Sektori i Përkrahjes së DP-së

Sektori i Përkrahjes së Drejtorit të Përgjithshëm (SPSP) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet drejtorit të Kabinetit dhe DP. Ky sektor në koordinim me drejtorin e kabinetit përkrah DP në çështje të ndryshme të fushë-veprimtarisë doganore, përgatit shkresa dhe akte për DP, bën spastrimin ligjor të shkresave dhe akteve të ndryshme para aprovimit të tyre nga DP, bën analiza të ndryshme nga fushë-veprimtaria e Doganës dhe raporte sipas kërkesës së DP. Kujdeset dhe menaxhon veprimtarinë që ndërlidhet me zyre administrative, bën mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të publikimit të udhëzimeve dhe vendimeve të Drejtorit të Përgjithshëm, ndihmon në zhvillimin e një sistemi efektiv për t'iu përgjigjur kërkesave të DP dhe palëve në kohë sa më të shpejtë, si dhe për të përkrahur dhe kryer detyra që i kërkohen nga udhëheqësi i ZKDP dhe DP.    

Ky sektor përbëhet nga Njësia Administrative dhe e Protokollit e cila merret me planifikimin dhe administrimin e ngjarjeve zyrtare (takime, telefonata, pritje), si dhe koordinon të gjitha shërbimet e takimeve dhe protokollit, që kërkohen nga DP lidhur me ngjarjet që mbahen në DK. Kjo njësi kujdeset dhe menaxhon me komunikimin dhe shkresat zyrtare nëpërmjet zyrës së DP si në hyrje po ashtu edhe në dalje, si dhe përkrah dhe kryen detyra tjera administrative, që i kërkohen nga DP dhe linja mbikëqyrëse.