Sektori i Kontrollit Pas Imporutese

Sektori i Kontrollit Pas Importuese (SKPI) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet Udhëheqësit të DOH-së. Bënë kontrollin e deklaratave doganore pas zhdoganimit mbi bazën e planifikimeve dhe informatave operative, duke ap1ikuar metoda adekuate të kontrollit. Planifikon aktivitetet e kontrollit dokumentar duke përcaktuar qasjen te hapësirat e operatorëve ekonomik, evidencat kontabile dhe të mallrave që janë objekt i kontrollit, duke kryer inspektime dhe kontrolle sipas kompetencave dhe aftësive të zyrtarëve doganor. Pranon dhe menaxhon me rastet e paraqitura për kontroll nga sektorë të tjerë brenda institucionit dhe agjencive tjera të zbatimit të ligjit, bazuar në analizën e riskut, indikatorët e riskut dhe prioritetet. Autorizon njësitë e kontrollit/ zyrtarët doganor për kontro1le të rregullta dhe atyre pa paralajmërim sipas planifikimeve dhe informatave operative. Kryen kontrolle të përbashkëta më Sektorët e tjerë dhe institucione tjera të zbatimit të ligjit si ATK, PK etj., në bazë të marrëveshjeve reciproke. Siguron koordinimin e duhur mbi aktivitetet e kontrollit, dinamikën, masat mbikëqyrëse dhe rrjedhën e informatave kthyese mbi rezultatet e kontrollit për të gjithë sektorët kompetent, me qëllim të zbatimit të sistemit kombëtar të menaxhimit të riskut dhe profilizimit të riskut për kontrollet e ardhshme. Kërkon dhe dërgon informatat e nevojshme te sektorë të tjerë për rastet e kontrollit, si dhe mbikëqyr zbatimin e dispozitave të Kodit Doganor, Kodin e Mirësjelljes dhe udhëzimeve administrative.
Bazuar  në  gjetje  të  kontrollit  ndërmerrë veprime për rregullimin e situatës nëpërmjet lëshimit të aktvendimeve për inkasimin e taksave të pa përmbushura, inicion procedura kundërvajtëse dhe penale për shkeljet e shkaktuara, realizon kontrolle për nevoja të hetimeve financiare dhe pastrim parave etj., si dhe referon raste tek agjencionet e tjera për Zbatim të Ligjit.