Departamenti ligjor

Departamenti Ligjor (DL) drejtohet nga udhëheqësi i DL me status doganor që i përgjigjet drejtpërdrejt ZKDP. Kujdeset dhe zbaton planet për draftimin/ hartimin e akteve legjislative, bën interpretimin e legjislacionit, aplikimi i të cilit është caktuar për kompetencën e Doganës, ndjek planin e harmonizimit me legjislacionin doganor të BE-së. Në frymën e dispozitave ligjore, bën interpretime dhe jep këshilla ligjore për DP dhe për subjekte tjerë të interesuar. Është përgjegjës për menaxhimin dhe procedimin për shqyrtim të vendimeve të Doganës, në mënyrë meritore dhe transparente. Merret me procedurat ligjore doganore që kanë të bëjnë me ndërlidhjen dhe mbështetjen teknike për Ministrinë e Drejtësisë dhe Gjykata. 

Departamenti Ligjor (DL) përbëhet nga sektorët si vijon: Sektori për Këshilla dhe Procedura (SKP);  Sektori për Rishqyrtim të Vendimeve (SRV); Sektori i Përfaqësimeve (SP).