Zyra e Auditimit të Brendshëm
Zyra e Auditimit të Brendshëm (ZAB) drejtohet nga drejtori i ZAB me status doganor, që i përgjigjet drejtpërdrejt Drejtorit te Përgjithshëm. Është strukturë e cila buron nga Ligji Nr.06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike , që ka për detyrë të monitorojë mjaftueshmërinë dhe zbatimin e proceseve dhe standardeve organizative për normat dhe direktivat. Kryen veprimtari këshilluese objektive të projektuar për të rritur vlerën dhe për të përmirësuar procedurat e organizatës. Ndihmon DP dhe DK në arritjen e objektivave nëpërmjet procedurave të auditimit dhe bënë vlerësimin e funksionalitetit të sistemeve dhe standardeve operative, duke nxitur një qasje sistematike e të disiplinuar për vlerësimin dhe përmirësimin e proceseve të menaxhimit të riskut, kontrollit dhe menaxhimit në përgjithësi. Si rezultat i veprimtarisë së tij, ZAB nxjerr rekomandime, siguron zbatimin dhe përcjelljen e raporteve, duke përfshirë edhe raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).