Sektori i Përfaqësimeve

Sektori i Përfaqësimeve (SP) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor. Ky sektor ndërmerr veprime për të realizuar (nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë), përfaqësimin e Doganës në procese gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit nga fushë- veprimtaria doganore. Siguron mbarëvajtjen dhe organizimin e punëve në Sektorin e Përfaqësimeve për përfaqësim sa më adekuat dhe sa më cilësor të DK-së, në të gjitha kërkesat e parashtruara nga dhe nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë (MD) dhe institucionet tjera relevante.