• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

27/05/2019

Dogana kalon 400 milion të hyra për buxhetin e Kosovës


Prishtinë  27 maj 2019, Dogana vazhdon të tregojë performancë shumë të mirë në të hyra e  grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.

Që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milion euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në 5 mujorin e parë. Dogana ka arritur që deri tani të grumbulloj 412 milion euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar.

Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milion derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milion euro (412 milion)  apo 7.6% më shumë.

Kur merret parasysh ndikimi në të hyra që ka MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit, kjo e arritur e doganës së Kosovës tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana arreston 4 oficerë doganor dhe 7 persona fizikë për dyshimin e kontrabandimit

Dogana arreston 4 oficerë doganor dhe 7 persona fizikë për dyshimin e kontrabandimit

Prishtinë  28 maj 2019, Bazuar në njohuritë mbi dyshimin e arsyeshëm, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një hetim penal me mbështetje edhe nga Policia e Kosovës, që ka zgjatur  14 muaj.

Objekt i hetimit kanë qenë keqpërdorimi i mundshëm i detyrës zyrtare, përkatësisht kontrabanda me mallra. Rasti është udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe si rrjedhojë, me angazhimin e masave teknike të hetimit është arritur që të sigurohen prova materiale të besueshme për inkriminimin e 16 personave, nga të cilët 4 janë zyrtar doganor, kurse që 2 prej të dyshuarve për kontrabandë janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Grupi i përfshirë në kryerjen e këtij krimi kanë pasur për objektiv kryesisht kontrabandën, dhe realizimin e tregtisë së ndaluar, ndërsa zyrtarët e hetuar dyshohet se kanë mundësuar këto vepra përmes keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Operacioni hetimor, që ka kulmuar me arrestimin edhe të zyrtarëve doganor është ndërmarrë me datë 27 dhe 28 Maj 2019 me shtrirje në rajonin e Prizrenit,  Gjakovës dhe Ferizajt, ne gjithsejtë 13 lokacione te ndryshme.

Në bazë të hetimit janë administruar si provë dhe mall kontrabandë mallrat në vijim:

– Rreth 5.5 ton duhan i grirë dhe fletë
– Rreth 3 milion copë filtera të cigares
– 7 copë armë pa leje për armëmbajtje
– 5 automjete
– 82 municion të kalibrit ndryshëm
– 2756 ambalazh e zbrazët për paketim të shitjes me pakicë te duhanit
– 34 telefona mobil

11 personat e arrestuar dje dhe sot (përfshirë 4 zyrtarë doganor), me urdhër te Prokurorit te janë dërguar ne paraburgim me masën fillestare të ndalesës prej 48 orë.

Dogana e Kosovës siguron publikun se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar sundimin e ligjit dhe integritetin në radhët e zyrtarëve të vet, andaj apelojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me strukturat profesionale të Doganës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin profesional të zyrtarëve doganor dhe rrjedhimisht për të mirëmbajtur interesin e shërbimit ndaj publikut si qëllim parësorë i yni!

 

LEXO MË SHUMË
Mbahet trajnimi i parë nga OBD (Organizata Botërore e Doganave) për Doganën e Kosovës

Mbahet trajnimi i parë nga OBD (Organizata Botërore e Doganave) për Doganën e Kosovës

Prishtinë  17 mars 2019, Gjatë kësaj jave është mbajtur trajnimi i organizuar nga dogana në bashkëpunim me trajnerët e OBD, ku rreth 20 oficerë doganor morën përvojat ndërkombëtare në kontrollin dhe selektimin e kontejnerëve. Ky është trajnimi i parë i organizuar nga ODB në Kosovë.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha në përmbylljen të këtij trajnimi theksoj se fillimisht duhet të shprehim falënderimin e tim por edhe të oraganizatës për përkrahjen që është duke dhënë OBD në ngritjen e kapaciteteve për Doganën e Kosovës ashtu që të arrijmë nivelet më të larta në aspektet e kontrollit dhe ushtrimit të aktivitetit doganor në përkrahje të sfidave globale, gjithashtu drejtori i përgjithshëm falënderoj edhe trajnerët ndërkombëtar të cilët janë angazhuar në ofrimin e këtij trajnimi.

Programi i kontrollit të kontejnerve është mbështet zbatimin e ligjit në luftën kundër trafikimit global të mallrave të paligjshëm dhe të kontribuojnë në lehtësimin e tregtisë legjitime. Ky program është përgjigje në rritjen e volumit të trafikut ndërkombëtar të kontejnerëve ashtu që fokusohet në selektim dhe kontrolle të specializuara me qëllim targetimin adekuat të ngarkesave me risk të lartë. Ky program mbahet nga bashkëpunimi i  UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Drogave dhe Krimeve) dhe WCO  (Organizata Botërore e Doganës).

 

LEXO MË SHUMË