• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

15/01/2018

Dogana gjatë vitit 2017 realizojë 597 kontrolle tek Lojërat e fatit dhe mblodhi 14 milion euro

Prishtinë 13 janar 2018 – Dogana gjatë vitit 2017 ka ndërmarr një mori aksione në parandalimin e humbjeve të taksave si dhe në aspektet tjera në sektorin e lojërave të fatit. Gjatë kësaj periudhe janë ushtruar kontrolle operatorëve të licencuar dhe pa-licencuar të lojërave të fatit, totali i këtyre kontrolleve ishte  597.

Derisa nga pagesat e rregullta të taksës së akcizës gjatë vitit 2017 janë mbledhur afër 14 milion euro.

 

2016 2017 +/-
Të hyrat nga akciza 11.778.170€ 13.925.847€ 18.23%

 

Në aspektin e kontrolleve dogana gjatë vitit 2017 ka realizuar 597 kontrolle që kanë rezultuar me afër gjysmë milion euro pajisje të konfiskuara.  Gjithashtu këto kontrolle kanë gjetur 171 bastore të cilat kanë vepruar tërësisht ilegalisht. Gjithashtu janë ndërmarr një mori aksionesh, respektivisht 38 aksione me Policinë dhe ATK në për kontrollimin e këtyre pikave.

 

2016 2017 +/-
Kundërvajtje doganore 172 raste 285 raste 39.64%
Vlera e mallit të konfiskuar 381.638€ 487.955€ 27.78%
Aparate (slot aparate) të konfiskuara 264 copë 308 copë 16.60%
Shtëpiza kompjuteri, TV, printer të konfiskuar 198 copë 442 copë 123.23%
Bastore të pa licencuara 159 raste 171 raste 0.75%
Vlera e gjobave për bastore të pa licencuara 267.120€ 287.280€ 0.75%

 

Vlen të theksohet fakti se bashkëpunimi  me qytetar ka qenë mjaft i madh pasi kemi pranuar një numër të informatave mbi aktivitetet e lojërave të fatit, më saktësisht kemi pranuar mbi 70 informata në tërë Kosovën, prandaj Dogana falënderon të gjithë qytetaret.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Lista e mallrave për konfiskim – Janar 2018

Lista e mallrave për konfiskim – Janar 2018

Në ZD në QTP- në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit  ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Interevropë,   njoftojmë të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune,  nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në të kundërtën,  në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Baza ligjore:  Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109,  kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit …

 

 

LEXO MË SHUMË
Rezultatet e mbrojtjes së  pronësisë intelektuale gjatë vitit 2017

Rezultatet e mbrojtjes së pronësisë intelektuale gjatë vitit 2017

Prishtinë 12 janar 2018 – Dogana gjatë vitit 2017 ka ndërmarr veprime, si dhe ka bashkëpunuar me agjencionin përkatëse të zbatimit të ligjit dhe komunitetin e biznesit, ku gjatë vitit 2017 bizneset kanë aplikuar për veprim doganor e tani numri i aplikacioneve ka arritur në 138.

Pra, kemi rritje të besimit të kompanive për të parashtruar kërkesa lidhur me mbrojtën e markave tregtare dhe drejtave të autorit. Gjithashtu gjatë vitit 2017, DK ka ndërmarrë veprime për ndalesën e mallrave nën dyshimin se shkelin pronësinë intelektuale.

Dogana gjatë vitit 2017 ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave ku vlen të theksohet se Dogana e Kosovës brenda mandatit që gëzon, duke u bazuar në informatat e siguruara ka zbuluar disa mini-fabrika duke prodhuar veshmbathje me marka të njohura ndërkombëtarësh: si “Nike”, “Adidas”, “Reebok” dhe “Puma”, “Louis Vuitton”

Vitet
Aktivitetet 2016 2017 % e ngritjes/rënies
Sasia e mallrave të konfiskuara 146,778 1.140.413 676.9%
Nr. i rasteve të asgjësimit 99 161 62.6%

 

Sipas statistikave të ndalesave të mallrave nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale, si vend burim i mallrave vazhdon të prijë Kina me 55%, Turqia me 19%. Derisa sipas llojit të mallrave vlen të theksohet se, deri më tani kryesisht gjatë importimit të tekstilit që shkelin pronësinë intelektuale si vend burim kishin Turqinë. Produktet që paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, mbathjet sportive dhe pajisje elektronike si vend burim kishin Kinën.

LEXO MË SHUMË