Dogana gjatë vitit 2017 realizojë 597 kontrolle tek Lojërat e fatit dhe mblodhi 14 milion euro
Prishtinë 13 janar 2018 – Dogana gjatë vitit 2017 ka ndërmarr një mori aksione në parandalimin e humbjeve të taksave si dhe në aspektet tjera në sektorin e lojërave të fatit. Gjatë kësaj periudhe janë ushtruar kontrolle operatorëve të licencuar dhe pa-licencuar të lojërave të fatit, totali i këtyre kontrolleve ishte 597.
Derisa nga pagesat e rregullta të taksës së akcizës gjatë vitit 2017 janë mbledhur afër 14 milion euro.
2016 | 2017 | +/- | |
Të hyrat nga akciza | 11.778.170€ | 13.925.847€ | 18.23% |
Në aspektin e kontrolleve dogana gjatë vitit 2017 ka realizuar 597 kontrolle që kanë rezultuar me afër gjysmë milion euro pajisje të konfiskuara. Gjithashtu këto kontrolle kanë gjetur 171 bastore të cilat kanë vepruar tërësisht ilegalisht. Gjithashtu janë ndërmarr një mori aksionesh, respektivisht 38 aksione me Policinë dhe ATK në për kontrollimin e këtyre pikave.
2016 | 2017 | +/- | |
Kundërvajtje doganore | 172 raste | 285 raste | 39.64% |
Vlera e mallit të konfiskuar | 381.638€ | 487.955€ | 27.78% |
Aparate (slot aparate) të konfiskuara | 264 copë | 308 copë | 16.60% |
Shtëpiza kompjuteri, TV, printer të konfiskuar | 198 copë | 442 copë | 123.23% |
Bastore të pa licencuara | 159 raste | 171 raste | 0.75% |
Vlera e gjobave për bastore të pa licencuara | 267.120€ | 287.280€ | 0.75% |
Vlen të theksohet fakti se bashkëpunimi me qytetar ka qenë mjaft i madh pasi kemi pranuar një numër të informatave mbi aktivitetet e lojërave të fatit, më saktësisht kemi pranuar mbi 70 informata në tërë Kosovën, prandaj Dogana falënderon të gjithë qytetaret.