Sektori për Rishqyrtim të Vendimeve

Sektori për Rishqyrtim të Vendimeve (SRV) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor. Në kuadër të fushëveprimit të vet, ky sektor bazuar në kërkesë të palëve apo sipas detyrës zyrtare, ndërmerr veprimet e duhura ligjore e procedurale me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike, bazueshmërisë ligjore e procedurale, duke bërë rishqyrtimin e vendimeve administrative doganore të nxjerra nga sektorët dhe zyrat doganore në kuadër të DK-së. Rishqyrton aktgjykimet të cilat kthehen nga organi më i lartë kompetentë (Gjykata) dhe vendos bazuar në rekomandimet e dhëna.