• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

26/03/2020

Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Komisioni për lirime në import, me qëllim të zbatimit të nenit 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenit 48 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin në Vlerën e  Shtuar, bazuar në autorizimet e pranuara përmes Vendimeve të Qeverise 13/07 & 14/07 të datës 06.10.2017, ju njofton se të gjitha autorizimet e lëshuara nga ky komision për lirime në import me efekt zbatimi deri me datën 31.12.2019, shtyhen me automatizëm dhe do të jenë valide deri më datën 31.12.2020.

Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim për lirime në import dhe qëllimi i shtyrjes së afatit deri me 31.12.2020, bëhet me qellim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19.

Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore deri me këtë datë, të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2019 përfshirë aneksin 1 dhe aneksin 2.

Kërkohet, nga të gjitha subjektet prodhuese që autorizimet për lirim në import ju skadojnë me datë 31.12.2019, që deri me 30.06.2020 të raportojnë stoqet e tyre te komisioni për lirime në formatin zyrtar përmes adresës elektronike.

Komisioni për lirime në import

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Njësitë e antikontrabandës kapin mbi 65.000 euro

Njësitë e antikontrabandës kapin mbi 65.000 euro

 

Prishtinë 14 gusht 2020 Njësitet Antikontrabandës së gjatë detyrave zyrtare kanë konfiskuar sasi te konsiderueshme të hollave gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sot  në orët e mëngjesit, në Vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që në mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga S erbia një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro.

   

Paratë kane qenë të fshehura mirë dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes.

Personi është në mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera.

LEXO MË SHUMË
Dogana rrit të hyrat për 11%

Dogana rrit të hyrat për 11%

 

Prishtinë 5 Mars 2020 Dogana ka arritur të rrit të hyrat për buxhetin e Kosovës për 11% më shumë se periudha paraprake.  Për herë të parë që nga themelimi i Doganës janë grumbulluar rreth 170  milion euro në fillim të muajit mars. Pra kjo paraqet një të arritur të konsiderueshme.

Krahasimi me vitin 2019 tregon qartazi se trendi i të hyrave është në rritje. Gjatë vitit të kaluar Dogana kishte mbledhë rreth 150 milion euro derisa këtë vit po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim rreth 170 milion që paraqet rritje prej 20 milion euro më shumë apo 11 % më shumë.

Dogana vazhdon me  përkushtim në realizimin e objektivave dhe mbushjen e buxheti ndërsa në ndërkohë ftojmë qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabanda, të vetëdijshëm se vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË