Sektori për Këshilla dhe Procedura

Sektori për Këshilla dhe Procedura (SKP) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor. Zhvillon dhe zbaton plane në fushën e legjislacionit, plane operative në suazat e strategjisë së DL dhe SKP lidhur me zbatimin, harmonizimin dhe aplikimin efektiv të legjislacionit në procedurat doganore dhe aktet normative të brendshme të DK-së. Drafton akte normative, udhëzime administrative, bën interpretimin e dispozitave të legjislacionit dhe nxjerr akte sqaruese lidhur me zbatimin e vullnetit të ligjvënësit, për situata të ndryshme konkrete që shfaqen dhe kërkohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë doganore. Përcjell në kontinuitet strategjinë dhe veprimtarinë legjislative, që ndërlidhet me fushëveprimin e Doganës. Ndërmerr masat e duhura për informimin me kohë të stafit për ndryshimet dhe risitë e legjislacionit, sidomos kur në atë legjislacion është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë Dogana apo veprimtaria doganore.

Tel: 38338555092 ext 240
Email: Advice@dogana-rks.org  
Adresa: Rruga Fatmir Mulliqi- Veternik, Prishtinë