• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

13/12/2017

Kapen mbi 1000 plumba për AK-47

Prizren 13 dhjetor 2017 – njësitet e Doganës gjatë kontrollit të një kamioni i cili vinte nga Shqipëria kanë gjetur sasi të plumbave në kabinën e vozitësit.

Sot gjatë një kontrolli të detajuar të kabinës së një maune në hyrje në pikë kalimin doganor të Vërmicës, ekipet e Antikontrabandës rreth orës 13:30 kane zbuluar dhe konfiskuar 1040 cope fishek te kalibrit 7.62 mm për armë të gjatë AK47 si dhe është bërë arrestimi i personit.

Sasia – 1040 plumba të kalibrit 7,62 mm

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek policia për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Lajmërim

Lajmërim

Duke qene se me 01 janar 2018 fillohet me zbatimin praktik i  Ligjit për Automjete Nr.05/L-132, Lidhur me këtë ju informojmë se duke filluar nga data 1 janar 2018 të gjitha veturat e kategorisë M1 më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit euro 4 nuk mund të zhdoganohen në Republikën e Kosovës.

Me rastin e përcaktimit të vjetërsisë të merret për bazë viti i pare i regjistrimit i cili duhet te jete brenda  periudhës  01 janar – 31 dhjetor te vitit 2008 .Kjo nënkupton se të gjitha automjetet të cilat janë regjistruar për herë të parë në këtë periudhe te Vitit 2008 dhe i plotësojnë kushtet për lirimin e gazrave sipas standardi të përcaktuar me EURO 4 mund të importohen në Kosovë. I vetmi institucion në Kosovë i cili ka mundësi për përcaktimin e nivelet të lirimit të gazrave është institucioni i autorizuar për homologim “Eurolab”.

 

 

Kjo ndalesë nuk zbatohet në importin e:

LEXO MË SHUMË
Dogana merr  pjesë  në takimin e drejtorëve të doganave ballkanike

Dogana merr pjesë në takimin e drejtorëve të doganave ballkanike

Prishtinë 1 dhjetor 2017 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Bahri Berisha është duke marr pjesë takimin e Drejtorëve të Doganave të shteteve të Ballkanit perëndimor  ky takim i nivelit të lartë është duke u mbajtur në Shkup të Maqedonisë. Hapja e këtij takimi u bë nga kryeministri i Maqedonisë.

Në fjalën e tij Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Berisha theksoi “Qëllimet,  objektivat dhe konceptet tona si Administrata Doganore duhet të jenë të njëjta dhe të përbashkëta në tërë rajon ashtu që ndihmojmë forcimin ekonomik përmes bashkëpunimit ashtu që për të ndihmojmë procesin e integrimit. Lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës, e bëjnë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, ndihmon në përshpejtimin e konvergjencës me BE-në duke sjellë prosperitet dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe progres specifik për administratat tona për të zhvilluar Lehtësirat tregtare si koncept”. Ky takim zhvillohet nën organizimin e USADI dhe Bakës Botërore ku Kosova merr pjesë si anëtare e barabartë.

LEXO MË SHUMË