Departamenti Operativ dhe Hetimor
Departamenti Operativ dhe Hetimore (DOH) drejtohet nga udhëheqësi i departamentit me status doganor që i përgjigjet drejtpërdrejt drejtorit të Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit (DZL). Është përgjegjës për zbatimin e planeve operative dhe vendimmarrjen përkatëse, të caktuara për kompetencën e DOH-së, duke siguruar koordinim me departamentet e DOK-së dhe departamentet tjera për kryerjen e kontrolleve (fizike dhe dokumentare) mbi bazën e informacioneve dhe analizës të rrezikut në çdo vend brenda territorit doganor të Kosovës. Është përgjegjës për zbatimin e sistemit kombëtar të menaxhimit të riskut të bazuar në analizë dhe inteligjencë, në koordinim me departamentet tjera e sidomos ato rajonale. Kujdeset rreth zbatimit të ligjit dhe procedurave që lidhen me hetimet, inteligjencën, kontrollin pas importuese, kundërvajtjet dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë intelektuale (DPI). DOH përbëhet sektorët si në vijim:
Sektori i Kontrollës Pas Importuese (SKPI).
Sektori i Anti-Kontrabandës (SAK).
Sektori i Hetimeve (SiH).
Sektori i DPI (SDPI).
Sektori për Risk dhe Monitorim (SRM).
Sektori i Inteligjencës (SiI).
Sektori i Kundërvajtjeve Doganore (SKD).