• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

04/04/2018

Shembull i certifikatës AEO

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana rrit performancën

Dogana rrit performancën

Prishtinë 5 prill 2018

Dogana ka vazhduar me performancë të mirë në aspektin e realizimit të të hyrave.  Parashikimi vjetor i të hyrave në kufi sipas buxhetit për vitin 2018 është 1,175 milionë €.

Dogana gjatë periudhës Janar-Mars 2018, pra në këtë tremujor ka arritur në total vlerën prej rreth 212 milion €. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, të hyrat doganore shënuan rritje për 2% apo 4.1 milion € më shumë. Gjate kësaj periudhe, ndikim tek të hyrat nga importi  kanë pasur politikat fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi me 1 Janar 2018, që favorizojnë ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik. Për ketë tremujor vlera e mallit që është liruar nga taksat në import është 55 milion euro dhe ndikimi në taksa ka qenë 12.6 milion euro  vetëm nga lirimet për lëndën e parë dhe inputet  që përdoren në proces të prodhimit, ku krahasuar me  tremujorin e vitin e kaluar lirimet nga taksat në import kanë  shënuar një rritje  prej 116%.

Kategori tjetër që ka ndikuar në të hyra me pak është edhe MSA , ku përgjatë kësaj periudhe (tremujori i parë)  ndikimi nga MSA është rreth 8.8 milion € apo rreth 41.6% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Gjithashtu efekti i vendimit në  kufizimin e veturave në import  deri në 10 vite, ka ndikuar që të kemi rënie  të importit të veturave të përdorura për 46% dhe efekti negativ në të hyra vetëm për ketë 3 muaj  tek kategoria e importit të veturave të përdoruara është 4 milion €.

Sa i përket eksportit, në sasi ka shënuar një rënie prej 15.63%, ndërsa në vlerë shënon rritje prej 2.59% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Përkundër politikave fiskale, MSA dhe vendimit për kufizimin e veturave që kanë ndikuar në të hyra, përsëri Dogana ka arritur që të performojë  mirë në mbledhjen e të hyrave  për këtë tremujor.

LEXO MË SHUMË
NJOFTIMI PËR ANULIMIN E DHËNIES SË KONTRATËS

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E DHËNIES SË KONTRATËS

Ofrimi i shërbimeve të sigurimit fizik të objekteve të Doganës se Kosovës

LEXO MË SHUMË