• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

20/12/2019

Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Komisioni për lirime në import, me qëllim të zbatimit të nenit 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenit 48 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin në Vlerën e  Shtuar, bazuar në autorizimet e pranuara përmes Vendimeve të Qeverise 13/07 & 14/07 të datës 06.10.2017, ju njofton se të gjitha autorizimet e lëshuara nga ky Komision për lirime në import me efekt zbatimi deri me datën 31.12.2019, shtyhen me automatizëm dhe do të jenë valide deri më datën 31.03.2020.

Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim për lirime në import dhe qëllimi i shtyrjes së afatit deri me 31.03.2020, bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave të subjekteve prodhuese dhe me qëllim të evitimit të pengesave afariste që mund të paraqiten gjatë importit, si dhe për të krijuar hapësirë të mjaftueshme që kërkesat e tilla për ri aplikim të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe  profesionale.

Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore deri me këtë datë, të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2019 përfshirë aneksin 1 dhe aneksin 2.

Kërkohet, nga të gjitha subjektet prodhuese që autorizimet për lirim në import ju skadojnë me datë 31.12.2019, që të shfrytëzojnë afatin deri me 31.03.2020 për të ri aplikuar dhe për tu pajisur me autorizimet e reja, ashtu siç parashihet me dispozitat  ligjore të cekura më sipër.

Përndryshe, pas kësaj date, asnjë Vendim i nxjerr nga Komisioni për Lirime në Import gjatë vitit 2019, nuk do të prodhojë efekte juridike dhe subjektet prodhuese që nuk ri aplikojnë brenda kësaj periudhe, konsiderohen se kanë heqë dorë nga kjo e drejtë ligjore dhe për pasojë do të trajtohen si çdo subjekt tjetër ekonomik.

Komisioni për lirime në import

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Vlera e mallrave të liruara për prodhues në import  për vitin 2019 është 370 milion

Vlera e mallrave të liruara për prodhues në import për vitin 2019 është 370 milion

Prishtine 15 janar 2020, –  Bazuar në politikat fiskale në vitin 2019 vlera e mallrave që janë importuar  me zero taksa në import për prodhuesit kosovar në vitin 2019  ka qenë 370 milion €uro, apo 10.5% e totalit të vlerës së importi në 2019.

Ndikimi në taksat në import që i referohen mallrave të liruara për  prodhuese përgjatë vitit 2019  është rreth 81.5 mil€, që paraqet një rritje prej rreth 9.7 % krahasuar me vitin paraprak 2018. Nga kjo shumë prej 81.5 mil€,  ndikimi në taksën doganore ka qenë  9 mil€, 11.5 mil€ në taksën e akcizës dhe 61 mil€ në TVSH.

Sa i përket MSA-se duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 64 mil€ apo rreth 47 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit paraprak 2018. Gjithashtu ndikim në të hyra ka pasur edhe marrëveshja e tregtisë se lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi me  1 Shtator 2019 , ku efekti ne te hyra në import nga kjo marrëveshje për katër muaj  ishte në vlerë  2.5 mil €. Totali i  lirimeve për prodhues, ndikimi i MSA-se  dhe MTL me Turqinë për vitin 2019 kanë pasur efekt 148 mil€ në taksat importuese.

Shpresojmë se ndikimi  i këtyre politikave fiskale, MSA-se, Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë,  ka pasur efektin e vet pozitiv në ekonominë kosovare, për prodhuesit kosovar në ngritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, në zëvendësimin e produkteve në import dhe rritjen e eksporteve të produkteve kosovare drejtë vendeve tjera.

LEXO MË SHUMË
Certifikohen dy kompanitë e para kosovare si Operator të Autorizuar Ekonomik

Certifikohen dy kompanitë e para kosovare si Operator të Autorizuar Ekonomik

 

Prishtinë 17 tetor 2019 Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore (World Bank Group) dhe GIZ kanë bërë shpërndarjen e dy (2) certifikatave të para për Operatorët Ekonomik të Autorizuar.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, deklaroi se Kosova është ndër vendet e para në rajon që ka autorizuar bizneset me standarde evropiane. Drejtori Berisha njoftoi se kompanitë e verifikuara do të kenë lehtësira tregtare dhe zhdoganim.

“Në emër të Doganës shpreh falënderimi për Bankën Botërore dhe GIZ-in gjerman. Ne jemi shumë të lumtur që kemi dy kompanitë e para që po autorizohen. Koncept evropian e botëror dhe tregon që institucionet e Kosovës kanë arrit të kenë standardet e larta evropiane por edhe bizneset. Operatorët e autorizuar ekonomik i merr ato lehtësira në nivel vendi. Në aspektin regjional nuk ka shumë kompani që i kanë përmbush këto standarde dhe e kanë marrë këtë status andaj Kosova është ndër vendet e para. Dogana i jep lehtësira maksimale bizneseve. Shpresojmë të vazhdojmë edhe me kompanitë e tjera”, tha Berisha

Ibrahim Xhakaj, koordinator i projektit theksoi se kompanitë përveç lehtësirave doganore do të kenë edhe benefite tjera.

“Dogana e Kosovës ka kompletuar bazën ligjoren për operatorë ekonomik. Programi është në funksion dhe jemi në përgatitje të certifikatave tjera. Dogana e Kosovës është në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe hyn në kuadër të lehtësira tregtare. Këto kompani tani janë në partneritet të ngushtë me doganën dhe do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat tregtare doganore dhe zhdoganim. Ne do të vazhdojmë edhe me tutje, përveç përfitimeve doganore do të kemi edhe përfitime tjera”, tha ai.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Mimoza Miftari, tha se kompanive do t’iu zvogëlohet koha dhe kosto gjatë procesit të importit dhe eksportit.

“Grupi i Bankës Botërore ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm qysh nga viti 2017. Programi për lehtësirat e tregtisë mbështet vendet për të përmbushur obligimet që janë në marrëveshje. Duke zvogëluar kohën dhe koston në procesin e eksportit dhe importit”, tha ajo, raporton EO.

Përfaqësuesja e GIZ gjerman, Tanja Boshkovic, deklaroi se do të vazhdojnë edhe me tutje të mbështesin projekte të tilla.

“Falënderoj gjithëve juve dhe ju përgëzoj për punën. Falënderoj Kosovën për punën e bërë deri me tani. Ne jemi të gatshëm të insistojmë edhe me tutje. Ne do të jemi të hapur në çdo kohë për ti përkrahur iniciativat e juaja. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për bashkëpunimet tona, urime për projektin”, u shpreh ajo.

Zgjim Mita nga kompania Auto Mita, tha se do të mbesin partner shembull për Doganën dhe shtetin e Kosovës.

“Sot jemi mbledhur për të bërë një hap mjaftë të rëndësishme për bizneset. Kjo dëshmon per bashkëpunimin dhe besimin që kemi me Doganën e Kosovës. Do të përshpejtoj procesin dhe do të ulë koston. Do të jemi partner shembull për Doganën dhe shtetin e Kosovës. Nuk është rastësi që Dogana njihet si një institucion kredibil”, ka thënë ai, raporton EO.

Petrit Shala nga kompania “Galvazing”, tha se ndihem të previligjuar si dhe theksoi se tani kompania do të jetë me fleksibile.

“Vitin e ardhshëm priten të hapen edhe dy kompani të tjera për përpunimin e metaleve dhe ku do të punësohen 50 punëtor. Ndihemi të privilegjuar për të poseduar këtë certifikatë. Do të jemi më fleksibil për eksportin ndaj shteteve të huaja. Shpresoj që te kemi edhe shumë kompani të tjera që do të autorizohen me këtë certifikatë”, tha ai.

Dogana fton bizneset që të aplikojnë për këto procedura pasi kompanit mund të përfitojnë lehtësira.

LEXO MË SHUMË