Sektori për Menaxhimin e Përgjithshëm të Cilësisë

Sektori për Menaxhimin e Përgjithshëm të Cilësisë (SMPC) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet drejtorit të ZKDP dhe DP. Mbikëqyr zbatimin e drejtë të dispozitave të Kodit Doganor dhe çdo ligji apo akti tjetër, që zbatohet nga DK. Përcjell dhe zbaton kërkesat lidhur me zbatueshmërinë operacionale dhe menaxhimin e cilësisë, vlerëson zbatimin e procedurave doganore, efikasitetin dhe performancën, për të siguruar se ato janë në përputhje me ligjin dhe në linjë me praktikat më të mira, si dhe për të rekomanduar avancimin e tyre.