• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

04/12/2017

Dogana merr pjesë në takimin e drejtorëve të doganave ballkanike

Prishtinë 1 dhjetor 2017 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Bahri Berisha është duke marr pjesë takimin e Drejtorëve të Doganave të shteteve të Ballkanit perëndimor  ky takim i nivelit të lartë është duke u mbajtur në Shkup të Maqedonisë. Hapja e këtij takimi u bë nga kryeministri i Maqedonisë.

Në fjalën e tij Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Berisha theksoi “Qëllimet,  objektivat dhe konceptet tona si Administrata Doganore duhet të jenë të njëjta dhe të përbashkëta në tërë rajon ashtu që ndihmojmë forcimin ekonomik përmes bashkëpunimit ashtu që për të ndihmojmë procesin e integrimit. Lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës, e bëjnë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, ndihmon në përshpejtimin e konvergjencës me BE-në duke sjellë prosperitet dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe progres specifik për administratat tona për të zhvilluar Lehtësirat tregtare si koncept”. Ky takim zhvillohet nën organizimin e USADI dhe Bakës Botërore ku Kosova merr pjesë si anëtare e barabartë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen mbi 1000 plumba për AK-47

Kapen mbi 1000 plumba për AK-47

Prizren 13 dhjetor 2017 – njësitet e Doganës gjatë kontrollit të një kamioni i cili vinte nga Shqipëria kanë gjetur sasi të plumbave në kabinën e vozitësit.

Sot gjatë një kontrolli të detajuar të kabinës së një maune në hyrje në pikë kalimin doganor të Vërmicës, ekipet e Antikontrabandës rreth orës 13:30 kane zbuluar dhe konfiskuar 1040 cope fishek te kalibrit 7.62 mm për armë të gjatë AK47 si dhe është bërë arrestimi i personit.

Sasia – 1040 plumba të kalibrit 7,62 mm

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek policia për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË
Dogana kalon 1 miliard euro të mbledhura

Dogana kalon 1 miliard euro të mbledhura

Prishtinë 30 nëntor 2017 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave, saktësisht sot kemi mbledhur mbi 1 miliard  e 6 milion euro.

Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.4 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 60 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 946 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 1,06 miliard  euro.

Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti gjithashtu kjo rritje tregon se Dogana është një administratë moderne, efikase dhe profesionale gjithashtu e aftë për të u përballuar me të gjitha sfidat ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve.

LEXO MË SHUMË