Zyra e Kabinetit të DP
Zyra e Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm (ZKDP) drejtohet nga drejtori i zyrës së kabinetit të DP me status doganor, që i përgjigjet drejtpërdrejt DP. Brenda kompetencave të veta koordinon dhe monitoron aktivitetet e kabinetit, departamenteve dhe sektorëve përkatës. Është përgjegjës për planifikim, strategji, koordinim dhe kontroll të zbatimit të strategjive dhe planeve brenda kabinetit, si dhe ndërmerr aktivitete për zbatim të legjislacionit doganor, zbatimi i të cilit është caktuar për kompetencën e ZKDP dhe strukturave vartëse. Koordinon aktivitetet me Drejtoritë, Departamentet doganore dhe Agjencitë rreth harmonizimi të legjislacionit dhe çështjeve të integrimeve në përgjithësi. Kujdeset për zbatim të drejtë dhe zhvillim të mëtejmë të sistemit ligjor dhe procedurave doganore, lidhur me këshillimet, rishqyrtimet e vendimeve, aspektit të menaxhimit të përgjithshëm të cilësisë, integritetit të stafit, marrëdhënieve me publikun, si dhe kryen veprime tjera në përkrahje të DP.