• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

04/07/2018

Dogana kalon 500 milion euro të hyra doganore në gjashtë mujorin e parë të vitit

 

Prishtine 3 korrik 2018, – që nga themelimi i doganë dhe deri tani është hera e parë që në gjashtë mujorin e parë të vitit Dogana të kaloj 500 milion euro.

Gjatë periudhës gjashtëmujore (Janar-Qershor 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 504.3 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.5% apo rreth 17 mil€ më shumë.

Ndikim në të hyrat në import për ketë periudhe ka pasur efekti i  MSA dhe pakove fiskale që i referohen prodhuesve, ku duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 21 milion € apo rreth 46.3% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa ndikimi në të hyra doganore nga  pako fiskale që i referohen lirimit nga taksat ne import për prodhuesit  përgjatë periudhës raportuese është rreth 29.6 milion €. Gjithashtu edhe ndikimi në të hyra nga importi i  veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 5,335 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie në të hyra prej 8.6  milion € më pak. Totali i ndikimeve negative në të hyra nga këto kategori për ketë periudhe është afër 60 milion € apo shprehur në përqindje rreth 12% te  totalin e të hyrave te grumbulluar nga Dogana e Kosovës për ketë gjashtë mujor.

Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që ketë vit pritet të këtë ndikim më shumë në të hyrat e planifikuara, prapë Dogana e Kosovës  është duke vazhduar me performancë shumë të mire në grumbullimin e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera që Dogana ka përgjegjësi, mirëpo gjithashtu në vlerësojmë se  këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do të  kenë efektin e vet pozitiv shumë më të madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes të prodhimeve vendore.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Lista e mallrave për konfiskim- Korrik 2018

Lista e mallrave për konfiskim- Korrik 2018

Në ZD në QTP- në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Interevropë, njoftojmë të gjithë pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune, nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në të kundërtën, në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Baza ligjore: Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109, kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit …

 

 

 

LEXO MË SHUMË
B05 Njoftim për Kontratë

B05 Njoftim për Kontratë

Servisimi dhe mirëmbajtja e aparateve kundër zjarrit

LEXO MË SHUMË