Zyra për Planifikim Strategjik dhe Inovacion
Zyra për Planifikim Strategjik dhe Inovacion (ZPSI) drejtohet nga drejtori i zyrës me status doganor, që i përgjigjet drejtpërdrejt DP. Kjo zyrë fokusohet dhe jep kontributin e vet për identifikimin, shqyrtimin dhe planifikimin e prioriteteve strategjike për të siguruar që politikat e përcaktuara nga Dogana dhe Qeveria, të pasqyrohen në vendimet e Doganës. Kryen analiza të politikave për probleme ndër sektoriale, të cilat janë njëkohësisht prioritete të DK-së. Sipas kërkesës së DP ofron këshilla për çështje strategjike me qëllim të zbatimit dhe zhvillimit të mëtejmë të politikave strategjike dhe mbarëvajtjes së operacioneve në përgjithësi.