• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

05/06/2018

Drejtori i Përgjithshëm takohet me homologun Britanik gjatë vizitës zyrtare në Britani të Madhe

 

Prishtinë 5 qershor 2018, Drejtori i Doganës z. Bahri Berisha është duke qëndruar për vizitë në Britaninë e Madhe, respektivisht në Doganën Britanike.

Gjatë qëndrimit në Londër z. Berisha është duke zhvilluar takime me partner tonë në Doganën britanike, derisa sot pati edhe takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganës Britanike zt. Bill Williamson  me bashkëpunëtor.

Derisa dogana britanike dhe ajo kosovare kanë histori të mirë të bashkëpunimit prandaj dogana britanike ofroj edhe me tej përkrahjen e saj  për Doganën e Kosovës në OBD,  gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve në kuadër të lehtësirave tregtare, antikontrabandës, inteligjencës dhe hetimeve doganore.

Drejtori i Përgjithshëm z. Berisha thekson se dogana e Kosovës është falënderuese për Doganën Britanike dhe asistencën që ka ofruar përgjatë viteve si dhe për vazhdimin e përkrahjes për Doganën në çështjet e lehtësimit të tregtisë, operatorët e autorizuar ekonomik dhe në fushën e zbatimit të ligjit.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana kap disa raste të kontrabandës në veri me vlerë mbi 10.000 euro

Dogana kap disa raste të kontrabandës në veri me vlerë mbi 10.000 euro

 

Prishtinë 8 qershor 2018 Bazuar në Strategjinë e Doganës dhe Planeve  të ndryshme Operative gjatë  këtyre ditëve dogana ka zbatuar planin për luftimin informalitetit në përgjithësi derisa aksionet e këtyre ditëve kishin në fokus pjesë veriore të Kosovës. Aksionin  në veri të Mitrovicës ishte qëllimi për parandalimin pijeve alkoolike, lëngjeve dhe konditorive të ndryshme që kanë arritur të kontrabandohen. Në dy raste të ndara njësit e Doganës kanë konfiskuar mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara si në vijim:

Në rastin e parë janë kapur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike:

  • Tuborg    4.6% 0.33 L                    4320 Cope/1425.6 Litra
  • Heinkeen 5.0%0.4 L                      800 Cope/400 Litra
  • Vere e Bardhe”Vermuth”28%     18 Litra
  • Liker”Gorski List” 28% 1 L          12 Litra

Derisa në rastin e dytë janë kapur gjithashtu sasi e pijeve alkoolihe por këtë ka pasur edhe mallra ushqimore, kryesisht pije jo-alkoolike.

  • Tuborg 4.6% 0.5L                                              1020 Cope/510 Litra
  • Birre”BG” 5% 0.5 L                                           1000 Cope/500 Litra
  • Birre”Zajecarsko” 4.5% 0.5L                          6300 Cope/3150 Litra
  • Vere e Bardhe”Smederevska”10.5% 1L        24 Cope/24 Litra
  • Uthull, lëngje të gazuara, ujë etj                    400 Cope/600 Litra

Sasia totale e litrave të konfiskuara është rreth 7000 litra dhe palët e dyshuara janë dërguar për procedurë kundërvajtës derisa vlera sipas vlerësimeve fillestare kalon 10.000 euro.

LEXO MË SHUMË
706-24.05.2018 Publikimi i listës së mallërave për konfiskim

706-24.05.2018 Publikimi i listës së mallërave për konfiskim

Të nderuar

Në ZD në QTP- në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit  ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Interevropë,   njoftojmë të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune,  nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, bligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në të kundërtën,  në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Baza ligjore:  Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109,  kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit 

 

LEXO MË SHUMË