Sektori i Kundërvajtjeve Doganore

Sektori i Kundërvajtjeve Doganore (SKD) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet Udhëheqësit të DOH. Është funksion nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të DOH. Trajton rastet kundërvajtëse të iniciuara nëpërmjet sistemit të evidentimit të kundërvajtjeve doganore, shqyrton faktet, dëgjon palët në procedurë dhe nxjerr aktvendimet kundërvajtëse, duke shqiptuar masat përkatëse konform dispozitave përkatëse të KDAK dhe kgjit në fuqi, si dhe procedon për ekzekutim rastet kundërvajtëse te struktura kompetente.