Njoftim
Dogana e Kosovës njofton të gjitha subjektet si ato importuese, eksportuese, transportuesit e mallrave, agjentët doganor dhe palët tjera që zhvillojnë aktivitetet në tregtinë ndërkombëtare se më datë 15 shkurt 2018 duke filluar nga ora 18:00, Dogana e Kosovës ka planifikuar të filloj me implementimin e versionit të ri të sistemit ASYCUDA World (AW). Pasi sistemi që aplikon Dogana për zhvillimin e gjitha procedurave Doganore si në import, eksport, transit dhe procedurat tjera doganore. Versioni i ri që do të instalohet ofron mundësi më të mëdha në procedurat doganore, lehtësira si dhe siguri në procedura doganore.
Për të përditësuar këtë sistemim duhet të ndërpritet sistemi aktual dhe koha e nevojshme për të kaluar në versionin e ri është rreth gjashtë (6) orë, prandaj është planifikuar që me datën 15 Shkurt 2018, duke filluar nga ora 18:00 – 24:00 të kalohet në versionin e ri të sistemit ASYCUDA (AW).
Gjatë kësaj kohe, sistemi AW nuk do të jetë i qasshëm dhe nuk mund të zhvillohen procedura doganore, me qëllim që të minimizohen problemet eventuale në qarkullimin e mallrave ne vendkalimet kufitare të cilat mund të dalin nga ndryshimi i versionit gjatë kësaj periudhe kohore, kërkohen një bashkëpunim dhe mirëkuptim nga te gjitha palët në procedura doganore.
Gjate kësaj kohe prej gjashtë (6) orëve mund të ketë vonesa në vendkalime kufitar dhe pritje më të gjata, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vonese eventuale gjate kësaj kohe.