Departamenti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime

Departamenti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime (DMNI) drejtohet nga udhëheqësi i departamentit me status doganor, që i përgjigjet ZKDP dhe DP. Kryen veprime rreth inicimit, negocimit dhe përfundimit të marrëveshjeve bilaterale me Administratat doganore të vendeve të tjera, si dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre. Mbështet pjesëmarrjen e DK-së në programet e bashkëpunimit rajonal dhe koordinon aktivitetet ndërkombëtare. Harmonizon, koordinon dhe komunikon aktivitetet e DK-së, që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar me Administratat e tjera doganore, Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe Organizatat e tjera ndërkombëtare. Është përgjegjës për koordinim e të gjitha iniciativave dhe masave, që kanë të bëjnë me integrimin në BE në fushën e doganave, adresimin, mbikëqyrjen dhe raportimin e obligimeve/sfidave, që dalin nga raportet e ndryshme të kësaj fushe.