SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Takimi bilateral i drejtorëve të doganave Kosovë- Shqipëri

Takimi bilateral i drejtorëve të doganave Kosovë- Shqipëri

Lehtësimi i procedurave doganore do të ndikojë në rritjen e shkëmbimet tregtar ndërmjet  dyja vendeve. Rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy Administratave Doganore të  Kosovës dhe Shqipërisë, do të bëjë që niveli i shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve të rritet ndjeshëm. Gjatë një takimi bilateral ndërmjet krerëve të Doganave të dy vendeve, që u  organizuar në Korçë, kanë rënë dakord që të rritet bashkëpunimi në disa fusha.

Ish Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë Belinda Ikonomi, tashmë Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa Drejtori i ri i Doganave të Shqipërisë, Arlind Gjokuta, shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej ketë nismë, që tashmë është konkretizuar me projekte të shumta të përbashkëta.

Ky bashkëpunim do të intensifikohet në shkëmbimin e informacionit dhe profileve risku të përbashkëta, si dhe lehtësim të procedurave për operatorët e të dyja vendeve.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, e konsideron ketë bashkëpunim si një lehtësi për biznesin, duke çuar përpara vullnetin e dy Qeverive. Lehtësitë e procedurave në dy sistemet doganore do të ulin, jo vetëm kohën e procesimit për bizneset por edhe reduktimin e kostove për to.

Vullneti i dy administratave doganore është që ndërthurja e dy sistemeve, sidomos në pikën doganore të Kosovës në Durrës dhe në degën doganore të Morinës, të sjellin një qasje ndryshe për sipërmarrjet e të dyja vendeve.

Kapen rreth 17 kg substancë narkotike në pikë kalimin e Vërmicës

Kapen rreth 17 kg substancë narkotike në pikë kalimin e Vërmicës

 

Prizren  28 mars 2019, oficerët e Doganës së Kosovës kanë kapur rreth 17 kg të substancave narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.

Gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit.

  

Pas zbulimit është bërë ndalimi i personave në bashkëpunim me policinë ku edhe rasti së bashku me lëndën narkotike është përcjell tek policia e Kosovës  për hetime te mëtutjeshme.

Dogana bastisë 32 lokacione për dyshimin e kontrabandimit

Dogana bastisë 32 lokacione për dyshimin e kontrabandimit

 

Prishtinë 20 mars 2019, Dogana e Kosovës në  orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion të madh në  kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit te organizuar dhe kontrabandës. Ky aksion I doganës është bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt.

Në vijim të një hetimi sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka ndërmarre një operacion kontrolli bazuar në urdhëresën e Gjykatës së Prizrenit ne 32 lokacione te ndryshme të vendit. Në kuadër të operacionit do të procedohen për ndalim sipas urdhrit të Prokurorit pesë persona të dyshimtë, ndërsa që operacioni ka rezultuar me gjetjen e dobive pasurore dhe provave të konsiderueshme si në vijim.

Filtër për duhan rreth 2 milion cope

Armë te zjarrit pa leje: 5 cope

Duhan i grire rreth 1500 kg

Makina për mbushje te filtrave me duhan 237 cope

Makina grirëse për duhan 2 cope

Letër mbështjellëse të duhanit 500 cope

Ambalazhe kartoni për duhan 1200 paketime

2 Automjete

 

 

Kapet një sasi e konsiderueshme e medikamenteve gjatë tentim kontrabandës

Kapet një sasi e konsiderueshme e medikamenteve gjatë tentim kontrabandës

 

Prizren  19 mars 2019, – oficerët doganor gjatë kontrollimit të një maune kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të medikameteve të mbështjella me mbulesa për tavolina dhe perde.

Gjatë kontrolleve tek mallrat në import kjo dërgesë është selektuar për kontroll të hollësishëm ku gjatë kontrollimin të maunës e deklaruar si përmbajtje tekstili janë hasur sasi të konsiderueshme e medikamenteve të cilat përveç që ishin në tentim për kontrabandë nuk plotësoni as kushte higjienike dhe temperaturat për transport.

Sasia e medikamenteve ishte rreth 700 paketime me vlerë afër 15.000 mije euro. Me këtë rast për shkak se importuesi  ka bërë shkelje të dispozitave të KDAK-së, neni 276 pika A, ndaj të njëjtit është inicuar proces për kundërvajtje si dhe rasti vazhdon për hetime të mëtejme.

Ministri Hamza viziton Doganën e Kosovës

Ministri Hamza viziton Doganën e Kosovës

 

Prishtinë 15 mars 2019, – Ministri Hamza vizitoi doganën e Kosovës ku u prit nga drejtori i përgjithshëm zt. Berisha me bashkëpunëtor. Në këtë takim u diskutuam çështje të ndryshme ku edhe drejtori shprehi mirënjohjen e tij për përkrahjen e ministrit dhënë  doganës.

Ministri Hamza falënderoj stafin e doganës për kontributin dhënë në sigurimin e të hyrave dhe rritjen e tyre. Por gjithashtu kërkoj përgjegjësi në zbatimin ligjit dhe mbledhjen e të hyrave shumë të domosdoshme për buxhetin tonë shtetëror.

 

Gjithashtu  gjatë këtij takimi u diskutuan edhe çështje të ndryshme që ndërlidhen me proceset e punës dhe sdifat me të cilat përballet dogana gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.

Drejtori Berisha e falenderoj edhe një herë ministrin Hamza për kontributin e tij dhënë për zhvillimin e Doganës.

Dogana rrit numrin e kontrolleve në tërë territorin e Kosovës

Dogana rrit numrin e kontrolleve në tërë territorin e Kosovës

Prishtinë 12 mars 2019, – Në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, gjatë javës së kaluar zyrtarët doganor kanë ndërmarr një mori aktivitetesh në të gjithë territorin e Kosovës.  Dogana ka rritur numrin e kontrolleve fizike ndaj  automjeteve, mallrave dhe personave.

Gjatë kësaj kohe janë ushtruar 507 aktivitete në tërësi duke filluar nga kontrollimet si dhe deri tek patrullimet. Rritja e kontrolleve dhe patrullimeve ka rezultuar me 18 kundërvajtje si të personave fizik po ashtu edhe të subjekteve juridike.

    

Këto aktivitete kanë rezultuar me zbulimin e 18 rasteve mallrave të dyshimta kontrabandë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, ushqime të gatshme dhe teknikë të ndryshme, vlera e të cilave është 25.000 Euro. Gjithashtu siç e parashohin dispozitat relevante ligjore, është aplikuar masa e sekuestrimit të automjeteve transportuese në sasi prej 2 copë.

Takim bilateral ndërmjet shërbimeve doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës

Takim bilateral ndërmjet shërbimeve doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës

 

Në kuadër të bashkëpunimit me Doganën e Kosovës, në takimin e sotëm me Drejtorin gjeneral   z.Bahri Berisha, u kontraktua intensifikimi dhe thellimi i shkëmbimit të informatave në lidhje me origjinën, vlerën e mallrave dhe vendosjen e profileve të përbashkëta të rrezikut.

Intensifikimi i shkëmbimit të informacioneve do të përforcohet edhe me vendosjen e kontrolleve të përbashkëta për kontrollin e origjinës së mallrave nga të dy shërbimet doganore në territoret e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në Kosovë.

Në takim u kontraktuan edhe një sërë aktivitete për lehtësimin dhe përshpejtimin e qarkullimit të mallrave në kuadër të CEFTA marrëveshjes për tregti të lirë.

Drejtoria doganore e Maqedonisë ka realizuar vizitë pune në drejtorinë doganore të Kosovës

Drejtoria doganore e Maqedonisë ka realizuar vizitë pune në drejtorinë doganore të Kosovës

 

Më 6 shkurt të vitit 2019, me iniciativë të Sektorit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, u realizua  vizitë pune në Drejtorinë Doganore të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i vizitës së punës është thellimi i bashkëpunimit dhe shqyrtimi i mundësive për zbatimin e masave të përbashkëta operative taktike në luftën kundër krimit, si dhe njohja me sistemin e regjistrimit dhe administrimit të rasteve të shërbimit të zbatimit të ligjit në Drejtorinë Doganore të Kosovës.

Në takim ishin prezent përfaqësuesit e Departamentit të Hetimeve dhe Departamentit të zbulimit të Drejtorisë Doganore të Kosovës, të cilët e përshëndetën iniciativën dhe shprehën gatishmërinë për veprim të përbashkët dhe kryerjen e hetimeve të përbashkëta kriminale, me qëllim për të zbuluar dhe parandaluar veprat penale. Pavarësisht diskutimit konstruktiv, në takimin është prezentuar edhe sistemi i ri të cilin shërbimi për zbatimin e ligjit e përdor për regjistrimin dhe menaxhimin e rasteve.

Në kuadër të vizitës, u realizua takim me përfaqsues të Qendrës Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Kufirit të Republikës së Kosovës, ku ishin prezentuar kapacitetet me të cilat zotëron qendra, si një mjet i rëndësishëm për zbulim kriminalistik.

 

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë shpreh falenderim për përzemërsinë dhe konstruktivitetin e përfaqësuesve të Drejtorisë Doganore të Republikës së Kosovës.

Uniteti dhe bashkëpunimi janë arma kryesore në luftën kundër krimit!

Dogana ndalon sasi të plumbave të kalibrit 9mm

Dogana ndalon sasi të plumbave të kalibrit 9mm

Prishtinë 21 dhjetor 2018 Oficerët Doganor kanë kapur një sasi të konsiderueshme të fishekëve gjatë tentim kontrabandës në pikë kalimin Kufitar – Aeroport.

Sot zyrtarët doganorë në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania. Personi në fjalë  ka kaluar nëpër  kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrollë të valixhes. Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta , është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce.

Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin dhe plumbat ku edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe prokuroria.

Dogana konfiskon duhan pa banderola dhe arreston një person të dyshimtë

Dogana konfiskon duhan pa banderola dhe arreston një person të dyshimtë

 

Hani i Elezit 19 dhjetor 2018, – Dogana konfiskon sasi të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar në rajonin e Ferizajt.

Oficerët doganor pas një pune operative kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë një automjet të dyshimtë për kontrabandë të mallrave.  Pas lokalizimit të automjetit është bëre edhe ndalimi i tij. Pas hapjes së furgonit është vërejtur sasi e konsiderueshme e cigareve Bond rreth 100 paketa te cilat kishin vetëm banderolë të Republikës së Maqedonisë, që nënkupton mallra të kontrabanduara. Pas numërimit të mallit është konstatuar se në furgon gjenden:

  • Cigare pa banderolë të Kosovës 100 paketa x 50 boksa x 10 paketime x 19 cope cigare gjithsejtë 950.000 copë cigare.

  

Malli dhe furgoni janë ndaluar derisa me urdhër të prokurorit personi që drejtonte automjetin është arrestuar.

Dogana fton të gjithë që nëse posedojnë informata mbi kontrabandën apo aktivitete ilegale të lajmërojnë këto raste në: 0800 50095.

Dogana ndalon kontrabandën me ari dhe barna

Dogana ndalon kontrabandën me ari dhe barna

 

Hani i Elezit 18 dhjetor 2018, – Ekipet e Anti-kontrabandës sot në orët e hershme te mëngjesit në rajonin e Hanit të Elezit kanë kapur sasi të arit dhe barnave të cilat ishin ne tentim të kontrabandohen përmes autobusit.

Gjatë kontrolleve në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganor kanë selektuar për  kontrollë një autobusë të udhëtareve te linjës Turqi-Kosovë me ç ‘rast ne një pjesë te autobusit janë gjetur te fshehura sasi e konsiderueshme të barnave te ndryshme. Pas kësaj është ushtruar kontrolle trupore edhe tek disa udhëtar ku tek njëri është gjetur një sasi e konsiderueshme e arit. Barnat dhe ari janë konfiskuar derisa ndaj të dyshimtëve është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Dogana fton të gjithë që nëse posedojnë informata mbi kontrabandën apo aktivitete ilegale të lajmërojnë këto raste në 0800 50095.

Kapet një furgon me pije jo-alkoolike gjatë tentim kontrabandës

Kapet një furgon me pije jo-alkoolike gjatë tentim kontrabandës

 

Prishtinë 10 dhjetor 2018 – Oficerët doganor kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si në vijim:

1. Coca cola 1072 litra

2. Fanta 160 litra

3. Shweppes 60 litra

Malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjine nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtës. Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontrabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.