• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

15/01/2020

Vlera e mallrave të liruara për prodhues në import për vitin 2019 është 370 milion

Prishtine 15 janar 2020, –  Bazuar në politikat fiskale në vitin 2019 vlera e mallrave që janë importuar  me zero taksa në import për prodhuesit kosovar në vitin 2019  ka qenë 370 milion €uro, apo 10.5% e totalit të vlerës së importi në 2019.

Ndikimi në taksat në import që i referohen mallrave të liruara për  prodhuese përgjatë vitit 2019  është rreth 81.5 mil€, që paraqet një rritje prej rreth 9.7 % krahasuar me vitin paraprak 2018. Nga kjo shumë prej 81.5 mil€,  ndikimi në taksën doganore ka qenë  9 mil€, 11.5 mil€ në taksën e akcizës dhe 61 mil€ në TVSH.

Sa i përket MSA-se duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 64 mil€ apo rreth 47 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit paraprak 2018. Gjithashtu ndikim në të hyra ka pasur edhe marrëveshja e tregtisë se lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi me  1 Shtator 2019 , ku efekti ne te hyra në import nga kjo marrëveshje për katër muaj  ishte në vlerë  2.5 mil €. Totali i  lirimeve për prodhues, ndikimi i MSA-se  dhe MTL me Turqinë për vitin 2019 kanë pasur efekt 148 mil€ në taksat importuese.

Shpresojmë se ndikimi  i këtyre politikave fiskale, MSA-se, Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë,  ka pasur efektin e vet pozitiv në ekonominë kosovare, për prodhuesit kosovar në ngritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, në zëvendësimin e produkteve në import dhe rritjen e eksporteve të produkteve kosovare drejtë vendeve tjera.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit

Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit

 

Prishtine 10 shkurt 2020, –  njësit e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë.

Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal. Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve  te fshehura, gjithashtu  nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin te vendosura ne ulësen e pasme të autobusit.

  

Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar.

LEXO MË SHUMË
Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Komisioni për lirime në import, me qëllim të zbatimit të nenit 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenit 48 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin në Vlerën e  Shtuar, bazuar në autorizimet e pranuara përmes Vendimeve të Qeverise 13/07 & 14/07 të datës 06.10.2017, ju njofton se të gjitha autorizimet e lëshuara nga ky Komision për lirime në import me efekt zbatimi deri me datën 31.12.2019, shtyhen me automatizëm dhe do të jenë valide deri më datën 31.03.2020.

Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim për lirime në import dhe qëllimi i shtyrjes së afatit deri me 31.03.2020, bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave të subjekteve prodhuese dhe me qëllim të evitimit të pengesave afariste që mund të paraqiten gjatë importit, si dhe për të krijuar hapësirë të mjaftueshme që kërkesat e tilla për ri aplikim të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe  profesionale.

Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore deri me këtë datë, të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2019 përfshirë aneksin 1 dhe aneksin 2.

Kërkohet, nga të gjitha subjektet prodhuese që autorizimet për lirim në import ju skadojnë me datë 31.12.2019, që të shfrytëzojnë afatin deri me 31.03.2020 për të ri aplikuar dhe për tu pajisur me autorizimet e reja, ashtu siç parashihet me dispozitat  ligjore të cekura më sipër.

Përndryshe, pas kësaj date, asnjë Vendim i nxjerr nga Komisioni për Lirime në Import gjatë vitit 2019, nuk do të prodhojë efekte juridike dhe subjektet prodhuese që nuk ri aplikojnë brenda kësaj periudhe, konsiderohen se kanë heqë dorë nga kjo e drejtë ligjore dhe për pasojë do të trajtohen si çdo subjekt tjetër ekonomik.

Komisioni për lirime në import

LEXO MË SHUMË