësira tregtare dhe zhdoganim.

“Në emër të Doganës shpreh falënderimi për Bankën Botërore dhe GIZ-in gjerman. Ne jemi shumë të lumtur që kemi dy kompanitë e para që po autorizohen. Koncept evropian e botëror dhe tregon që institucionet e Kosovës kanë arrit të kenë standardet e larta evropiane por edhe bizneset. Operatorët e autorizuar ekonomik i merr ato lehtësira në nivel vendi. Në aspektin regjional nuk ka shumë kompani që i kanë përmbush këto standarde dhe e kanë marrë këtë status andaj Kosova është ndër vendet e para. Dogana i jep lehtësira maksimale bizneseve. Shpresojmë të vazhdojmë edhe me kompanitë e tjera”, tha Berisha

Ibrahim Xhakaj, koordinator i projektit theksoi se kompanitë përveç lehtësirave doganore do të kenë edhe benefite tjera.

“Dogana e Kosovës ka kompletuar bazën ligjoren për operatorë ekonomik. Programi është në funksion dhe jemi në përgatitje të certifikatave tjera. Dogana e Kosovës është në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe hyn në kuadër të lehtësira tregtare. Këto kompani tani janë në partneritet të ngushtë me doganën dhe do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat tregtare doganore dhe zhdoganim. Ne do të vazhdojmë edhe me tutje, përveç përfitimeve doganore do të kemi edhe përfitime tjera”, tha ai.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Mimoza Miftari, tha se kompanive do t’iu zvogëlohet koha dhe kosto gjatë procesit të importit dhe eksportit.

“Grupi i Bankës Botërore ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm qysh nga viti 2017. Programi për lehtësirat e tregtisë mbështet vendet për të përmbushur obligimet që janë në marrëveshje. Duke zvogëluar kohën dhe koston në procesin e eksportit dhe importit”, tha ajo, raporton EO.

Përfaqësuesja e GIZ gjerman, Tanja Boshkovic, deklaroi se do të vazhdojnë edhe me tutje të mbështesin projekte të tilla.

“Falënderoj gjithëve juve dhe ju përgëzoj për punën. Falënderoj Kosovën për punën e bërë deri me tani. Ne jemi të gatshëm të insistojmë edhe me tutje. Ne do të jemi të hapur në çdo kohë për ti përkrahur iniciativat e juaja. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për bashkëpunimet tona, urime për projektin”, u shpreh ajo.

Zgjim Mita nga kompania Auto Mita, tha se do të mbesin partner shembull për Doganën dhe shtetin e Kosovës.

“Sot jemi mbledhur për të bërë një hap mjaftë të rëndësishme për bizneset. Kjo dëshmon per bashkëpunimin dhe besimin që kemi me Doganën e Kosovës. Do të përshpejtoj procesin dhe do të ulë koston. Do të jemi partner shembull për Doganën dhe shtetin e Kosovës. Nuk është rastësi që Dogana njihet si një institucion kredibil”, ka thënë ai, raporton EO.

Petrit Shala nga kompania “Galvazing”, tha se ndihem të previligjuar si dhe theksoi se tani kompania do të jetë me fleksibile.

“Vitin e ardhshëm priten të hapen edhe dy kompani të tjera për përpunimin e metaleve dhe ku do të punësohen 50 punëtor. Ndihemi të privilegjuar për të poseduar këtë certifikatë. Do të jemi më fleksibil për eksportin ndaj shteteve të huaja. Shpresoj që te kemi edhe shumë kompani të tjera që do të autorizohen me këtë certifikatë”, tha ai.

Dogana fton bizneset që të aplikojnë për këto procedura pasi kompanit mund të përfitojnë lehtësira.

Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Doganën

Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Doganën

Prishtinë 23 shtator  2019 Drejtori i përgjithshëm z. Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott.   

Gjatë takimit u diskutuan çështje tregtare në mes të dy vendeve tona si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm z. Berisha informoj ambasadorin lidhur me të arriturat e doganës si dhe progresin e arritur në fushat e ndryshme duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar.  Gjithashtu ambasadori u njoftua edhe me të arriturat në 20 vjetorin e themelimit të Doganës ku Dogana Britanike ka dhënë kontribut të madh.

Lista e mallrave për konfiskim- Shtator 2019

Lista e mallrave për konfiskim- Shtator 2019

Në Zyren Ddoganore  në Qendren trazitore te postes – në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyrë në procedurë të lejuar doganore brenda afatit ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Intereuropa,   njoftojmë të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune, nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në të kundërtën, në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Baza ligjore: Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109, kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit…Lista e mallrave për konfiskim- Shtator 2019

Kalohen 800 milion euro të mbledhura

Kalohen 800 milion euro të mbledhura

 

Prishtinë 12 shtator  2019, Dogana e Kosovës  ka arritur një rekord të ri në mbledhjen e të hyrave.

Në vitin jubilar të doganës (20 vjetorin e themelimit) janë grumbulluar për herë të parë që nga themelimi mbi 800 milion euro në javën e dytë të shtatorit. Pra kjo paraqet një të arritur të madhe si dhe një lajmë të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Krahasimi me vitin paraprak tregon se trendi i të hyrave është në rritje, në të njëjtën periudhë dogana kishte grumbulluar rreth 773 milion euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim mbi 804 milion që paraqet rritje prej 31 milion euro më shumë apo 4% më shumë.

Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.