Sektori për Marrëdhënie me Publikun

Sektori për Marrëdhënie me Publikun (SMP) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet drejtorit të ZKDP dhe DP. Në konsultë me mbikëqyrësin dhe DP mban e zhvillon marrëdhëniet me media dhe komunitetin e biznesit, përgatit dhe ndjek zbatimin e programeve të publikimit të risive në sistemin doganor. Është përgjegjës për menaxhimin e konferencave për shtyp dhe deklaratave-komunikatave në të gjitha format e medias. Siguron zbatimin e strategjisë së informacionit dhe identifikon mundësitë për të përmirësuar imazhin e DK-së. Siguron informacion të qartë, specifik dhe me kohë për operatorët ekonomikë dhe publikun, mbi ndryshimet e propozuara në legjislacionin doganor, procedurave dhe dokumentacionit. Shërben si sektor i vetëm i komunikimit me publikun dhe i gjithë stafi janë të obliguar që të komunikojnë nëpërmjet tij.